Imazhi i Shqipërisë dhe diplomati i “veshit”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Imazhi i Shqipërisë dhe diplomati i “veshit”
Ilir Yzeiri - Këto ditë opinioni publik po bombardohet me historinë e “veshit”. Është për t’u shënuar se një javë më parë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë prodhoi një ngjarje që kish në themel një shenjë që rimonte me këtë të fundit. E kam fjalën për shenjën “lesh”. “Do të shkoni për lesh” pat thënë ajo, “më kapi në vesh” tha djali i Neritan Cekës, adhuruesi i botës arabo-muslimane dhe diplomati ynë në Vjenë. Në të dyja rastet, mbi një ngjarje, u ngrit një rrëfim me shumë variacione e me shumë ngjyra, me një ndryshim se, në rastin e parë, spektatorët e spektaklit e panë dhe dëgjuan vetë autoren e simulimit të parodisë që u ndërtua më vonë, pra ne e pamë dhe e dëgjuam Jozefinën kur ajo tha frazën e famshme. Në rastin e dytë, media nuk arriti të ishte në vendin e ngjarjes dhe të na tregonte me modelin e “Big Brother”-it atë që ndodhi vërtet. Në këtë rastin e dytë, ashtu siç thotë me të drejtë kolegu im A. Vehbiu, “mediat tona, në atë masë që janë shqisa, veprojnë si nën influencën e lëndëve topitëse, halucinative, psikadelike. Nuk janë në gjendje të rrëfejnë dot asgjë, që nuk u ka ardhur e rrëfyer gati – nga një sekretari partie, nga një megafon propagande, nga një agjenci e huaj, nga një raport burokratik policie. Shumë-shumë, mund të kallëzojnë se çfarë ka ndodhur në televizion; ose epika të llojit “ky i tha”, “ai i tha”, “ky ia ktheu”, “ai ia përplasi”. (Res Publica, 27.04.2013). Teatri që është ndërtuar me këtë rast po i ngjan dita me ditë komedisë së madhe të pazarit të Rrogozhinës, në të cilën janë përfshirë dhe janë shfaqur të gjitha llojet e rrëfimeve. Përveç histerisë komuniste të denoncimit dhe të gjyqit publik që po udhëhiqet nga komisari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një tjetër del e thotë se diplomati i “veshit” është prekur ngaqë Edi Rama ka prishur imazhin e Shqipërisë jashtë. Po ashtu, një tufë deputetësh që ngjajnë me ata punonjësit e statutit të komiteteve të partisë, nxitojnë të hedhin firma për një komision hetimor që do të hetojë incidentin e “veshit” dhe nga ana tjetër një megafon i PD-së flet për imazhin e Shqipërisë. Mirëpo këtu është rasti të kthehemi në fillim. Imazhi i një vendi është një fotografi apo një pamje që e zëvendëson Shqipërinë atje ku ajo mungon. Në Vjenë, imazhi i Shqipërisë ishte Edi Rama, lideri i opozitës shqiptare, kandidat për Kryeministër, i cili u prit me nderimin dhe respektin e duhur, madje pak më të duhur se duhet, nga Presidenti i Austrisë dhe nga një radhë funksionarësh të tjerë. Për hir të së vërtetës, Edi Rama e paraqet imazhin e Shqipërisë jashtë (imazh vjen nga “imago” dhe do të thotë në vend të…kështu thonë tekstet e komunikimit) në mënyrë të shkëlqyer. E para, nga ana fizike shumë mirë, nga ana intelektuale përsëri shumë mirë, nga ana qytetare dhe europiane përsëri shumë mirë. Pra edhe ata që mund të mos e duan apo mund të mos jenë në një mendje me të, sa i takon imazhit të Shqipërisë që ai përcjell, besoj se janë në një mendje me mua që këtë imazh ai e përcjell shumë mirë, në krahasim me Sali Berishën që imazhin e Shqipërisë e shpartallon me katundarinë e tij, me anglishten e çalë, me sjelljen prej provinciali se flet vend e pa vend dhe kujtoni për këtë vetëm aktivitetin e fundit të ministrave të Jashtëm të NATO-s ku ai la nam se foli jashtë çdo protokolli dhe tregonte histori naive me nacionalizëm. Mirëpo, liderin e opozitës, Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, e ndalon në korridoret e godinës ku u mbajt një tubim me shqiptarë e jo shqiptarë ai që më vonë do të hyjë në ligjërimin publicistik si diplomati i “veshit” dhe i flet sikur t’i fliste armikut të tij, sikur Edi Rama të ishte kundërshtari i adhuruesit të tij shpirtëror, pra i kërkon llogari në rrugë. Ai mund ta kishte goditur edhe me tortë në fytyrë dhe incidente të tilla janë normale në demokraci. Pra mosaprovimin me Edi Ramën si lider i opozitës apo si Kryeministër i ardhshëm, ai mund ta shprehte me shumë mënyra. Mirëpo, ai është afruar dhe i ka derdhur jo një lumë me vezë, por një lumë me fjalë. Edi Rama, për shkak të gjatësisë dhe të njohjes me të, i ka hedhur dorën në qafë dhe ndoshta nga largimi i tij i beftë, dora ka prekur veshin ose siç thotë diplomati i “veshit” e ka kapur nga veshi. Tani në këtë rast cili është ai që e ka prishur imazhin e Shqipërisë? Unë mendoj asnjëri. Diplomati i “veshit” ka prodhuar një ngjarje që në Shqipëri bëhet menjëherë folklor siç po bëhet këto ditë, ndërsa në Austri imazhi i Shqipërisë i mbartur nga Edi Rama ka shkuar dinjitoz. Folklori që po prodhohet nga Sali Berisha dhe media e tij lidhet me metarrëfimin që thoshte Lyotard, pra me historinë që tregonte Enver Hoxha për Shqipërinë se ne jemi një vend krenar, shkëmb graniti, një shtet i së drejtës, pa korrupsion. Sali Berisha dhe ata që e ndjekin atë jetojnë ende në epokën komuniste dhe jo në atë postmoderne thelbi i së cilës është mosbesimi. Vini re edhe vende si Amerika, apo edhe Presidenti Obama thotë që jemi në krizë ose që filan punë nuk ecën. Pse? Sepse kjo është logjika edhe e epokave moderne edhe të atyre postmoderne. Ndërsa logjika e shteteve totalitare, nuk e pranon vetëkritikën apo dyshimin. Në këtë pikë, Sali Berisha i ngjet Presidentit të Koresë së Veriut që shpall armik cilindo që sfidon Korenë e tij në botë. Imazhi i Shqipërisë për fat të keq është dhunuar nga krimi dhe korrupsioni, nga atentatet që i bëhen demokracisë prej Sali Berishës.
http://gazeta-shqip.com/
http://gazeta-shqip.com/
Similar topics
» Për një palë mbathje...ja kur imazhi njerëzor keqpërdoret!
» Imazhi i Krishtit shfaqet në qiell, miliona njerëz flasin për “shenjë të perëndisë”
» Rama: Sfida ime, ndryshimi i modelit të zhvillimit të Shqipërisë
» Zaimina,”ushtarakja” seksi e Shqipërisë
» Loret Sadiku I Thotë “Jo” Shqipërisë!
» Imazhi i Krishtit shfaqet në qiell, miliona njerëz flasin për “shenjë të perëndisë”
» Rama: Sfida ime, ndryshimi i modelit të zhvillimit të Shqipërisë
» Zaimina,”ushtarakja” seksi e Shqipërisë
» Loret Sadiku I Thotë “Jo” Shqipërisë!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi