AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kjo ështe letra që shkroi komedieni amerikan i viteve '70-'80 George Carlin pasi i vdiq gruaja:

Shko poshtë

Kjo ështe letra që shkroi komedieni amerikan i viteve '70-'80 George Carlin pasi i vdiq gruaja: Empty Kjo ështe letra që shkroi komedieni amerikan i viteve '70-'80 George Carlin pasi i vdiq gruaja:

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 22, 2013 12:10 am



Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.
Kemi rrugë më të gjëra, por kemi këndvështrim më të ngushtë.
Bëjmë shpenzime më shumë por pak gjëra na përkasin.
Blejmë më shumë por ngelim më pak të kenaqur.
Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.
Kemi më shumë paisje shtëpiake, por kemi më pak kohe.
Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.
Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.
Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.
Kemi shumë ilaçe por më pak shëndet.
Konsumojmë më shumë alkol dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi te lodhur; lexojmë pakë, shikojme shume TV dhe falenderojmë shumë më pak.
Kemi shtuar pasuritë materiale por kemi pakesuar vlerat morale.
Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.
Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojme atë.
I kemi shtuar vite jetës tonë por viteve nuk u shtuam jetë.
Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t'u përshëndetur me komshinjtë e rinj.
Eksploruam Universin por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme.
Kemi bërë punë më të mëdha por jo punë më të mira.
Pastruam ajrin por ndotëm shpirtin.
Sunduam atomin por nuk sunduam dot paragjykimet tona.
Shkruajmë më shumë por mësojmë më pak.
Bëjmë më shumë planifikime por arrijmë më pak në përfundime.
Mësuam të vrapojmë por nuk mësuam të presim.
Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjutera për të mbledhur e shumëfishuar në kopje të pa numërta dijen por krijojmë me pak komunikim.
Eshtë koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt por që treten më ngadalë.
Eshtë koha e burrave të mëdhenj e burrave të vegjël.
Eshtë koha e fitimeve të mëdha dhe mardhënieve të ngushta.
Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri i divorceve është i lartë.
Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe familje të shkatërruara.
Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta, pelena fëmijësh një përdorimshëm, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezitë, janë ditët ku tabletat janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qef, mund të na qetësojnë biles dhe mund të na vdesin .
Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka por në magazina asgjë.
Jetojmë në një kohë ku, këtë letër teknologjia mund ta sjelli tek ju dhe Ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta zhdukni me anë të butonit "Fshij".

Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me anë të momenteve që na lënë pa fryme!
♛Melody♛
♛Melody♛

Kjo ështe letra që shkroi komedieni amerikan i viteve '70-'80 George Carlin pasi i vdiq gruaja: Coolte21

Shteti Shteti : Kjo ështe letra që shkroi komedieni amerikan i viteve '70-'80 George Carlin pasi i vdiq gruaja: Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi