AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?

2 posters

Shko poshtë

Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?  Empty Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 30, 2013 9:13 pm

Rekomandime të reja për psikologët kanë përcaktuar se adoleshenca në të vërtetë, vijon deri në moshën 25-vjeçare. Për qëllime të trajtimit psikologjik të të rinjve, ky pritet të bëhet standardi. Vetëm pas të 25-ave mund të mendohet se je “pjekur”.
Burimi:Shqip

Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?  32d68641-cc33-4f0b-b935-c0845ad7dedb---0-“Ideja se papritur në moshën 18 vjeç ti je maxhoren nuk tingëllon shumë e saktë”, thotë psikologia për fëmijë, Laverne Antrobus, e cila punon në Londër. “Eksperienca ime me të rinjtë është se ato kanë sërish nevojë për mbështetje të konsiderueshme dhe ndihmë pas kësaj moshe”.

Psikologëve të fëmijëve u është dhënë një direktivë e re ku thuhet se fasha moshore e punës së tyre do të rritet nga 0-18 në 0-25.

“Ne po bëhemi gjithnjë e më të vetëdijshëm dhe po vlerësojmë zhvillimet përtej kësaj moshe [18 vjeç] dhe unë mendoj se është një iniciativë me të vërtetë e mirë”, thotë Antrobus, i cili beson se ne shpesh nxitohemi me fëmijët, duke kërkuar që ata të arrijnë sa më shpejt në moshën madhore.

Rekomandimet e reja ndihmojnë për t’u siguruar që kur të rinjtë arrijnë moshën 18-vjeçare, ato të mos bien në hendeqet e sistemit shëndetësor dhe arsimor. Ndryshimi ndjek zhvillimet në të kuptuarit tonë mbi maturimin emocional, zhvillimin hormonal dhe veçanërisht aktivitetin e trurit.

“Neuroshkenca i ka bërë këto avancime masive dhe ne tashmë nuk mendojmë se gjërat thjesht ndalojnë në një moshë të caktuar dhe aktualisht ka prova që zhvillimi i trurit vijon në të njëzetat e se në disa raste, sjelljet e vjetra nuk ndalojnë edhe shumë më vonë”, thotë Antrobus.

Ka tri faza në adoleshencë – adoleshenca e hershme nga 12 në 14 vjeç, adoleshenca e mesme nga 15 në 17 vjeç dhe adoleshenca e vonë pas 18 vjeç.

Neuroshkenca ka treguar se zhvillimi konjiktiv i të rinjve vijon në këtë fazë të mëvonshme ndërsa maturimi emocional, imazhi për vetveten dhe gjykimi do të ndryshojnë deri sa korteksti paraballor të jetë zhvilluar tërësisht.

Krahas zhvillimit të trurit, aktiviteti hormonal vijon gjithashtu deri në fillim të të njëzetave.

“Një numër fëmijësh dhe të rinj me të cilët jam përballur mes moshës 16 dhe 18 vjeç, shfaqin një dallgë aktiviteti hormonal kaq të madh sa mendoj se është shumë e gabuar të besosh se e gjitha do të ndalojë dhe ata do të qetësohen me të mbushur 18 vjeç”, thotë Antrobus.

Ajo thotë se disa adoleshentë mund të duan të qëndrojnë më gjatë me familjet e tyre, sepse kanë nevojë për më shumë mbështetje gjatë këtyre viteve formuese dhe se është e rëndësishme për prindërit për të kuptuar se të gjithë të rinjtë nuk zhvillohen me të njëjtën shpejtësi.

Por a ka rrezik që ky mendim të sjellë krijimin e një kombi me të rinj që refuzojnë të largohen nga adoleshenca?

Emisionet televizive janë përplot me stereotipa të tillë komikë të të rriturve të rinj.

Pastaj ka personazhe që dëshirojnë të shkëputen nga prindërit e tyre tepër të kujdesshëm e tepër mbrojtës dhe të arrijnë moshën madhore, por e kanë të vështirë të ndërpresin lidhjet me familjen.

Frank Furedi, profesor i sociologjisë në Universitetin e Kentit, thotë se ne kemi fëmijëzuar të rinjtë dhe kjo ka sjellë rritjen e numrit të të rinjve meshkuj dhe femra që vijojnë të jetojnë në shtëpi deri vonë në të njëzetat.

“Shpesh pretendohet se kjo është për arsye ekonomike, por aktualisht nuk është tamam për këtë”, thotë Furedi. “Ka një humbje aspiratash për pavarësi dhe jetesë më vete. Kur unë shkova në universitet, do të quhej vdekje shoqërore që të shiheshe vërdallë me prindërit, ndërsa tashmë kjo është kthyer në normë.

Kështu ti ke këtë lloj ndryshimi kulturor që në thelb do të thotë se adoleshenca zgjatet deri vonë në të njëzetat dhe kjo gjë mund të të dëmtojë në shumë mënyra. Unë mendoj psikologjia po e bën pa dashje këtë, po përforcon një lloj pasiviteti, pafuqishmërie dhe pamaturie duke e normalizuar atë”.

Furedi thotë se kjo kulturë e fëmijërizuar ka intensifikuar ndjesinë e “varësisë pasive”, e cila mund të sjellë vështirësi në sjelljen si i rritur në një marrëdhënie të rriturish. Ka prova se kjo kulturë po bëhet edhe preferencë për ne.

“Ka një numër në rritje maxhorenësh që shohin filma për fëmijë në kinema”, thotë Furedi. “Nëse shikon statistikat për televizionet për fëmijë në SHBA, 25 për qind e shikuesve janë në fakt të rritur”.

Ai nuk është dakord me idenë se bota moderne është shumë më e vështirë për të rinjtë për t’u përballur me dallgët e jetës.

“Unë mendoj se nuk është bota që është bërë më e pamëshirshme, është thjesht që ne i kemi mbajtur fëmijët tanë pas duke filluar nga një moshë e re. Kur ata janë 11, 12 apo 13 vjeç, ne nuk i lëmë t’i zgjidhin punët vetë. Kur ata janë 14 apo 15 ne i mbrojmë dhe i ruajmë nga eksperiencat e jetës reale. Ne trajtojmë studentët e universitetit në të njëjtën mënyrë që ne dikur trajtonim nxënësit e fillores, pra mendoj se ky lloj efekti i akumuluar i fëmijërizimit është përgjegjës për të gjithë këtë”.

Por a duhet që prindërit të nxisin me të vërtetë adoleshentët të ecin përpara në jetë në mënyrë të pavarur? Seriali televiziv “Girls” (Vajzat) – me personazh kryesor, Hannah Horvarth, e cila po vuan me arritjen e pjekurisë – ka kapur vëmendjen e të gjithëve. Prindërit e Hannah i kanë ndërprerë ndihmën financiare dhe ajo duhet të jetojë larg tyre e të përballet në moshën e të njëzetave me gabimet e veta.

A duhet adoleshentët të përballen me këtë situatë si personazhi i Vajzat?

Një nga ritet tradicionale të kalimit në moshën e rritur ka qenë gjithmonë dalja nga shtëpia e prindërve, por ekspertja televizive e pronave, Sarah Beeny, thotë se adoleshentët nuk e kanë të domosdoshme të largohen nga prindërit për të mësuar të jetuarit të pavarur dhe ka avantazhe të stërmëdha jetesa e shumë gjeneratave në një shtëpi.

“Zgjidhja për të mos pasur 25 apo 30-vjeçarë të pavlefshëm që jetojnë në shtëpi nuk është përzënia e tyre nga shtëpia, është t’i detyrosh të lajnë vetë rrobat e tyre, të paguajnë pjesën e tyre të shpenzimeve, pjesën e qirasë, pjesën e faturave, të marrin përgjegjësinë për pastrimin e dhomave të gjumit dhe të mos presin një dorë nga dikush tjetër për to”, thotë Beeny.

Ajo thotë se prindërit duhet të luajnë një rol në mësimin e aftësive bazë nga adoleshentët dhe të rinjtë në këmbim të jetesës së përbashkët me ta.

“E di që ngjan si një ëndërr utopike, por ka shumë gjasa se ne duhet të synojnë pikërisht këtë. Për mua ky është grali i shenjtë… jo çdokush duhet të izolohet me individualizëm në cepin e vet dhe jo çdokujt duhet t’i lihet të mendojë se, nëse paguan këstin e kredisë, nuk duhet të bëjë asnjë punë tjetër në shtëpi”.

Ideja e përgjegjësisë prindërore ndaj adoleshentëve duhet të zgjatet te një simbol tjetër i jashtëm i maturitetit, thotë eksperti i motorëve Quentin Willson – makina. Ai thotë se është bërë si “hajmali: për të rinjtë që duan të ndihen më të pjekur.

Willson shton se statistikat tregojnë se shumica e aksidenteve automobilistike të shkaktuara nga shoferët e moshës 18-vjeçare ndodhin si pasojë e gjykimeve të gabuara në vendimmarrje dhe në rastin e timonit “maturimi nuk formohet tërësisht derisa mbërrin në moshën 25-vjeçare”.

Por në vend që të rritet mosha minimale për t’i dhënë makinës, Willson beson se prindërit dhe mësuesit duhet t’i edukojnë aftësitë e dhënies së makinës me kujdes para sesa efektet e adoleshencës të fillojnë të shfaqen.

“Nëse u mëson këtyre fëmijëve kur mendjet e tyre janë të pastra dhe para se ata të jenë korruptuar nga gjëra si “Grand Theft Auto 5” dhe “Top Gear” apo të gjitha llojet e ngjashme të presioneve shoqërore, atëherë u jep mesazhin e sigurisë rrugore shumë më herët”, thotë Willson.

“Qeveria duhet të shohë për këtë me shumë kujdes dhe ta vendosë në kutikulat shkollore. Nëse u mëson fëmijëve t’i japin makinës në kuptimin e teorisë në shkollë dhe i jep mesazhet e duhura në moshën 13, 14 apo 15 vjeç, atëherë e zgjidh problemin. Po ta bësh në moshën 17 vjeç, kur testosteroni po shpërthen, të gjitha ndikimet gërryese negative depërtojnë shumë më shpejt sesa mesazhet e sigurisë”.

Por me një aktivitet hormonal duke vrapuar dhe një adoleshencë që merr shumë më tepër kohë nga sa mendonim më herët, si mund ta dimë ne se kur maturohemi me të vërtetë?

Për Antrobus kjo ndodh kur pavarësia “ndihet si diçka që e do dhe mund ta arrijë”. Por për adoleshentët e përjetshëm mes nesh, ndoshta përkufizimi i Beeny është më i përshtatshëm. “Për mua të qenët madhorë do të thotë të kuptosh se nuk ka më njerëz duke u rritur dhe se askush tjetër nuk të jep krahë duke të të trajtuar në këtë mënyrë”, thotë Beeny.
♛Melody♛
♛Melody♛

Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?  Coolte21

Shteti Shteti : Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?  Empty Re: Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?

Mesazh nga Katilja Wed Oct 02, 2013 5:05 am

Nje filozof i madh ka thene:


Shume njerez,me kalimin e viteve thjesht rriten ne moshe,
vetem disa prej tyre piqen.
Katilja
Katilja

Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?  Coolte21

Shteti Shteti : Adoleshenca, a mbaron me të vërtetë në moshën 25-vjeçare?  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi