AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bluja, ngjyra që mund të zëvendësojë kafeinën

Shko poshtë

Bluja, ngjyra që mund të zëvendësojë kafeinën  Empty Bluja, ngjyra që mund të zëvendësojë kafeinën

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Nov 28, 2013 1:42 am

A do ta zëvendësojnë kafenë e mëngjesit dritat blu? Shkencëtarët pretendojnë se ato janë më efektive se kafeina për të na mbajtur të gjallëruar.
13:05
Burimi:Shqip

Bluja, ngjyra që mund të zëvendësojë kafeinën  2478a6db-3a82-4735-9314-e81cc5b7b8df---0-Drita blu ka pasur një reputacion të keq kohët e fundit për rolin që luan në largimin e gjumit. Përdorimi i smartfonëve apo pajisjeve të tjera përpara kohës së të fjeturit mund të sjellë net jo të qeta, për shkak se drita e tyre shkakton shtypjen e melatoninës, një kimikat që kontrollon orën trupore.

Por ka disa elementë pozitivë, sipas një studimi të fundit, që tregon sesi drita blu mund ta bëjë trurin më të vëmendshëm nëse ekspozohemi ndaj saj në kohën e duhur.

Kërkuesit në Universitetin Mid Sweden krahasuan efektet e kafeinës dhe dritës blu në tru dhe zbuluan se të dyja kishin një efekt pozitiv. Njerëzit që u ekspozuan ndaj dritës blu dhanë rezultate më të mira në testet që analizonin funksionet e trurit kur individët kishin përballë një shpërqendrim. Nga ana tjetër, konsumuesit e kafeinës dhanë rezultate më të dobëta.

“Drita blu dhe kafeina treguan pasoja të ndryshme në aspektet e funksionit psikomotorik”, thanë autorët e raportit. Bluja ka fuqinë të ndikojë pozitivisht një gamë konfigurimesh, ku funksioni njohës dhe vigjilenca janë të rëndësishme. Sipas studimit, drita blu mund të përmirësojë cilësi konjitive si kujtesa, vigjilenca dhe koha e reagimit. Edhe pse e padëmshme për indet, drita blu është mjaftueshëm e fortë për të nxitur efekte biologjike në trup, gjithashtu është përdorur gjithnjë e më shumë për trajtime të ndryshme mjekësore.

Për shembull, doktorët e Universitetit Spitalor të Heidelbergut kanë zhvilluar një fashë që lëshon dritë blu dhe që përdoret për të trajtuar dhimbjen. Kërkuesit nga Universiteti i Montrealit thanë se ata ishin tepër të shokuar kur zbuluan se njerëzit e verbër mund të dallonin kur një dritë ishte e ndezur ose jo.

Drita blu mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e erës së keqe të gojës. Vetëm dy minuta ekspozim ndaj dritës blu të llambave që përdoren për zbardhim dhëmbësh, mund të vrasë mjaftueshëm baktere që ndodhen në gjëndrat e pështymës, të cilat lidhen me erën e keqe të gojës.

Edhe të verbrit janë në gjendje të marrin përfitime konjitive nga ekspozimi ndaj dritës blu, pohon një studim i fundit. Kërkuesit prej Universitetit të Montrealit zbuluan se edhe kur shikimi është i pamundur aq sa sendet nuk mund të shihen, ndryshimet e dritës vazhdojnë të regjistrohen në tru. Njerëzit e verbër mund të dallojnë kur një dritë është e ndezur apo e fikur.

Kërkimi do të sjellë lajme më të mira për trajtimin e të verbërve në të ardhmen. Ndërkohë që studimi mbi kafeinën përdori ekspozime me orare të gjata ndaj dritës blu, për të krahasuar efektet që sillnin si njëra edhe tjetra, studime të tjera kanë treguar se ndryshimet që vijnë në trurin tonë prej dritës blu, mund të shihen brenda 50 sekondave.

Dritat artificiale, shkaktare për shëndoshjen?

Sistemi 24-orësh i orës së brendshme të trupit gjithashtu kontrollon çlirimin e hormoneve si grelina, insulina dhe serotonina, të cilat janë të përfshira në ndjesinë e oreksit, gjendjes shpirtërore dhe akumulimit të yndyrave. Për këtë arsye, çdo çrregullim i orës së trupit mund të shkaktojë shtim në peshë, dy llojet e diabeteve dhe depresion. Shkencëtarët dhe doktorët kanë dhënë alarmin duke paralajmëruar se ekspozimi në kohë të papërshtatshme ndaj dritës artificiale mund të shtojë rrezikun për prekje ndaj kancerit apo sëmundje të tjera kronike.

A janë llambat ekonomike më të këqija?

Lloji më i ri i llambave që kursejnë energji, çliron më shumë dritë blu sesa llambat e vjetra. “Në mbrëmje, një llambë inkandeshente është më e mirë sesa një llambë ekonomike fluoreshente”, tregon profesor Stivens. Edhe pse mund të na ndihmojnë të kursejmë para, llambat ekonomike prodhojnë më shumë sesa duhet dritë blu, ndaj nuk janë opsioni më i mirë i mundshëm.

Cila është zgjidhja më e mirë?

Sipas ekspertëve, më shumë studime duhen kryer për të arritur në një përfundim sa më profesional. Por deri atëherë, këshilla që do na vijë më shumë në ndihmë është përdorimi i llambave me dritë të kuqe. Kjo, sepse llambat e kuqe kanë më pak efekt në ritmin tonë trupor. Një këshillë tjetër është ndryshimi i dritës gjatë orëve të caktuara të ditës. Nëse po kërkoni të jini vigjilent në mëngjes, drita më e mirë do të ishte ajo fluoreshente e zbehtë. Në mbrëmje, nëse kërkoni më tepër qetësi, ndryshojini llambat dhe përdorni dritë që përmban më pak ngjyrë blu. Ekspertët ju porosisin se për të bërë gjumë të mirë, duhet t’i ulni sa më shumë dritat, 30 minuta përpara se të bëheni gati për të fjetur.


♛Melody♛
♛Melody♛

Bluja, ngjyra që mund të zëvendësojë kafeinën  Coolte21

Shteti Shteti : Bluja, ngjyra që mund të zëvendësojë kafeinën  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi