AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hoxha: Gruaja nuk ka të drejtë ta lërë burrin (VIDEO)

Shko poshtë

Hoxha: Gruaja nuk ka të drejtë ta lërë burrin (VIDEO) Empty Hoxha: Gruaja nuk ka të drejtë ta lërë burrin (VIDEO)

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Oct 17, 2013 7:37 pm


"Telenovelat na kanë degjeneruar gratë"
  

Hoxha: Gruaja nuk ka të drejtë ta lërë burrin (VIDEO) Tipi-zeri
Deri tani, disa imam kosovarë e kanë folur për sjelljen e gruas shqiptare, për të cilën kanë përdorur edhe terma ofenduese. Për mënyrën se si duhet të sillet një grua së fundi ka folur edhe hoxha i Pejës, Enis Rama i cili e thotë hapur që gruaja nuk është e barabartë me burrin, prandaj edhe nuk duhet të kërkojë të drejta njëlloj si burrat.
Hoxhë Enis Rama, në një ligjëratë që fillimisht është publikuar në rrjetin social, YouTube më 30 shtator dhe një pjesë e saj është ri-publikuar të mëkurën, akuzon gratë për mos respektim të bashkëshortit. Sipas tij “është e njohur se zakonisht gruaja është më e dobët se burri”, e cila “nuk mundet të durojë sa një burrë” prandaj ju bën thirrje grave që mos të kërkojnë të drejta të barabarta më burrat.
Ndër të tjera, Enis Rama beson se ky “degjenerim” ka ardhur nga serialet latino-amerikane, duke shtuar se gratë sot nuk e dëgjojnë bashkëshortin. “Pse me e digju burrin? Dua të dal, unë e dua jetën time etj. Unë mendoj se kemi ardhur në këtë gjendje sa gruaja e lë burrin, ky është diskriminim, sepse te ne burri e ka në dorë shkurorëzimin”, thotë hoxhë Enis Rama. Hoxha thotë se ato gra që e mbrojnë nderin, që ruajnë bashkëshortin e tyre, ato gra hyjnë në parajsë dhe secila derë e tyre është e hapur.
Hoxha thotë se gratë para se me qenë një grua intelektuale duhet me qenë një grua shtëpie. Këtë “barazi” sipas definicioneve parahistorike të disa hoxhallarëve e kanë përfolur edhe hoxhallarë të tjerë të Kosovës.
Hoxha i xhamisë kryesore të Prishtinës, Shefqet Krasniqi në një nga postimet e tij të mëhershme, thoshte se gruaja është e barabartë me burrin, atëherë kur burri punon, ndërsa ajo kujdeset për punët e shtëpisë dhe nderin e burrit të saj. Shumë më i rëndë në fjalorin e përdorur për gratë shqiptare ka qenë hoxha i Prizrenit, Irfan Salihu i cili thoshte se shumica e femrave shqiptare janë “k***a”. /Zëri/ 

♛Melody♛
♛Melody♛

Hoxha: Gruaja nuk ka të drejtë ta lërë burrin (VIDEO) Coolte21

Shteti Shteti : Hoxha: Gruaja nuk ka të drejtë ta lërë burrin (VIDEO) Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi