AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Regjisori i Teatrit Kombëtar, korrier i kokainës në Oksford

Shko poshtë

Regjisori i Teatrit Kombëtar, korrier i kokainës në Oksford Empty Regjisori i Teatrit Kombëtar, korrier i kokainës në Oksford

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Oct 15, 2013 12:37 am


Arbër Jakllari kapet me 3 kg kokainë, me vlerë 380 mijë €. Gjykata: Jakllari është aktor i njohur në Shqipëri. I pandehuri: Doja të ndiqja ëndrrën

[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images14/5/14 tetor 2013-arber jakllari.jpg]
Regjisori i Teatrit Kombëtar, korrier i kokainës në Oksford 14%20tetor%202013-arber%20jakllari
[/url]

Nikoleta Kovaçi
- Ishte nisur në drejtim të Londrës të bënte të mundur vijimin e ëndrrës artistike. Por, me sa duket ka gjetur njerëzit e gabuar në Tiranë për të bëjë pazaret e jetës së tij. Kundrejt 6 000 mijë euro- ve, regjisori i njohur i Teatrit Kombëtar, Arbër Jakllari, ka mundur të sigurojë një pasaportë false italiane dhe ka mbërritur në Londër. Personat që kanë mundësuar gjetjen e pasaportës në këmbim të shlyerjes së borxhit mësohet se i kanë kërkuar regjisorit të kryejë transportin e një çante brenda së cilës gjendeshin tre pako me marijuanë, një drogë që sipas ekspertëve londinezë, konsiderohet si e cilësisë B. Regjisori ka pranuar paktin me trafikantët dhe është detyruar të marrë mallin e ndaluar dhe ta zhvendosë në një vend të përcaktuar, ndërsa ka rënë edhe në prangat e policisë.
Operacioni për kapjen e tij mësohet se është kryer në qershor, ndërsa pas arrestimit Jakllari ka treguar gjithçka mbi jetën, profesionin dhe peripecitë për të vijuar ëndrrën e artistit në Londër. Prokurorët e çështjes e kanë dëgjuar dhe besuar në rrëfimin e tij shqiptarin, fakt ky që del edhe nga zbardhja e argumentit nga ana e gjyqtarit të çështjes, ku vlerësojnë talentin e shqiptarit, tentativën e tij për të ndjekur me çdo kusht ëndrrën, pavarësisht se ka zgjedhur rrugën e gabuar. Regjisori tashmë përveç 3.6 vite burg që do të kryejë në burgjet britanike, pasi të fitojë lirinë do të dëbohet sërish për në Shqipëri, edhe pse gjykata vëren se në të vërtet Jakllari është njeri i respektuar në vendin e tij.
Argumentimi i dënimit nga gjykata e Oxfordit
Një emigrant shqiptar i paligjshëm, i kapur me kokainë me vlerë £ 380,000 i tha policisë se ai po u paguante borxhin njerëzve që e kishin futur atë kontrabantë në vend. Arbër Jakllari, pa një adresë fikse, u burgos për tre vjet e gjysmë të enjten nga një gjyqtar në Gjykatën e Oxford Crown. 29-vjeçari kapranuar posedimin e kokainës, drogë e klasit A, me qëllim që të merrte dhe të zotëronte një dokument identiteti të rremë me qëllime të pahijshme. Në vendimin e kaluar, gjykatësi Gordon Risius, protokollist, tha se Jakllari ka qenë një aktor i suksesshëm teatri kur ai ka jetuar në Shqipëri. Ai tha gjithashtu se ai kishte rënë dakord për tu paguar kontrabandistëve në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, 6,000 euro për të çuar atë në Angli për të ndjekur ëndrrën e tij në këtë vend.
Gjyqtari Risius shtoi se Jakllari kishte mbërritur në Britaninë e Madhe në shkurt të këtij viti, por nuk mund të paguante borxhin e tij kështu që ai u detyrua të punojë për bandën, duke shoqëruar me makinë emigrantë të tjerë të paligjshëm. Në qershor, një njeri i kishte kërkuar atij të transportonte tre paketa, të cilat ai besonte se përmbanin kanabis, drogë e klasit B, përgjatë qytetit të Oksfordit, - tha gjykatësi . Ai u ndalua nga policia dhe iu gjet në posedim një pasaportë false italiane dhe tre kilogramë kokainë e cilësisë së lartë, një cilësi droge, me një vlerë prej 380.000 £ . Gjyqtari saktësoi se të gjithë informacionin në lidhje me të kaluarën e tij e kishte thënë vetë Jakllari, por prokuroria kishte pranuar se ishte e vërtetë. Ai i tha të pandehurit: “Unë e pranoj që ju keni arritur sukses në teatër në Shqipëri dhe që ju dëshironit të jetonit ëndrrën tuaj në këtë vend. Por, ju ndoqët rrugën e gabuar duke hyrë në këtë vend ilegalisht. Unë gjithashtu pranoj se ju keni qenë një njeri me karakter të mirë më parë. Por, unë nuk mund të shoh përtej faktit se sasia dhe cilësia e kokainës së gjetur për të cilën ju keni qenë në dijeni se ishte një drogë e paligjshme, ndonëse e një lloji tjetër, ose shuma e dëmit të bërë nga njerëz të cilët merren me kontrollin e drogës, edhe pse njerëz si ju kanë qenë nën presion të vërtetë për ta bërë këtë, ndaj duhet të vuash dënimin prej 3.6 muajsh burg”.
♛Melody♛
♛Melody♛

Regjisori i Teatrit Kombëtar, korrier i kokainës në Oksford Coolte21

Shteti Shteti : Regjisori i Teatrit Kombëtar, korrier i kokainës në Oksford Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi