Si të bëni një bisedë interesante dhe të dobishme
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Si të bëni një bisedë interesante dhe të dobishme
Tepër të lodhur nga bisedat që nuk sjellin asnjë dobi dhe nuk ju ngjallin aspak interes? Jeni të velur nga thashethemet dhe po kërkoni për një bisedë më të thellë? Ndiqni këshillat e mëposhtme për të kaluar më mirë me dikë. | ||||
| ||||
Qindra orë të shpenzuara çdo vit në kafe, akoma më shumë të shpenzuara në bisedat online apo në drekat me miqtë. Sa biseda interesante keni pasur këto kohët e fundit? Nuk do të ishte çudi sikur të përgjigjeshit një ose dy. Nëse doni ta ndryshoni këtë fakt, atëherë bëhuni më të interesuar në thelbin e gjërave sesa për sipërfaqen që shpesh nxit thashetheme. 1. Bëni pyetje të hapura. Nëse po përpiqeni të hyni në një bisedë të vërtetë me dikë, atëherë duhet të bëni pyetje të hapura, përgjigjja e të cilave nuk mund të jetë vetëm po ose jo. Për shembull, në vend që ta pyesni dikë “A të pëlqejnë filmat?” pyeteni “Çfarë filmash të pëlqejnë?”. 2. Vini në punë të dhënat që keni për dikë. Nëse jeni në një takim me dikë, që mund të jetë partneri ose partnerja juaj e mundshme, atëherë për një bisedë interesante do t’ju duhet të mblidhni të gjitha informacionet që keni për këtë njeri. Kështu do ta keni të lehtë të krijoni një ide se për çfarë do t’i pëlqente personit tjetër të fliste. 3. Qëndroni të informuar. Nëse ju e shihni se biseda po shkon drejt një pike rënieje, atëherë bëni mirë të filloni me ndodhi të freskëta që duken interesante. Për këtë mund t’ju shërbejnë lajmet më të fundit nga vendi e bota, por gjithashtu edhe kuriozitete të ndryshme. Nëse jeni një person që i pëlqen të gjurmojë gjëra interesante në internet, atëherë do ta keni shumë më të lehtë të jeni një bashkëfolës që ngjall kënaqësi. 4. Pyeteni personin tjetër për veten. Nëse ka ndonjë gjë që nuk do t’ju lërë aspak në baltë gjatë një bisede, janë pyetjet që i drejtohen tjetrit për veten e tij. Është e qartë që të gjithëve u pëlqen të flasin për veten, qofshin interesantë ose jo. Disa nga pyetjet që mund të drejtoni janë për mënyrën sesi e kaloni ditën, për gjërat që pëlqeni, për miqtë dhe familjen, për librat që po lexoni ose për punën që bëni. 5. Pyetjet enigmë. Nëse e shihni se është momenti i duhur për ta çuar bisedën drejt një shakaje të mundshme ose drejt naivitetit, atëherë pyeteni bashkëbiseduesin nëse për shembull beson te babagjyshi; cilin do të zgjidhte të largonte nga vetja televizorin apo internetin dhe si e mendon jetën nëse nuk do të ekzistonte ora. Të tilla pyetje çojnë drejt mendimeve të thella dhe sjellin një afërsi mes personave të përfshirë në bisedë. 6. Diskutoni për të ardhmen. E ardhmja është një e panjohur që i tundon të gjithë, dashje pa dashje secili mendon për një plan që do të donte t’i realizohej në të ardhmen. Ndaj të flasësh për këtë temë me dikë, është patjetër një mundësi e mirë për ta njohur personin, por për të kuptuar edhe se çfarë kërkoni ju nga vetja. Bëni pyetje si “Ku dëshironi t’i vazhdoni studimet?”, “Ku mendoni se do të jetoni pas disa vitesh?”, “Cila është puna ku e imagjinoni veten më mirë?” dhe të tjera të ngjashme që ju vijnë në mend. 7. Dëgjoni në mënyrë aktive. Nuk ka bisedë më të padobishme sesa ajo, ku secili prej individëve përpiqet të flasë sa më shumë dhe të jetë në qendër të vëmendjes, pa dëgjuar aspak tjetrin. Për këtë arsye, këshilla më e mirë për një bisedë të shkëlqyer është të dëgjoni aktivisht, sepse kështu do të keni një ide më të mirë për çfarë do të flisni. Nëse jeni një dëgjues i mirë, kjo ju bën automatikisht një person që është i këndshëm për të biseduar. Imagjinojeni veten të përfshirë në një bisedë ku të dyja palët janë të interesuara vetëm të flasin. 8. Bëni komplimente. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për komplimente të drejtpërdrejta për pamjen e jashtme apo për gjëra të momentit. Këto komplimente mund të bëhen për një gjest të së shkuarës që bashkëbiseduesi ka bërë. Për shembull, mund ta komplimentoni dikë për një portofol të humbur që e ka kthyer, për zgjedhjen e një pasioni në vend të një pune të mërzitshme, për sjelljen e ëmbël në lidhje me një person tjetër dhe gjëra të ngjashme. 9. Harrojeni veten. Nëse doni me të vërtetë një bisedë të këndshme, atëherë hiqeni nga mendja veten, gjërat që ju pëlqejnë, çfarë doni të nxirrni në pah dhe sa para shpenzuat për fustanin që keni veshur. Përqendrimi te tjetri është mënyra më e mirë për të mësuar diçka të re dhe për të kuptuar personin që keni përballë. 10. Mosrënia dakord. Gjatë një bisede është normale që në pjesë të caktuara të mos jeni dakord me personin tjetër. Në këtë rast duhet të tregoheni të kujdesshëm me mënyrën sesi do të kundërshtoni. Nëse zgjidhni ta shprehni hapur faktin që nuk jeni dakord, atëherë bëjeni me një ton të butë zëri dhe me argumente të shëndetshme. Nëse nuk doni të debatoni, atëherë lëreni heshtjen të flasë dhe merrni një pushim për të pirë pijen që keni përpara. 11. Tregoni histori. Të gjithë fëmijëve u pëlqejnë historitë ose përrallat. Edhe të rriturit nuk janë gjë tjetër veçse fëmijë që kanë një moshë pak më të madhe. Historitë me humor, por jo vetëm, nuk dalin kurrë nga moda. Tregojini ato kur të jeni në një takim dhe kjo do të shërbejë patjetër si një mënyrë e mirë për të “thyer akullin”Harrojeni vetensa ose për të nxitur fantazinë e personit tjetër. 12. Koha për t’u ndarë. Pika e ndërprerjes së bisedës është po aq e rëndësishme sa çasti i fillimit të saj. Mos e zgjasni fjalën aq shumë sa ta mbani personin tjetër me forcë për t’ju dëgjuar, kur duket qartë se ai dëshiron t’i japë fund bisedës. Kështu, teksa flisni, sigurohuni që personi tjetër të mos ndihet i lodhur nga fjalët tuaja. Ndahuni me dashamirësi dhe tregoni mirënjohje për bisedën e këndshme. |
Similar topics
» 5 gjëra shumë të dobishme që ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar për to!
» Ja cfare te beni ne shtepi ne kohen e lire
» 16 Kuriozitete dhe fakte interesante per vdekjen
» Nje Leter Interesante E Shkruar Nga Nje Djale Amerikan, Per Te Gjitha Vjzat…!
» 10 kuriozitete interesante rreth puthjes, ndarjes dhe mediave sociale
» Ja cfare te beni ne shtepi ne kohen e lire
» 16 Kuriozitete dhe fakte interesante per vdekjen
» Nje Leter Interesante E Shkruar Nga Nje Djale Amerikan, Per Te Gjitha Vjzat…!
» 10 kuriozitete interesante rreth puthjes, ndarjes dhe mediave sociale
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi