AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak një prizë, evakuuohen 80 banorë

Shko poshtë

Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak një prizë, evakuuohen 80 banorë Empty Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak një prizë, evakuuohen 80 banorë

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jul 11, 2013 5:55 pm

 
Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak një prizë, evakuuohen 80 banorë 84280
SHKODËR - Tri banesa janë përfshirë nga flakët sot në mbrëmje në Shkodër, pikërisht në lagjen ‘Tërgut’ të qytetit dhe shkak ka qenë një qark i shkurtër i një aparature të harruar në prizën elektrike në njërën banesë.

Sipas korrespondentit të “A1 Report” në Shkodër, pas 20 minutash në banesë ka shpërthyer edhe një bombol gazi apo ka pasur edhe disa shpërthime fishekësh, të cilat gjendeshin në një prej shtëpive, por tashmë flakët ishin përhapur gjithandej në fare pak minuta, duke e bërë efektin e bombolës çuditërisht jo parësore.

Ndërkohë, mësohet se janë evakuuar gjithsej rreth 80 banorë; 30 janë të shtëpive që po digjen dhe 50 janë të shtëpive rreth e rrotull tyre prej frikës së përhapjes së flakëve edhe në to.

Fatmirësisht banorët e shtëpisë së parë në flakë janë evakuuar që në momentin e parë të zjarrit dhe deri tani ka vetëm dëme materiale.
 
Ndërkohë, policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes me angazhim e tyre maksimale. Fillimisht kanë ardhur 3 zjarrfikëse nga qyteti i Shkodrës e më pas edhe një zjarrfikëse ndihmë nga Kopliku afër.
 
Në gjithë zonën raportohet se është ndërprerë edhe energjia elektrike.
 
Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak një prizë, evakuuohen 80 banorë 84280_2

 Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak një prizë, evakuuohen 80 banorë 84281
♛Melody♛
♛Melody♛

Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak një prizë, evakuuohen 80 banorë Coolte21

Shteti Shteti : Shkodër, 3 banesa në flakë, shkak një prizë, evakuuohen 80 banorë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi