```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore :: Letersia Boterore
Faqja 1 e 1
```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Nëpër të gjitha dyert ti më ike
Në të gjitha shkretëtirat më le
Në agim të kërkova dhe në mesditë të humba
Kudo që vajta ti gjëkundi nuk ishe.
Kush mund ta përshkruajë Saharanë e një dhome pa ty
Turmën e të dielës ku s’të ngjan askush
Një ditë më të zbrazët se moli që zgjatet në det
Heshtjen ku të thërras e ti nuk më përgjigjesh?
Ti më le dhe njëherësh pranë meje ke mbetur
Më le gjithkund më ike nga sytë
Nga zemra e ëndrrave
Më le si një frazë e mbetur përgjysmë.
Si një send i hedhur rastësisht si një karrige
Si një vend pushimi në të dalë të verës
Si një kartolinë e harruar në sirtar
Çdo gjest më shkëput nga ti.
Si një gjethe që bie nga pema
Vështrimi yt mbi mua të gjorin
Qe një psherëtimë ku unë mungoja
Si nuk t’u dhimbs hija jote që te këmbët rrinte...
_Louis Aragon

Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Ia shkrepi dhe u err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënd më bëre flake e furrë,
S'të shoh më, vallë veç në jetën e pasosur.
Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, ndofta kurrë,
Se unë s'di ku ike, ti ku shkove s'e di,
Të desha moj, e dije vetë dhe ti.
_Charles Baudelaire
Që me vështrimin tënd më bëre flake e furrë,
S'të shoh më, vallë veç në jetën e pasosur.
Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, ndofta kurrë,
Se unë s'di ku ike, ti ku shkove s'e di,
Të desha moj, e dije vetë dhe ti.
_Charles Baudelaire
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Ti je varri ku rron kjo dashuri,
Stolisur me të dashurat kujtime,
Të gjithë zemrën time e more ti,
Ta fala ty të gjithë zemrën time.
_Shekspir
Stolisur me të dashurat kujtime,
Të gjithë zemrën time e more ti,
Ta fala ty të gjithë zemrën time.
_Shekspir
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Ç’ujëra sekrete i kemi dhënë të pijë dashurisë?
Çfarë substance të paprekur kishim ende ?
Dashuri?
Apo ankthin e gëzimit që ëndërronim?
Apo prillin që dhuronte misterin tënd?
Më shumë se të të dua shumë:
Të dua me dhimbje.
_Juan Gelman
Çfarë substance të paprekur kishim ende ?
Dashuri?
Apo ankthin e gëzimit që ëndërronim?
Apo prillin që dhuronte misterin tënd?
Më shumë se të të dua shumë:
Të dua me dhimbje.
_Juan Gelman
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,
Do thirrja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!
Dyshimet nuk me brejne mua
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: Te dua,
Jam yti, eja menjehere!
_Pushkin
Dhe hijet bredhin neper terr,
Do thirrja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!
Dyshimet nuk me brejne mua
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: Te dua,
Jam yti, eja menjehere!
_Pushkin
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Oh sa kam deshire ta dish
Ta puth e ta puth doren tende
E prane teje te bie pak me pas
Dhe vdekjen ta pres me aq endje.
Ç`me duhen ditet qe vijne?
Asgje s`me hyn me ne sy
Dielli prape boten do ndrije
Por i verber do jem une pa ty.
Se jeta pa ty do me jete
Nje nate e mbetur pa yll
Me vrit pra me doren e ftohte
Qe syte prane teje ti mbyll.
_Nazim Hikmet
Ta puth e ta puth doren tende
E prane teje te bie pak me pas
Dhe vdekjen ta pres me aq endje.
Ç`me duhen ditet qe vijne?
Asgje s`me hyn me ne sy
Dielli prape boten do ndrije
Por i verber do jem une pa ty.
Se jeta pa ty do me jete
Nje nate e mbetur pa yll
Me vrit pra me doren e ftohte
Qe syte prane teje ti mbyll.
_Nazim Hikmet
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Sa Ju kam dashur! Ndoshta dashuria,
Nuk është shuar krejt në shpirtin tim...
Por s'dua që prej dhëmbjeve të mia,
Të ngryseni sërisht në dëshpërim
_Pushkin
Nuk është shuar krejt në shpirtin tim...
Por s'dua që prej dhëmbjeve të mia,
Të ngryseni sërisht në dëshpërim
_Pushkin
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Ikin ditët pa u ndjerë,
Ndryshuam krejt ne të dy.
Po zemra ime si përherë,
Jehon e rreh me mall për ty.
_Pushkin
Ndryshuam krejt ne të dy.
Po zemra ime si përherë,
Jehon e rreh me mall për ty.
_Pushkin
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Para se të dashuroja, e dashur,
Asgjë s'ishte e imja.
Endesha rrugëve, midis sendeve
asgjë s'kishte vlerë, as emër nuk kishte.
Vetëm ajër që priste ishte bota.
_Neruda
Asgjë s'ishte e imja.
Endesha rrugëve, midis sendeve
asgjë s'kishte vlerë, as emër nuk kishte.
Vetëm ajër që priste ishte bota.
_Neruda
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Gjithmonë do gjenden dy sy gruaje
Që mbysin gjithkund dhembjen tënde
Dhe, nëse të mbetet pakëz vuajtje,
Ata, të paktën, të shohin me dhembje.
Por ka dhe të tilla supe gruaje
Që do të duheshin përgjithmonë,
Po ti në to veç një natë u mbështete,
Gabimin e kuptove shumë vonë.
_Evgeni Jevtushenko
Që mbysin gjithkund dhembjen tënde
Dhe, nëse të mbetet pakëz vuajtje,
Ata, të paktën, të shohin me dhembje.
Por ka dhe të tilla supe gruaje
Që do të duheshin përgjithmonë,
Po ti në to veç një natë u mbështete,
Gabimin e kuptove shumë vonë.
_Evgeni Jevtushenko
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj.
_Pablo Neruda

Jo, mos më nis më letra, po gjethe ti më nis,
Që dielli than e shkund, që era çjerr e gris .
Ose që ty në dorë vjeshta t’i hedh papritur.
Të nesërmen askurrë tek unë s’kanë mbërritur.
Po ngaqë me të pritur që shpejt jam mësuar,
Pritja zemrën e dhembshur , s’ma ka ashpërsuar.
Në se dikur papritmas ti lumturinë ndesh,
Një gjethe trëndafili më nis, që ta marr vesh.
_Alliette Audra

Do doja te te ulesha prane, ne qetesi,
por nuk kam guxim, druaj se
zemra do me ngjitet tek buzet.
Ja pse flas perçart dhe fsheh
zemren time pas fjaleve.
Do doja te te te thoja fjalet me te verteta,
por nuk guxoj, nga frika se mos me qesh.
Ja pse genjej e te them te kunderten e asaj qe mendoj.
Trajtoj eger dhimbjen time prej frikes
se mos edhe ti ben te njejten gje.
_Tagore

Eh moj force qe venitesh
Do te vdes kjo s’ka dyshim
Vetem dua t’i puth mikes
Buzet gjer ne fundin tim
Qe pa turp edhe pa drojtje
Embelsisht kur te enderroj
Tok me shushurima vishnjesh
“Jam e jotja” – te jehoje.
_Esenin
Do te vdes kjo s’ka dyshim
Vetem dua t’i puth mikes
Buzet gjer ne fundin tim
Qe pa turp edhe pa drojtje
Embelsisht kur te enderroj
Tok me shushurima vishnjesh
“Jam e jotja” – te jehoje.
_Esenin
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Ngadale vdes - Pablo Neruda
Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.

Meqë mbi kupën tënde kam puqur buzët sot,
Meqë ballin e zbehtë te duart tua e sjell,
Meqë nga shpirti yt ndonjëherë jam mbushur plot
Me frymë të ëmbël, një parfum me hije i pështjell.
Meqë kam dëgjuar fjalë, që m´i thoshe aq shpesh,
Ku zemra misterioze derdhej si puhi,
Meqë kam parë si qan, kam parë si buzëqesh,
Gojën tënde mbi timen dua , sytë e tu mbi të mitë.
_Viktor Hygo

Jepma doren
Më lër të bëhem mbretëresha dhe skllavja jote
Përtej këtyre poezive zemërake…
Ler’ të tjerët të provojnë
Të fshehtën e fjalëve përvëluese
Ose të dashurisë për dashurinë e humbur.
…Unë
vetëm dorën tënde desha.
_Maya Angelou

Thesari im- Sharl Bodler
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur;
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, përfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët që pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk m'u bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurrë nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke parë gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.
Re: ```Poezi Nga Autor Te Huaj ```
Nëse Të Duhen...
Nëse të duhen trena për t'ia mbathur botës
E anije me vela që udhëtimesh të shpien larg
Për të kërkuar diell që ta mbash në sy
E këngë që lehtë mund t'i këndosh
Atëherë ...
Nëse të duhet agimi për të besuar të nesërmen
Dhe të nesërmen që të mundësh të shpresosh
Për të gjetur shpresën që të kap për dore
Për të gjetur dorën që ti ke braktisur
Ateherë ...
Nëse do të dëgjosh rrëfime e fjalë të moçme pleqsh
Për t'u ngushëlluar për ato që s'ke bërë dot
Nëse poezia për ty humbet vlerë e bëhet lojë
E nëse jeta jote nuk është veç një pleqëri
Ateherë ...
Nëse do të duhet pak mërzitje për t'u dukur i thellë
A rrëmujë qytetesh për të haruar çdo zhgënjim
E delikatesë për ta ndjerë veten të denjë
E pastaj zjarr e nerv për t'u dukur i fortë, trim
Ateherë...
Ateherë ti s'ke kuptuar asgjë ...
|Jacques Brel|

Similar topics
» Poezi Ne Anglisht..!
» Muzika E Huaj...!
» Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?!
» Poezi Dashurie.....
» POEZI ATDHETARE...
» Muzika E Huaj...!
» Pse turistët e huaj nuk preferojnë Shqipërinë?!
» Poezi Dashurie.....
» POEZI ATDHETARE...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore :: Letersia Boterore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi