AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turizmi, predikim që përgënjeshtrohet çdo ditë

Shko poshtë

Turizmi, predikim që përgënjeshtrohet çdo ditë Empty Turizmi, predikim që përgënjeshtrohet çdo ditë

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 14, 2013 8:14 pm

Turizmi, predikim që përgënjeshtrohet çdo ditë Per-letrenBesnik Velaj

-Ing. Mustafa Dedenika, pylltar dhe kryetar i shoqatës K.A “Dukati” i është drejtuar me një kërkesë Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, ministrit të Ministrisë së Mjedisit z. Fatmir Mediu, Prefekturës Vlorë me kërkesën e mëposhtme: “Shumë flitet, shumë thuhet, ligje të mira dalin, por zbatimi i tyre është i pakët për të mos thënë hiç fare. Konkretisht: Para pak ditësh, Këshilli Bashkiak i Orikumit, në vazhdën e shkeljeve të ligjit, aprovon që në gjirin e Shën Vasilit të ngrihet një qendër për rritjen e peshkut, në vazhdim të atyre që janë stacionuar më parë në Rroguzat 1-2, në pjesën Veri-Lindje të gadishullit të Karaburunit në detin Adriatik. Rasti na e pruri që të shikojmë një nga qendrat e rritjes së peshkut në këtë zonë. Ç´do gjë sterronte! Na u kujtua Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 88, datë 01.03.1993, “Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit elitar, në zbatim të ligjit nr. 7665, datë 21.01.1993, “Për zhvillimin e...turizmit...gadishulli i Karaburunit i miratuar “Turizëm Elitar” ,si dhe vendimi nr. 321,datë 20.07.1992(për vijën kufizuese bregdetare),zonë e mbrojtur dhe turistike”. Interpretimi i saj ka sjellë shumë anarki në të kaluarën në dhënien e pronave. Ka dhe një vendim për shpalljen park kombëtar të ekosistemit natyror detar pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit që mban datën 29.04.2010 me kufi;verilindje-Pika 1-Kepi i Shën Vasilit.

Nisur nga të gjitha këto që parashtruam më lart natyrshëm lind pyetja: Çfarë turizmi do të bëjmë në gjijtë e Karaburunit,kur detin e kemi sterrosur me industrinë e peshkut? Pse do të vinë turistët, qoftë këta dhe qytetarë të thjeshtë, kur det s´ka, por dhe natyrën e kemi shpërfytyruar me zjarret e përvitshme dhe me administratën e pyjeve të shkatërruar. Kjo e gjitha vetëm e vetëm për marrje rogash! Besojmë se të gjithë e kanë të qartë që pushtetarët venë e vinë, kurse komuniteti është i qëndrueshëm. Dhe përsëri ai nuk pyetet!/shekulli
♛Melody♛
♛Melody♛

Turizmi, predikim që përgënjeshtrohet çdo ditë Coolte21

Shteti Shteti : Turizmi, predikim që përgënjeshtrohet çdo ditë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi