Nishanet në fytyrën tuaj dhe kuptimi i tyre
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Diskutime Te Lira
Faqja 1 e 1
Nishanet në fytyrën tuaj dhe kuptimi i tyre
Zbuloni kuptimin e nishaneve në fytyrën tuaj, varësisht nga pjesa e fytyrës në të cilën paraqiten ato. Së pari kontrolloni fytyrën tuaj për nishane, e më pas shikoni diagramin e mëposhtëm për t’i identifikuar ato të fytyrës suaj dhe kuptimin që kanë | ||||
| ||||
Pozicioni nga 1 deri në 3 Si fëmijë, jeni rebel dhe shpirtlirë. Ju keni një kreativitet të brendshëm, që shfaqet më së miri kur jeni i lirë. Në përgjithësi të tjerët e pëlqejnë qasjen tuaj eksperimentale në jetë. Nëse keni një nishan këtu, ju jeni më i mirë për biznes. Pozicioni 4 Jeni një person impulsiv, shpesh reagoni me pompozitet që ju bën një personalitet të mirë, por mund ta keni të vështirë kur ka shumë opsione. Keni tendenca të jeni argumentues, por asnjëherë deri në atë pikë sa të mbani inat me dikë. Pozicioni 5 Një nishan mbi vetull tregon se keni shumë fat në aspektin e parave, por që duhet të punoni më shumë se të tjerët për t’i fituar ato. Të gjitha të ardhurat duhet t’i mbani fshehtë, pasi që dikush që është xheloz mund t’ju bindë që ta ndani pasurinë me ta. Pozicioni 6 Një nishan këtu tregon inteligjencë, kreativitet dhe aftësi si një artist. Talenti juaj artistik mund t’ju sjellë pasuri, famë dhe sukses. Ky tregon se keni fat, por suksesi ju vjen nëse jeni i guximshëm. Pozicioni 7 Nishanet nën vetull janë tregues të argumenteve me familjarët që ju shkaktojnë dhimbje e mërzi. Kjo do të ndikojë në jetën dhe në punën tuaj. Duhet të zgjidhni këto probleme, nëse dëshironi të ecni përpara. Pozicioni 8 Ky nuk është një pozicion shumë i mirë për një nishan. Pozicioni juaj financiar do të jetë në mënyrë konstante nën stres, për shkak të tendencave për të shpenzuar së tepërmi. Ju gjithashtu keni një varësi ndaj pokerit. Flirtoni shumë me personat e gjinisë së kundërt. Pozicioni 9 Ky pozicion sugjeron probleme seksuale. Është një nishan i pafat dhe ju këshilloheni që ta largoni atë sa më parë, pasi që sjell një paradë problemesh. Pozicioni 10 Një nishan që gjendet nën hundë, parasheh një fat shumë të madh. Ju jeni i rrethuar me familjen dhe do të keni shumë fëmijë e nipër. E keni mbështetjen e personave afër jush dhe ndiheni i përmbushur emocionalisht dhe materialisht. Pozicioni 11 Nishanet këtu sugjerojnë një tendencë për të pasur shumë sëmundje. Është një ide e mirë që ta largoni këtë nishan, sidomos nëse është i errët dhe i madh. Përndryshe, nëse jeni femër, përdorni shumë grim për ta mbuluar atë. Pozicioni 12 Një nishan këtu, parashikon një jetë të suksesshme dhe shumë të balancuar. Ka shumë mundësi që nuk do të jeni vetëm i pasur, por edhe i famshëm. Ju do të keni një shtëpi të kënaqshme dhe një familje të mirë. Pozicioni 13 Fëmijët tuaj do të jenë një brengë e madhe në jetën tuaj. Marrëdhënia me ta nuk do të jetë e mirë. Nuk ka shumë gjëra që mund të bëni, veçse të mësoni tolerancën. Pozicioni 14 Një nishan në këtë pjesë të fytyrës tregon se jeni i ndjeshëm ndaj ushqimit që mund të jetë një problem i madh në jetën tuaj. Ju mund të keni edhe alergji ndaj disa ushqimeve të caktuara, ose thjesht mund të hani shumë. Pozicioni 15 Jeni një person që gjithnjë është në lëvizje dhe vazhdimisht është duke rinovuar e ri dizajnuar shtëpinë. Ju pëlqen të shihni vende të reja dhe gjëra të reja. Nuk jeni i lumtur, nëse qëndroni në një vend për shumë kohë. Pozicioni 16 Duhet të keni kujdes kur është fjala për ushqimin dhe për jetën tuaj seksuale. Këto janë dy brengat tuaja më të mëdha. Keni tendenca të keni probleme me peshën, gjë e cila mund t’ju bëjë të jeni më i dëshpëruar. Ju pëlqen romanca Pozicioni 17 Ju do të jeni një person me rëndësi të madhe sociale. Jeni aktiv në skenën sociale dhe jeni një person me aftësi të shkëlqyeshme komunikuese. Ka tendenca që të bëheni pak arrogant për suksesin tuaj, gjë që mund t’jua humbasë emrin tuaj të mirë. Pozicioni 18 Jeni një person që është vazhdimisht në lëvizje. Do të udhëtoni shumë në jetë, por duhet të keni me vete më shumë para, derisa kaloni detet e oqeanet, pasi që nishani juaj preferon qëndrimin në shtëpi. Pozicioni 19 Ju keni fat me paratë dhe keni shumë miq të mirë, kështu që ky nishan është i mirë për ta pasur. Dobësia juaj është ajo që ju keni tendenca që të dorëzoheni shumë lehtë para sharmit të personit të gjinisë së kundërt. Pozicioni 20 Një nishan këtu mund të jetë shumë fatlum ose shumë fatkeq. Nëse keni një nishan në këtë pjesë, jeni të destinuar për famë ose për turp. Keni një kreativitet dhe inteligjencë të lartë, por talentet tuaja mund të përdoren edhe për mirë, edhe për keq. Pozicioni 21 Ky është një nishan i mirë, pasi që sugjeron shumë ushqim dhe pije gjatë tërë jetës. Ky sjell gjithashtu famë dhe mirënjohje. Pozicioni 22 Jeta juaj është gjithnjë e lumtur dhe gjërat shkojnë mirë për ju. Ju mund të bëheni një super yll sporti, nëse keni këtë pasion. Nishanet në fund të vetullave sugjerojnë edhe se jeni një person me autoritet dhe fuqi. Pozicioni 23 Ju keni një shkallë të lartë inteligjence dhe jeni edhe i mençur nga librat, por edhe nga përvoja në rrugë. Keni një instinkt të zhvilluar mbijetese dhe do të keni një jetë të gjatë e kuptim plotë. Ju do të jeni aktiv deri në një moshë shumë të vjetër. Pozicioni 24 Ju do të arrini famën e pasurinë në një moshë të re dhe këshilloheni të përdorni këtë periudhë për të siguruar moshën tuaj të vjetër. Pozicioni 25 Ju do të kënaqeni me një të ardhme të mirë dhe me shumë fat, por duhet të keni kujdes nga tepricat. Jeni tradicional në personalitet dhe do të keni një jetë të gjatë e të frytshme. |
Re: Nishanet në fytyrën tuaj dhe kuptimi i tyre
Pozicioni 6
Një nishan këtu tregon inteligjencë, kreativitet dhe aftësi si një artist. Talenti juaj artistik mund t’ju sjellë pasuri, famë dhe sukses. Ky tregon se keni fat, por suksesi ju vjen nëse jeni i guximshëm.
Similar topics
» Fëmijët VIP Dhe Kuptimi I Emrave Të Tyre
» 5 “mitet” false që janë ngritur për nishanet
» E qeshura, një formë për të zbuluar personalitetin tuaj
» 5 këshilla si të zhvilloni intuitën tuaj
» Faktet që nuk i dini për sytë tuaj...
» 5 “mitet” false që janë ngritur për nishanet
» E qeshura, një formë për të zbuluar personalitetin tuaj
» 5 këshilla si të zhvilloni intuitën tuaj
» Faktet që nuk i dini për sytë tuaj...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Diskutime Te Lira
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi