AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja çfarë vënë re femrat tek njëra-tjetra...

Shko poshtë

Ja çfarë vënë re femrat tek njëra-tjetra... Empty Ja çfarë vënë re femrat tek njëra-tjetra...

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 21, 2013 2:55 am

Një studim i bërë ditët e fundit tregon se si e shikojnë femrat njëra-tjetrën. Gjëja e parë që femrat vërejnë te tjera është pesha. Pothuajse 55 % e femrave fillimisht shohin te tjetra formën e trupit, para se ta kthejnë shikimin te sytë, ngjyra e lëkurës, gjatësia apo veshja.
Më shumë se gjysma (54 %) kishin pranuar se gjëja e parë që shohin te femrat e tjera janë format trupore, kryesisht beli i tyre. Rreth 90 % e femrave e dinë që femrat e tjera i vlerësojnë në bazë të pamjes së jashtme.
Për të arritur në këtë përfundim, hulumtuesit kishin anketuar 2 000 femra të moshës 18 deri 45 vjeç për qëndrimet e tyre lidhur me përshtypjen e parë që ato krijojnë për gjininë e tyre. Shumica e pjesëmarrëseve në këtë studim kanë pranuar se krijojnë një mendim për femrat e tjera për vetëm disa sekonda në bazë të pamjes së jashtme.
Ja, disa gjëra që femrat fillimisht i vërejnë te njëra-tjetra:
• Sa elegante është?
• A ka vendosur shumë make-up?
• A ka stil?
• Çfarë fytyre ka?
• Buzëqeshjen.
• Lëkurën.
• Gjatësinë.
• A i ka rrënjët e flokut të pangjyrosura?
• A i ka vendosur shumë makiazh fytyrës?
• Lyerjen e syve.
• Këpucët.
• Madhësinë e gjoksit.
• Bizhuteritë?
• Çfarë mashkulli ka në krah?
• A i ka dhëmbët të bardhë?
• A ka një lëkurë të shëndetshme?
• A ka thonj të rregulluar?

/clubfm
♛Melody♛
♛Melody♛

Ja çfarë vënë re femrat tek njëra-tjetra... Coolte21

Shteti Shteti : Ja çfarë vënë re femrat tek njëra-tjetra... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi