Struktura e trurit mund të parashikojë dhimbjen?
2 posters
Faqja 1 e 1
Struktura e trurit mund të parashikojë dhimbjen?
Nëse vuani nga dhimbja e vazhdueshme që nuk mund të largohet, edhe pse ka kaluar shumë kohë nga krijimi i saj, informohuni me të dhënat më të fundit nga shkenca për gjendjen tuaj. | ||||
| ||||
Ndryshimet strukturore në tru mund të jenë një nga arsyet përse një person e merr veten nga dhimbja, ndërsa te një tjetër zhvillohet një dhimbje agonie kronike, këshillon një studim i ri. Kërkuesit u bënë skaner koke 46 njerëzve, të cilët kishin dhimbje të mesit për rreth tre muaj dhe më pas vlerësuan dhimbjen e tyre katër herë gjatë vitit të ardhshëm. Rreth gjysma e pacientëve e morën veten gjatë vitit, gjysma tjetër vazhdoi të përjetonte dhimbje të vazhdueshme gjatë gjithë studimit. Duke parë edhe njëherë skanimet e truve, kërkuesit gjetën ndryshime në strukturën e trurit te njerëzit të cilët e morën veten krahasuar me njerëzit që vazhduan të ndienin dhimbje. Ndryshimet u gjetën në lëndën e bardhë të trurit, e cila përgjithësisht konsiston në lidhjet e gjata midis neuroneve dhe zonave të trurit. Veçanërisht, ndryshimet ishin midis lidhjeve të zonave të trurit, që mendohet të jenë të përfshira në perceptimin e dhimbjes, shprehen shkencëtarët. “Ne mund të kemi gjetur një shkak anatomik për dhimbjen kronike në tru”, tha në një deklaratë kërkuesja në studim Vania Apkarian, profesore e psikologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Feinberg, Çikago. Këto ndryshime strukturore zakonisht ekzistojnë të pavarura nga incidentet që e nxisin dhimbjen dhe mund të ndodhë që disa njerëz janë më të prirur për ta zhvilluar dhimbjen kronike, thanë hulumtuesit e studimit, i cili do të botohet në numrin e tetorit të revistës mbi dhimbjen. Shumë njerëz që përjetojnë dhimbje pas një dëmtimi, me kalimin e kohë i kthehen gjendjes së qëndrueshme shëndetësore. Megjithatë, disa vazhdojnë të vuajnë shumë kohë pas lëndimit. Nuk është e qartë se çfarë mekanizmi bën kalimin nga gjendja akute e dhimbjes në gjendje kronike që mund të vazhdojë me vite. Në studim, kërkuesit përdorën një teknikë përfytyrimi të trurit të quajtur difuzioni tensor i përfytyrimit, i cili pat integritetin e lëndës së bardhë të trurit. Përfundimet u konfirmuan më tej kur kërkuesit krahasuan pjesëmarrësit në studim me grupe të tjera njerëzish. Ata zbuluan se materia e bardhë e pacientëve me dhimbje të vazhdueshme ishte e njëjtë me një grup të tretë njerëzish që vuanin gjithashtu nga dhimbja kronike. Përkundrazi, lënda e bardhë në pacientët që e përjetonin dhimbjen jo gjatë, nuk ishte njëlloj me lëndën e bardhë në trurin e njerëzve të shëndetshëm. Për të testuar fuqinë e marrëdhënieve midis strukturës së trurit dhe dhimbjes kronike, kërkuesit panë se çfarë tregonin skanimet e trurit në fillim, për të parashikuar nëse pacientët do të shërohen apo do vazhdojnë të vuajnë nga dhimbja. Ata zbuluan se skanimet e hershme të trurit parashikonin se dhimbja e cilit do të zhdukej dhe dhimbja e cilit do të vazhdonte edhe pas një viti. “Ne mbetëm të befasuar sesa të fuqishme ishin përfundimet dhe të mahnitur sesa saktë skanimet e trurit e parashikonin dhimbjen e mesit”, tha Apkarian. Parashikimi është fjala kyç që do të ndihmojë në trajtimin e dhimbjes kronike. Zbulimet tregojnë se struktura e trurit është e përfshirë në dhimbjen kronike dhe se më shumë studime do të duhen për të kuptuar më saktë rolin e lëndës së bardhë në tru në lidhje me dhimbjen e vazhdueshme. |
Re: Struktura e trurit mund të parashikojë dhimbjen?
Struktura psikologjike e trurit
Tiparet e personalitetit të njerëzve që janë të dukshme në bashkëveprimet sociale tregohen edhe në tru pasi ekzistenca dhe dominimi i tyre përcaktohet nga madhësia e zonave të ndryshme të tij. Sipas një studimi të ri shkencor të Universitetit të Minesotës, të udhëhequr nga Kolin DeYoung, sa më e madhe është një zonë e trurit, aq më i fuqishëm vlerësohet të jetë funksioni i saj.
Tiparet e personalitetit të njerëzve që janë të dukshme në bashkëveprimet sociale tregohen edhe në tru pasi ekzistenca dhe dominimi i tyre përcaktohet nga madhësia e zonave të ndryshme të tij. Sipas një studimi të ri shkencor të Universitetit të Minesotës, të udhëhequr nga Kolin DeYoung, sa më e madhe është një zonë e trurit, aq më i fuqishëm vlerësohet të jetë funksioni i saj.
Psikologët i kanë kategorizuar të dhënat e pesonalitetit në pesë faktorë kryesorë, të cilët i quajnë “Big Five”:
- ndërgjegje
- ekstroversion
- nevrozë
- ëmbëlsi – përzemërsi
- sinqeritet – intelekt
Gjatë studimit, 116 vullnetarëve iu kërkua t’u përgjigjeshin disa pyetjeve, duke përshkruar personalitetin e tyre, pastaj bënë një shfaqje vizuale të trurit, ku u mat madhësia e pjesëve të ndryshme të trurit me qëllim krahasimin mes tyre. Raporti midis madhësisë së pjesëve dhe peronalitetit ishte i dukshëm, për shembull, njerëzit organizativ dhe të ndërgjegjshëm, të cilët zakonisht janë tepër metodikë dhe me sens të lartë vetë-disiplinimi e kishin më të madhe atë pjesën e trurit që lidhet me kujtesën dhe planifikimin.
“Gjetjet e hulumtimit tregojnë se mund të gjejmë sistemet biologjike që përgjegjësohen për sjelljen dhe përvojën që i bën njerëzit unikë”, thotë DeYoung, duke theksuar se diçka e tillë nuk do të thotë se sjellja jonë përcaktohet qysh nga lindja, pasi truri rritet dhe ndryshon vazhdimisht si pasojë e përvojave, po ashtu edhe sjellja jonë./AlbStroka.com/
Similar topics
» Ndryshimet klimaterike nxisin dhimbjen e kokës
» Zbulohen lidhjet mes muzikes dhe trurit
» Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit
» Nga lind xhelozia? Nga nje zone e trurit
» Patëllxhani, mbron qelizat e trurit nga dëmtimi
» Zbulohen lidhjet mes muzikes dhe trurit
» Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit
» Nga lind xhelozia? Nga nje zone e trurit
» Patëllxhani, mbron qelizat e trurit nga dëmtimi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi