AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjekja: “Për një të vjellë, qenkan mbledhur gjithë këta njerëz”, i ati i fëmijës: “Mos e pafsh as hasmin këtu”

Shko poshtë

Mjekja: “Për një të vjellë, qenkan mbledhur gjithë këta njerëz”, i ati i fëmijës: “Mos e pafsh as hasmin këtu” Empty Mjekja: “Për një të vjellë, qenkan mbledhur gjithë këta njerëz”, i ati i fëmijës: “Mos e pafsh as hasmin këtu”

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 21, 2013 10:45 pm

Mjekja: “Për një të vjellë, qenkan mbledhur gjithë këta njerëz”, i ati i fëmijës: “Mos e pafsh as hasmin këtu” Urgjenca-300x166Mjekja: “Për një të vjellë, qenkan mbledhur gjithë këta njerëz”, i ati i fëmijës: “Mos e pafsh as hasmin këtu”
E shtruam fëmijën ditën e dielë në darkë në Pediatrinë e Tiranës dhe meqënëse aty ndodhej mjek roje një çunak që s’jepte më tepër se 20 vjeç, ai nuk kishte parashikuar asnjë kurë paraprake edhe pse fëmija kishte afro 40 orë pa futur gjë në gojë. U desh ta kapim çunakun prej krahu dhe ti ulërisnim ti vinte fëmijës një serum dhe kështu u bë.
Të nesërmen në mëngjes në dhomën e spitalit hyn një doktoreshë (që më pas mësuam se quhej Raida Petrela) duke kërcitur dyert si një kalë që hyn në fermë i goditur nga kamzhikët. Pa bërë as përshëndetjen elementare si qytetare dhe më pas edhe si mjeke që ka kryer betimin e hipokratit, madje pa hedhur as sytë e pa kryer një vizitë u shpreh gjithë mospërfillje “Për një të vjellë, qenkan mbledhur gjithë këta njerëz”.
Realisht, fëmija im kishte vjellë gjatë gjithë natës papushim dhe afro deri në drekën e ditës së nesërme kur e vumë në serum tek Urgjenca Pediatrike dhe në dhomë veç mamasë së foshnjes ishte dhe gjyshja e saj. Krejt normale për një fëmijë një vjeç e gjysëm të dehidratuar, me një nënë të pagjumë dhe me eksperienca të mëparshme shtrimesh në spitalet tona ku mospërfillja vallëzon tango 24 në 24 orë.
E nderuara mjeke Raida, pavionin e saj të infektivit e trajtonte si dhomë provëze ku dhjetra e dhjetra studentë çdo ditë bënin kursin e praktikën tek këto foshnje të gjora. Imagjinoni që 10 studentë në një dhomë të vogël e mbushur me myk dhe që të gjithë pretendonin që të zhvishnin fëmijën me rradhë dhe të praktikonin sesi kontrrollohet barku i fryrë, fyti i enjtur, lëvizja e kokës për miningjitin etj. Duhej patjetër ngritur zëri, se përndryshe ta trajtonin foshnjen si mostër laboratori.
Më merr nusja në telefon ndërsa isha në punë dhe më informon për situatën e atjeshme duke qarë dhe për gjendjen e vajzës të këputur sa nuk mbante dot as kokën e saj, nuk fliste, nuk qeshte por veç lëshonte rënkime të lehta. Detyrohem të marr leje nga puna dhe të nisem me urgjencë për tek spitali duke marrë me mend se sot të ikën fëmija prej duarsh vetëm prej neglizhencës së mjekve. Disi i revoltuar shkoj dhe takoj doktoreshën rreth orës 14:00. Ajo ma ktheu se e kishte parë fëmijën, nuk ishte keq dhe do ti kalonte. Kur e pyes se për cilën fëmijë po flet, ajo mbeti se nuk e kisha fare idenë se prindi i kujt fëmije isha dhe më kërkoi si me stil të merrja kartelën dhe t’ia sillja asaj. Më tha se fëmija ishte mirë, pa e ditur se për kë fëmijë bëhej fjalë. Ishte ora 14:00 dhe mjekja e pavionit nuk kishte marrë asnjë masë për atë fëmijë. Dhe kjo mjeke kujtojmë se është njëkohësisht profesoreshë Asistente që edukon dhe jep mësim tek studentët. Një mjeke e cila jep intervista nëpër media të shkruara ku bën moral për marrëdhënien mjek-prindër.
Kaloi e gjithë dita pa bërë asnjë analizë, të cilat u shtynë për të nesërmen, pasi në shtet pas orës 13:00 nuk gjen njeri në vendin e punës…
500 lekë të vjetra kushtonte grafia, ndërkohë që shërbimi spitalor është falas. Madje ishte një grua rome e cila kishte shtruar fëmijën e vet dhe kur iu ankua drejtoreshës se nuk kishte para për të kryer grafinë, Raida pa të keq iu kthye “Epo mirë, mos e bëj grafinë”.
Nisur nga sjellja harbute e kësaj mjekeje kisha vendosur të mos i jepja asnjë qindarkë për kurimin e fëmijës tim, por ja që hajdutja profesioniste i kishte parashikuar këto masa. Pasi fëmija mori një antibiotik, ajo më thotë se do ti ndërrojë kurën pasi ishte një antibiotik i mrekullueshëm i cili nuk ndodhej në Spital, por në farmaci. Si të gjithë prindërit që duan më të mirën për fëmijën e tyre vendosëm ta blinim atë antibiotik, i cili quhej Rocefinë dhe kushtonte 1260 lekë kutia 100 ml/g në ditë.
Pa dashur t’iu lodh më tej me detaje e të gjitha peripecitë që kaluam thelbi është se ne u provokuam në të gjitha mënyrat për të dalë nga sjellja jonë qytetare e dy prindërve të arsimuar e edukuar që ishim.
Nuk e di sesi mund të kesh 30 vite eksperiencë pune dhe nuk të shkon mendja ti fusësh një fëmije që nuk ushqehet pak vitaminë C në serum, por këtë duhet të ta tregojnë prindërit e fëmijëve…
Por kulmi ishte kur mësuam se antibiotiku i quajtur Rocephine dhe që ne e blinin çdo ditë 1260 lekë,ndodhej në spital, por Raida Petrela siç duket, flakonët që nuk harxhoheshin (pasi bliheshin privatisht në farmaci) dhe shënohesh në kartelë si kurë, i shiste gjëkundi…
Doja shumë t’ia plasja të gjitha në fytyrë dhe ta bëja për një lek, por na u kthyen disa infermiere të cilat me shumë stil na treguan sesi sipas një bestytnie, nëse ikën nga spitali me sherr, thonë që kthehesh përsëri.
Doja ta ndaja me ju këtë eksperiencë, që mos ta pësoni edhe ju si ne.
RUroj që për shëndetin e fëmijës tim dhe fatin e mjekes, mos të na rastisë të shtrohemi më në spitalet tona, atje ku rëndomtë thuhet:
“Mos pafsh as hasmin”.

Shkroi: Stop Injorancës !
♛Melody♛
♛Melody♛

Mjekja: “Për një të vjellë, qenkan mbledhur gjithë këta njerëz”, i ati i fëmijës: “Mos e pafsh as hasmin këtu” Coolte21

Shteti Shteti : Mjekja: “Për një të vjellë, qenkan mbledhur gjithë këta njerëz”, i ati i fëmijës: “Mos e pafsh as hasmin këtu” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi