Paratë, ja disa gjëra që ne nuk i dimë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Paratë, ja disa gjëra që ne nuk i dimë
Fakte interesante dhe zbavitëse për paratë
Të gjithë i duan paratë. Disa duan më shumë, disa më pak. Disa kanë aq sa për të plotësuar nevojat elementare, disa për të plotësuar edhe tekat më skandaloze, por, sidoqoftë ato janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës. Përveç të mirave materiale që na sigurojnë paratë, a jemi ndalur ndonjëherë të shohim pas këtij fakti. Më poshtë jepen disa të dhëna interesante në lidhje me paratë.
-Shumë pak vetë e dinë se Byroja e SHBA e Skalitjes dhe Stampimit prodhon rreth 35 milionë bankënota në ditë me një vlerë prej rreth 635 milionë dollarësh.
-Nëntë për qind e bankënotave të shtypura çdo vit përdoren për të zëvendësuar bankënota që janë aktualisht në qarkullim.
-Studimet kanë zbuluar se në sipërfaqen e parave që qarkullojnë çdo ditë dorë më dorë ekzistojnë rreth 93 lloje bakteresh.
-Paratë më të mëdha në masë mund të gjenden në ishullin e Mikronezisë, Jap. Ato përbëhen nga një lloj shkëmbi dhe vendosen jashtë shtëpive për të demonstruar statusin e familjes.
-Monedhat suedeze prej bakri të vitit 1770 janë monedhat prej metali më të mëdha të prodhuara ndonjëherë.
-Për të gjithë ata që mendojnë se kartëmonedhat e dollarëve përbehen nga letra, e kanë gabim. 25 për qind e tyre është prej liri dhe 75 për qind prej pambuku dhe ato në fakt shtypen, nuk stampohen. Çdo kartëmonedhë peshon ekzaktësisht një gramë. Për të shtypur secilën prej kartëmonedhave të 8.6 miliardë dollarëve të vitit 2005 janë dashur 5.7 cent.
-Martha Washington është gruaja e parë amerikane e vizatuar në një kartëmonedhë amerikane një dollarëshe të vitit 1886, 1981 dhe 1896.
-Vetëm dy gra reale e kanë pasur një nder të tillë vitet e fundit, militantja e së drejtës së votimit për gra, Susan B. Anthony dhe Shoshone Guide Sacagawea, të dyja në monedhat një dollarëshe.
-Paraja më me vlerë në botë është monedha prej floriri 20 dollarëshe e vitit 1933 “Double Eagle”. Të njëjtin vit presidenti Roosevelt vendosi që të gjitha monedhat Double Eagle të shkatërroheshin. Një e vetme, e mbijetuar, u shfaq në vitin 1996, dhe gjashtë vjet më vonë u shit në një ankand për 7.95 milionë dollarë.
-Ndërsa depoja më e madhe e floririt në botë është e groposur 24 metra nën tokë në Manhaten. Pavarësisht se nën kujdesin e Bankës Federale të Rezervave të Nju Jorkut, floriri është nën pronësinë e kombeve të huaja dhe bankave dhe organizatave ndërkombëtare. /Tirana Observer/
Similar topics
» Disa gjera unike per Shqiperinë.
» Disa gjëra që nuk dini për çokollatën
» Disa gjëra që duhet t’i dini për Shqipërinë
» Disa gjëra që secila grua duhet t’i dijë për partnerin
» Tetë gjëra që mësuam gabim në shkollë… nuk do t’ju besohet!!!
» Disa gjëra që nuk dini për çokollatën
» Disa gjëra që duhet t’i dini për Shqipërinë
» Disa gjëra që secila grua duhet t’i dijë për partnerin
» Tetë gjëra që mësuam gabim në shkollë… nuk do t’ju besohet!!!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi