AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa gjëra që nuk dini për çokollatën

2 posters

Shko poshtë

Disa gjëra që nuk dini për çokollatën Empty Disa gjëra që nuk dini për çokollatën

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 20, 2013 3:24 am

Disa gjëra që nuk dini për çokollatën Choco
Pjesa më e madhe e njerëzve u pëlqen të konsumojnë sa më shumë çokollatë.

Por ka disa fakte që ne vërtet nuk dimë për çokollatën.:


  • 1.      Kakaoja thahet për 7 ditë në diell para se të përdoret për çokollatë.
  • 2.      Çokollata nuk shkakton asnjherë alergji.
  • 3.      Femrat konsumojnë dy herë më shumë çokollatë se meshkujt.
  • 4.      Çokollata është shumë e dëmshme për kafshët, madje qent mund edhe t’i ngodhë.
  • 5.      Çokollata nuk shkakton akne, ky është vetëm një thashethem.
  • 6.      Napoleoni hante shumë çokollatë.
  • 7.      Gjatë gjithë jetës një njeri konsumon 160 kg çokollatë.
  • 8.      Ekzistojnë thashethemet se çokollata ul rreziqet e sulmeve në zemër.
  • 9.      Rreth 90% e prodhimit të kakaos prodhohet nga familjet e ndryshme.
  • 10.    Çokollata është një industri e tërë dhe ka punësuar me mijara njerëz në të gjithë botën
♛Melody♛
♛Melody♛

Disa gjëra që nuk dini për çokollatën Coolte21

Shteti Shteti : Disa gjëra që nuk dini për çokollatën Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa gjëra që nuk dini për çokollatën Empty Re: Disa gjëra që nuk dini për çokollatën

Mesazh nga Katilja Sun Sep 29, 2013 5:48 pm

Çokollatat…. Një histori efektesh dhe pasioni
Disa gjëra që nuk dini për çokollatën Coklat-229x300
Ëmbëlsira që nuk do të refuzonim dot është pikërisht çokollata. E bardhë, e zezë me fruta apo jo nuk ka rëndësi. Përveç shijes së parrezitueshme secila prej tyre ka disa efekte befasuese në shëndetin e njeriut. Njihuni me historinë e çokollatës dhe efektet e saj     
Pothuajse gjatë gjithë periudhës së Mesopotamisë, çokollata përdorej si pije. Në nëntor të 2007-ës, arkeologët raportuan gjetjet e kultivimeve më të hershme të kakaos, të cilat datojnë rreth vitit 1100 deri 1400 p.l.k në Puerto Escondido, Honduras.
Majat e kultivonin kakaon në kopshtet e tyre dhe e përdornin për të prodhuar një pije me shije të hidhur, e cila përdorej vetëm me raste të veçanta. Ndërsa në Europë ajo u prezantua për herë të parë nga Montezuma, dhe filloi të kosumohej kryesisht pas vaktit të drekës.
Për vitë të tëra prodhimi i çokollatës nuk ndryshoi deri sa erdhi periudha e revolucionit industrial që i dha çokollatës formën që ajo ka edhe sot.
 
Lloje të ndryshme të çokollatës
Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës. Çokollata e pastër, pa sheqer përmban vetëm kakao dhe gjalpë kakaoje, ndërsa ajo që ne konsumojmë sot është një kombinim i kakaos me sheqer.
Çokollata me qumësht është një kombinim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe sheqerit. Çokollata përmban alkaloidë të cilat kanë disa efekte psikologjike te njerëzit, ndërsa çokollata e zezë përmendet shumë për efektet pozitive që ka në shëndetin e gjithësecilit, pasi përmban antioksidantë të cilat zvogëlojnë formimin e radikaleve të lira. Çokollata e bardhë nuk ka në përmbajtje të saj aspak kakao por vetëm gjalpë kakaoje, qumësht, dhe sheqer ndërsa ajo e zezë ka sasi të mëdha yndyrnash. Çokollata e cila nuk ka fare sheqer është thjesht liker çokollate dhe ka shije të hidhur.

Efektet në shëndetin e njeriut
Çokollata është një prej kënaqësive më të mëdha në jetë dhe si e tillë shijohet në maksimum por ajo ndikon edhe shumë pozitivisht te shëndeti i njeriut. Çokollata e zezë ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lufton kancerin, stimulon trurin, parandalon kollën, ndërsa efekti afrozodiak nuk është provuar akoma.
Sipas kërkimeve të fundit, konsumimi i sasive të caktuara të çokollatës ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, por duhet pasur shumë kujdes kur bëhet fjalë për sasinë sepse konsumimi i tepërt çon në rritje të kolesterolit. Shkrirja e çokollatës në gojë ndikon në rritjen e aktivitetit të trurit.

Çokollata dhe festat
Çokollata është një prej dhuratave më të dashura gjatë ditëve të festave ditëlindjeve e shumë eventeve të tjera po aq të rëndësishme. Gjatë pashkëve vezët prej çokollate janë një prej dhuratave kryesore.
 
Librat dhe filmat
Ajo ka qenë një prej temave kryesore të shumë librave dhe filmave të suksesshëm, mund të përmendim këtu novelën e famshme: “Charlie and the Chocolate Factory”, i njohur si “Çarli dhe fabrika e Çokollatës”, tregimin “Like Water for Chocolate”,  “Si ujë për Çokollatë” ku secili u përshtat suksesshëm në material filmik.
Katilja
Katilja

Disa gjëra që nuk dini për çokollatën Coolte21

Shteti Shteti : Disa gjëra që nuk dini për çokollatën Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi