AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shenjat kur një çift nuk është i lumtur

Shko poshtë

Shenjat kur një çift nuk është i lumtur Empty Shenjat kur një çift nuk është i lumtur

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Oct 14, 2013 3:47 am

Një hulumtim i ri tregon se si mund të dallohen çiftet e lumtura nga ato të palumtura.
Personat që janë të pakënaqur me marrëdhënien me partnerin kalojnë më shumë kohë duke menduar sa të palumtur janë, derisa çiftet e lumtura diskutojnë për problemet.
Sipas një studimi të ri, femrat shumë më shpesh se meshkujt e fajësojnë partnerin për problemet në lidhje, ndërsa hulumtimi ka treguar se çiftet që bisedojnë për problemet janë shumë më të lumtura, derisa shkaktarët më të shpeshtë janë paratë, alkooli dhe ish-partneri.
Profesoresha e komunikimit në Universitetin e Teksasit, Dr. Anita L. Vangelisti, e cila kryesoi hulumtimin, thotë: “Te çiftet e lumtura, derisa njëri partner mendon për grindjen, arsyen e mospajtimit ose zemërimin, të tjerët mendojnë si ta zgjidhin atë dhe si ta kuptojnë partnerin e tyre”.
Profesoresha Vangelisti thotë se mendimet që i kemi gjatë grindjes e shprehin kënaqësinë tonë personale dhe mund të ndikojnë edhe në lumturinë e partnerit.

Hulumtimi, gjithashtu tregoi se çiftet e pakënaqura, gjatë grindjes ngurrojnë të ndryshojnë mendjet e tyre, nuk lëshojnë pe, dhe shpesh ndryshojnë temën e diskutimit. Gjithashtu, argumentet e tyre për problemet e njëjtat, përsëriten shpesh.
/Shekulli Online/ E.L/
♛Melody♛
♛Melody♛

Shenjat kur një çift nuk është i lumtur Coolte21

Shteti Shteti : Shenjat kur një çift nuk është i lumtur Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi