AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale

Shko poshtë

Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale Empty Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Apr 28, 2013 9:34 pm

Ky fenomen vazhdon të trajtohet nga shumica e popullsisë si një problem privat, që i përket vetëm familjes, dhe jo shoqërisë. Megjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit për të sensibilizuar publikun, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë. Vështirësia e studimit të fenomenit rritet edhe më shumë po të kemi parasysh se fenomeni ndodh “prapa dyerve të mbyllura”1. Si i tillë, ai është i vështirë për t’u vëzhguar dhe studiuar nga afër. Vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ajo /ai bën pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas. Është një problem social me përmasa të gjera që i ka rrënjët në qendrimet historike ndaj gruas dhe marrëdhë nieve martesore. Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë gratë me vunerabël ndaj dhunës se burrave me të cilët jetojnë. Ky viktimizim i grave nga bashkëshortët e tyre përforcohet nga gjendja ekonomike, mentaliteti dhe tradita, ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i njerëzve mbi dhunën në familje, por edhe nga mungesa e një ligji specifik për dhunën në familje. Ndërsa dhuna ndaj gruas po bëhet gjithmonë dhe më shumë problem shqetësues në shoqëri, pasi shumë burra ndihen të kërcënuar nga koncepti i lirisë së grave. Studimi i dhunës në familje vështirësohet po të kemi parasysh edhe një numër mitesh që nuk lejojnë depërtimin në thelbin e problemit. Kështu, në komunitete dhe ambiente të ndryshme sociale ndahen mendime se “dhuna prek vetëm një shtresë apo grupe të caktuara”, “dhuna është një problem i të varfërve”, “gratë e dhunuara kanë personalitete të caktuara që e nxisin ushtrimin e dhunës nga bashkëshorti”, “gratë e dhunuara qëndrojnë në marrëdhënie të dhuns hme sepse ato e pranojnë dhunën”, “dhuna është rastësore dhe ndodh shumë rrallë” etj. Të dhënat mbi përhapjen e fenomenit të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të kufizuara.
Kështu komisariatet e policisë, zyrat juridike, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe ato të shërbimeve sociale nuk janë të detyruara me ligj të grumbullojnë dhe prezantojnë të dhëna mbi dhunën. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk regjistron, publikon dhe prezanton zyrtarisht rregullisht të dhëna mbi përmasat dhe përhapjen e këtij fenomeni. Dhuna në familje dhe nevoja për një strategji kombëtare dhe plan veprimi Dhuna në familje është një problem që prek të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim race, etnie, niveli ekonomik, zone gjeografike, besimi fetar, moshe, etj. Nga të dhënat në nivel botëror, të mbledhura në dhjetë vietet e fundit rezulton se dhuna ndaj grave është një pengesë në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Llogaritja e kostove social ekonomike të dhunës në familje, përbën një ndërhyrje strategjike në ndërgjegjësimin e politikëbërësve për rëndësinë dhe efektivitetin e parandalimit të saj. Duke qenë se dhuna në familje është një çështje tepër sensitive në vende dhe rajone të ndryshme, për adresimin e saj duhen programe dhe strategj i në përputhje me kulturën e tyre. Dhuna në familje është një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare dhe si rrjedhojë, është përgjegjësia e shtetit, komunitetit dhe individëve të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta ndaluar atë. Është e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë inisiativat e duhura kundër këtij fenomeni në mënyrë që të respektojë dhe plotësojë të drejtat themelore të grave dhe fëmijëve si pjesë e të drejtave të njeriut. Pavarësisht nga inisiativat dhe aktivitetet e organizatave të ndryshme, veprimet e ndërmarra nga shteti kanë mundësinë të unifikojnë dhe të konsolidojnë këto përpjekje dhe pse jo t’i nxisin dhe promovojnë. Ekistojnë një sërë argumentash të cilët kërkojnë të tërheqin vëmendjen e politikëbërësve lidhur me marrjen e masave parandaluese dhe luftën kundër dhunës në familje. Argumenti i drejtësisë: Çdo individ duhet të gëzojë të drejtën themelore për të jetuar i/e lirë dhe i/e paprekur nga dhuna. Argumenti i efiçencës: Ndërsa në rastet e dhunës në fa milje duhet treguar kujdes i veçantë ndaj viktimës, politikbërësit duhet të mbajnë në konsideratë faktin se efektet e dhunës ndjehen nga e gjithë shoqëria. Argumente të cilësisë së jetës: Gratë që arrijnë t’i mbijetojnë dhunës së ushtruar nga bashkëshortët, në pjesën më të madhe të rasteve vuajnë nga probleme shëndetësore, psikologjike dhe fizike. Në këto kushte dhuna në familje nuk mund të injorohet si problem social, por edhe shëndetësor. Argumenti i reagimit zinxhir: Efektet fizike dhe psikologjike të dhunës përfshijnë çdo fushë të jetës. Ajo mund të çojë në izolim social, sjellje josociale, vështirësi ekonomike dhe transmetim të modelit të dhunshëm tek fëmijët.

Shteti Shqiptar, në kuadër të detyrimeve ndaj shtetasve të saj duket të respektojë, mbrojë, plotësojë dhe promovojë të drejtën e të gjithë shtetasve për të jetuar një jetë pa dhunë. Hartimi dhe zbatimi i një Strategjie Kombëtare mundëson:
Kordiminin dhe bashkërendimin e strategjive dhe përpjekjeve ekzistuese të të gjitha departamenteve dhe institucioneve qeverisëse të ministrive të ndrys hme dhe organizatave jo-qeveritare nën një të vetme për të parandaluar dhe luftuar dhunën në familje. Parandalimi i dhunës në familje angazhon struktura të ndryshme publike dhe private për të diskutuar dhe zgjidhur çështjet e arsimimit, shëndetit, punësimit, drejtësisë, familjes, fëmijëve, të moshuarve, të shërbimeve sociale, për më tepër proçesit të zhvillimit të një shoqërie. Strukturat ligjbërëse dhe ekzekutive dhe organizatat jofitimprurëse, kanë të gjitha funksione specifike dhe strategjia kombëtare dhe plani për veprim i unifikojnë këto dhe ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit.
Dhuna në familje, kundrejt pjesëtarëve të ndryshëm të saj, bën që në shumë raste përdhunimi dhe ngacmimet seksuale të adresohen në mënyrë të veçantë nga ligji, ndërsa rrahja dhe neglizhimi i fëmijëve në një mënyrë tjetër. Një strategji e kombëtare do të bënte që të gjitha format e dhunës në familje të identifikoheshin, të përcaktoheshin saktësisht shkaqet e kësaj dhune dhe të prezantoheshin mënyrat se si ky problem kaq kompleks do të adresohej nga ligji, politikat sociale dhe programet që do të realizoheshin nga të gjitha grupet e interesit. Strategjia Kombëtare duhet të sigurojë se:
Të gjitha format e dhunës në familje janë të adresuara në mënyrën e duhur;
Të gjitha nevojat (kulturore, etnike, gjeografike, etj) të viktimave të dhunës janë të adresuara;
Ekziston dhe implementohet një përqasje të që ndrueshme dhe koherente për të parandaluar dhunën në familje;
Një pjesë e buxhetit të shtetit përdoret për të parandaluar dhe adresuar dhunën në familje.


1. Dhuna në Familje dhe Format e Saj
Çfarë është dhuna në familje?
Familja tradicionale zakonisht përkufizohet nga sociologët si një grup individësh i lidhur nga gjaku ose nëpërmjet martesës, që jeton bashkë, bashkëpunojnë ekonomikisht dhe ndajnë përgjegjësitë për të rritur fëmijët e përbashkët. Familja është gjithashtu një një grupim privat individësh, marrëdhëniet dhe sjelljet e të cilëve janë të padukshme për të tjerët; një organizim social kompleks që konsiston në shumllojshmëri rolesh dhe statusesh; dhe së fundmi marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të një familje janë më intime, më emocionale dhe më të ndjeshme.5 “Në kohën tonë familja e ka humbur “qetësinë” e cila pritet ta karakterizojë. Ajo është e kërcënuar jo vetëm nga faktorë tradicionalë, si vdekja, sëmundjet, katastrofa të ndryshme, varfëria, etj., por dhe ata “jo tradicionalë” si sjelljet devijante, konfliktet gjithfarëshe, dhuna, alkolizmi, përdorimi abuziv i drogës, braktisja, sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, etj.” 6 Pra familja është një strukturë që përmbledh një mori marrëdhëniesh dhe rolesh dhe si e tillë është e ndjeshme nga dhuna që ushtrohet brenda saj. Duke u bazuar në vlerat universale të familjes, Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkufizon dhunën në familje si një akt që rezulton, ose ka shumë mundësi të rezultojë në dëmtim fizik, seksual ose mendor duke përfshirë kërcënime ose akte të ngjashme, shtrëngimet ose heqjen arbitrare të lirisë7. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private, si rrjedhojë nuk dihet me saktësi përmasat dhe frekuenca e fenomenit. Megjithatë studimet e kryera tregojnë se dhuna në familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave, është rritur gjatë periudhës së tranzicionit. Vështirësia e grumbullimit të informacionit mbi dhunën në familje vjen dhe si pasojë e gjendjes ekonomike të viktimave, të cilat në shumë prej rasteve janë të varfra (sidomos në vendin tonë) dhe janë individët të cilët kanë aksesin më të kufizuar ndaj informacionit për të drejtat e tyre, shërbimeve sociale, ndihmës juridike apo dhe vëmendjes së medias. Ekzistojnë disa forma të dhunës , ndër të cilat më poshtë janë renditur ato më të përhapurat në Shqipëri, bazuar edhe në përvojën e qendrave të shërbimit në ndihmë të grave dhe vajzave të dhunuara: Dhunë Fizike përfshin: shtyrje, goditje, gërvishtje, , mbylljen në shtëpi, goditje me objekte të forta, kërcënim me thikë ose me armë tjetër, refuzim për ta ndihmuar gruan kur është shtatzënë ose e sëmurë, tentativë për vrasje deri në formën më të rëndë, vrasjen. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “të rregullta” dhe “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike. Ato jo vetëm janë rrahur, lidhur me litar, por ju janë shuar cigare në trup, janë tërhequr zvarrë, ju janë thyer eshtrat ose janë lënë natën jashtë derës së shtëpisë të vetme dhe të dhunuara. Dhuna fizike në përgjithësi ushtrohet duke filluar nga forma t më të lehta për të arritur deri tek ato më ekstremet. Dhunuesit janë tepër testues dhe të kujdesshëm me rritjen e nivelit të dhunës. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet pas vitit të parë të martesës, gjatë shtatzënisë, për t’u përshkallëzuar pas lindjes së fëmijës së parë e për të vazhduar gjatë gjithë jetës bashkëshortore nëse gruaja nuk e kundërshton atë ose nuk gjen një mënyre për të shpëtuar prej saj. Të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm grash, viktima të dhunës në familje, e kanë përjetuar atë që në familjen e origjinës. Viktimat tregojnë se edhe nënat e tyre janë abuzuar njësoj nga bashkëshortët dhe kurrë nuk e kanë kundërshuar atë. Çfarë është edhe më e dhimbshme, ndonëse këto nëna janë lutur për një jetë më të mirë të vajzave të tyre, prapëseprapë ju kanë dhënë atyre mesazhin se “burrat duhen duruar”.
Marre nga : Stopvaw.org
♛Melody♛
♛Melody♛

Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale Coolte21

Shteti Shteti : Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi