AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E çuditshme, por e vërtetë, goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit

Shko poshtë

E çuditshme, por e vërtetë, goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit Empty E çuditshme, por e vërtetë, goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 02, 2013 4:09 am

E çuditshme, por e vërtetë, goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit Mini-stroke
Ekspertët thonë se nuk është e pazakontë që sulmi në tru të shkaktojë ndryshime psikike, emocionale dhe biheviorale, por disave dëmtimet në tru ua ndryshuan tërësisht jetën. Ja rastet më interesante të tilla, të dokumentuara kohët e fundit nga mjekësia..
[ltr]1. E humbi aftësinë të ndjehet i trishtuar[/ltr]
68-vjeçari Malcolm Myatt pësoi një sulm që ia dëmtoi pjesën ballore të trurit që kontrollon emocionet. Si rezultat i kësaj, e humbi aftësinë që të ndjehet i trishtuar.
"Kurrë nuk jam depresiv. Brengat nuk me shqetësojnë. Më pëlqen gjendja që jam, gjithmonë i lumtur, e jo e kundërta. Prandaj, kjo është përparësi për mua”, ka thënë shoferi në pension i autobusit.
[ltr]2. Lojtari i ragbit u bë berber dhe homoseksual[/ltr]
Ish-lojtari i ragbit, Chris Birch, pësoi një goditje gjatë ushtrimeve. Kur u zgjua zbuloi se është homoseksual.
26-vjeçari para sulmit në tru ishte heteroseksual, i fejuar me një femër, por pastaj e ndërpreu lidhjen, e la profesionin e tij dhe u bë berber.

3. Anglezi që flet vetëm gjuhën e Uellsit
Pas dëmtimit të trurit të shkaktuar nga një sulm, 81-vjeçari anglez, Alun Morgan, ka harruar gjuhën e tij amtare. Ai nisi të flas gjuhën e Uellsit, të cilën kurrë nuk e kishte mësuar.
Morgan ishte rritur në Angli dhe shumicën e jetës së tij fliste vetëm anglisht. Në Uells herën e fundit ishte 70 vjet më parë.
Mjekët besojnë se përvoja Morganit është shkaktuar nga një çrregullim i trurit që quhet afazi: dëmtimi i pjesëve të trurit që rregullojnë përdorimin e gjuhës. Gjithashtu, ka indikacione se Morgan kishte mësuar pak gjuhën uellsiane kur ishte i ri. Si fëmijë ka jetuar me gjyshen e tij, që fliste këtë gjuhë, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore së bashku me fëmijët e tjerë u dërgua në Uells për të shpëtuar nga bombardimet gjermane.
[ltr]4. Theksi i Xhamajkës[/ltr]
Linda Walker nga Newcastle, kur u zgjua pas një sulmi në tru, kuptoi se e kishte ndryshuar krejtësisht theksin e saj. Ekspertët besojnë se 60-vjeçarja ka një sindromë të theksit, një gjendje në të cilën pacientët flasin ndryshe pas dëmtimit të trurit. Linda është një nga 50 rastet me këtë sindromë në 65 vitet e fundit.
Asaj nuk i e pëlqen kjo që i ka ndodhur, sepse ndihet si një person tjetër.
"Motra ime thotë se tingëllojë italisht, vëllai im thotë se tingëllojë sllovakisht, e dikush tjetër si franceze e Kanadasë. Herën e fundit më thanë se flas si nga Xhamajka, diçka që nuk di ta shpjegoj”, thotë ajo.
[ltr]5. Artisti digjital[/ltr]
Ken Walters nuk ishte tip artisti, para se të pësonte sulmin në tru më 2005. Pas një aksidenti të tmerrshëm, të cilin ai e mbijetoi, një ish-inxhinier mbeti në karrocë invalidi dhe i pa punë, gjë që rezultoi me depresion.
Kur gjërat nuk mund të bëheshin më keq, ai pësoi një sulm në tru. Por, hemorragjia cerebrale që mund ta bënte jetën e tij më të vështirë, rezultoi me dhunti të papritur. Walters nisi të zhvillohet si artist digjital, të krijojë një biznes dhe kompani të suksesshme në moshën 51-vjeçare.
[ltr]6. E ndjen krahun e tretë[/ltr]
Kjo përvojë e pabesueshme i ka ndodhur një zviceraneje e cila pretendon se ndjen se e ka edhe një krah të tretë.
Mjekët e dërguan në teste, ndërsa neurologia e saj e quajti këtë fenomen të besueshëm. Në fakt, kur mjekët e pyetën gruan të lëvizte krahun e saj “fiktiv”, truri reagonte ashtu sikur ajo vërtet mund ta lëvizte. Kur mjekët i thanë të kruajë faqen, aktivizohen pjesët e trurit që ndërlidhen me të prekurit. Kështu, është aktivizuar edhe korteksi virtual gjë që indikon se ajo e sheh dhe e ndjenë vërtet krahun “fantazmë”.
/Shekulli Online/ E.L/

♛Melody♛
♛Melody♛

E çuditshme, por e vërtetë, goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit Coolte21

Shteti Shteti : E çuditshme, por e vërtetë, goditjet në tru i ndryshojnë njerëzit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi