AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit

Shko poshtë

Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit Empty Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jul 07, 2013 8:36 am

Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit 117-370x288

Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit
Pini shumë ujë, të paktën 6 gota.Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm, por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit, pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm. Mos përdorni fast food-et. Ushqimet e fast food-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fast food-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fast food-ve një herë në muaj. Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj, citon balkanweb
Ndikimi negativ i stresit në shëndetin mendor
Pasojat negative të stresit njihen jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe atë fizik. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”, ndiqni një dietë të rregullt. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tri vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese, trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t’iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shëtitjet.
Efekti i bashkëjetesës në shëndetin mendor
Bashkëjetesa është më e mirë për shëndetin mendor të meshkujve, po martesa është më mirë për lumturinë e femrave, sugjeron një studim i ri. Studimi i afro 4 500 meshkujve e femrave në Angli nxjerr në pah që kush rri në marrëdhënien e parë të qëndrueshme gëzon shëndet të mirë mendor. Ndërsa meshkujt e marrin veten pas ndarjeve me radhë, femrat e kanë shumë më të vështirë. Në fakt, mund të jetë më mirë për shëndetin mendor të femrës të rrijë e vetme, sesa ketë dashur e të ketë humbur dikë. Mungesa e mbrojtjes së të drejtave financiare dhe të drejtave të pronës, dhe si rrjedhojë mungesa e sigurisë kur ndahen çiftet që bashkëjetonin mund të shpjegojë pse femrat që bashkëjetojnë kanë më shumë probleme mendore se femrat që martohen. Këtë e tregojnë studimet më të fundit.
Depresioni dhe ankthi, kush i përjeton
Martesa është shoqëruar prej kohësh me përfitime shëndetësore, sidomos për meshkujt. Studime të mëparshme tregojnë se njerëzit që martohen pritet të jetojnë më gjatë, të kenë përqindje më të vogël vdekjesh dhe mirëqenie më të lartë psikologjike se ata që rrinë pa martuar, – thotë grupi i studiuesve. Prishja e partneritetit lidhet me shëndet të dobët mendor  megjithëse formimi i marrëdhënieve të reja e zbeh disi këtë efekt. Gjithsesi, femrave u duhet më shumë kohë për ta marrë veten sesa meshkujve. Shëndeti mendor i femrave merr të tatëpjetën më shpejt sa më shumë ndarje që përjetojnë. Për meshkujt nuk ndodh kështu. Shëndeti më i mirë i meshkujve vihet re tek ata që kanë kaluar dy ose më shumë se dy riformime partneriteti.
Këshillat e ekspertëve për të shmangur problemet mendore
1- Truri është plastik dhe në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh.
2- Duhet të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore
3- Trurin duhet ta mbajmë të gjallë, duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij.
4- Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin.
5- Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin.
6- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik.
8- Yndyrnat nuk i bëjnë mirë trupit dhe as mendjes.
9- Izolimi shoqëror është i dëmshëm për shëndetin mendor.
♛Melody♛
♛Melody♛

Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit Coolte21

Shteti Shteti : Këshilla për një dietë që i bën mirë trurit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi