Eurovizion, Shqipëria nuk arrin të kualifikohet në finale
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1

Shqipëria nuk do të jetë pjesëmarrëse në natën finale të Eurovizionit, pasi vendi ynë nuk arriti të renditej midis dhjetë të kualifikuarve në natën e dytë gjysmëfinale.
Kënga “Identitet”, e interpretuar nga dyshja Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, nuk arriti të binde jurinë dhe publikun europian, i cili votoi i ndarë me nga 50% peshë secili, duke mbetur midis shtatë të eliminuarave të mbrëmjes.
Ky ishte një rezultat zhgënjyes për këngën fituese të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, mbi të gjitha duke llogaritur se në vitin paraardhës, nëpërmjet “Suus” të Rona Nishliut, vendi ynë u rendit i pesti, rezultati i tij më i mirë historik në pjesëmarrjen në Eurovizion.
Bie në sy fakti që ky edicion ka qenë i pafat për pothuajse të gjithë vendet e Ballkanit. Ndërsa në mbrëmjen e parë gjysmëfinale, jashtë finaleve mbeti Serbia, Mali i Zi, Kroacia e Sllovenia, në mbrëmjen e dytë u skartua edhe Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria.
Kësisoj, Greqia e Rumania janë dy vendet e vetme ballkanike që do të konkurrojnë në finalen e madhe, së bashku me 24 vende të tjera.
Ky edicion i Eurovizionit është duke u zhvilluar në Suedi, në qytetin e Malmos, një vit pas suksesit të këngëtares suedeze Loreen, me këngën e saj “Euphoria”.
17 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Similar topics
» 2 vjecarja kendon “Someone like you”.. arrin 12 milion klikime (VIDEO)
» SHBA,fundjava arrin në 45 gradë Shënohet viktima e parë në Las Vegas si pasojë e temperaturave të larta
» Champions League : Reali fiton 2-0 por Borussia shkon ne finale...
» Elhaida Dani triumfon në “The Voice of Italy”, momente nga nata finale
» Renditja E FIFA-S, Shqipëria -1
» SHBA,fundjava arrin në 45 gradë Shënohet viktima e parë në Las Vegas si pasojë e temperaturave të larta
» Champions League : Reali fiton 2-0 por Borussia shkon ne finale...
» Elhaida Dani triumfon në “The Voice of Italy”, momente nga nata finale
» Renditja E FIFA-S, Shqipëria -1
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi