Tregon avokatja Mirela Roshi: Dua divorc dhe… gjysmën e pasurisë!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Tregon avokatja Mirela Roshi: Dua divorc dhe… gjysmën e pasurisë!
Divorcet nuk njohin më moshë. Nga të sapomartuarit, që nxjerrin si të “përfituar” nusen me gjysmën e pasurisë, deri te gjyshërit, që u është mërzitur njëri-tjetri
Martesa me paramendim dhe qëllim të mirëstudiuar… Një partner i/e kamur, jo vetëm që do ta bënte më të lehtë jetesën nën një çati, por në emër të prirjes materialiste, sot shoqëria shqiptare po bëhet më e varur ndaj fenomenit të pasurimit nga ajo çka zotëron bashkëshorti/ja. Edhe në të kaluarën, kur martesat realizoheshin që në djep, kundrejt një shume të caktuar napolonash të vendosur si kusht nga familja e vajzës, nuk mund të flitej për ndjenja të ndërsjella midis dy partnerëve, sesa një akt i mirëfilltë shitje/blerje e vajzës. Një dukuri e tillë ka ardhur duke u evidentuar kohë pas kohe, duke e cytur shoqërinë tonë kah afinitetit më të madh kundrejt aspektit material, sesa atij shpirtëror dhe ndjenjës që duhet të bëjë bashkë dy individë. Avokatja Mirela Roshi, e cila specifikisht merret me çështjet e divorceve, apo e thënë në gjuhën juridike, zgjidhjet e martesave, thotë se numri i divorceve është në rritje të konsiderueshme vit pas viti dhe shkaqet janë sa të njohura, aq edhe të ndryshme. Emigracioni, ndryshimet demografike, disniveli kulturor, por edhe krijimi i lidhjeve me njohje të përcipta, pra martesa të nxituara, janë vetëm disa syresh të motiveve që i drejtojnë çiftet shqiptare drejt dyerve të Gjykatës.
Pasuria në plan të parë
“Martesa dhe familja janë institucione jo vetëm shoqërore, por edhe juridike. Martesat para viteve ’90 ishin më të qëndrueshme, më të mbyllura dhe lidhja mes dy njerëzve bazohej në moralin, besnikërinë e dashurinë. Ndërsa sot, martesat lidhen edhe për interesa materialiste, martesa pragmatiste, të cilat në të shumtën e rasteve përfundojnë në dyert e gjykatave. Rast pas rasti ka ndodhur që bashkëshortët pjesën e zgjidhjes së martesës nuk e përjetojnë për keq, por për sa i përket pjesës së pasurisë, këtu ata tregohen të ngushtë dhe jo racionalë, duke synuar anën materiale, pra atë çka u takon, pas divorcit”, cilëson Roshi. Nga viti në vit, numri i divorceve ka ardhur në rritje të konsiderueshme. Duke iu referuar shifrave të fundit, në vitet 2011-2012 numri i divorceve është rritur afërsisht me 25%. Martesa të paramenduara?! Ka ndodhur në jo pak raste! Madje, duke ndarë shembujt në morinë e historive që ajo ka gjykuar profesionalisht, i ka mbetur në mendje ajo e një çifti të ri… ku babai i bëri dhuratë të birit për martesë një shtëpi dhe një dyqan. Pasi vajza u sigurua në pjesën materiale, vetëm disa muaj pas martesës kërkon menjëherë divorcin, duke përfituar ½ e pasurisë së ish/bashkëshortit. “Në vendin tonë, ku papunësia është shumë e ndjeshme, sigurimi i të ardhurave për një jetë më të mirë është bërë shumë i vështirë, dhe kështu jo pak njerëz fillojnë dhe bëjnë kalkulime, llogari, në marrëdhënie shoqërore, familjare, por edhe në ato martesore”, vijon avokatja Mirela Roshi.
Jemi bërë gjyshër, por duam divorcin
Duket se divorcet nuk po njohin as rrafshe moshe… Para do kohësh, av.Mirela Roshi duhet të zgjidhte martesën e një çifti bashkëshortësh që ishin bërë gjyshër, e që ishin në prag të të 60-tave. Për pak, kjo lloj martese i kujtoi avokates modelin e lidhjeve dhe martesave që bëheshin në fillim të viteve ’90, të cilat për hir të opinionit dhe shoqërisë paragjykuese, ishin të destinuara të rezistonin gjatë, vetëm se asokohe ishte tepër e vështirë t’u dilje zot gojëve të liga dhe shikimeve shpotitëse, sa herë kaloje aty në lagje, apo në ambientet që duhet të frekuentoje për hir të angazhimeve të ditës. Tranzicioni i gjatë dhe i vazhdueshëm i shoqërisë sonë solli edhe nevojën për të nxjerrë në sipërfaqe ato të vërteta, që tanimë asnjë çift nuk mund t’i pranojë e të bëhet tok, vetëm për hir të opinionit. “Shkaqet dhe arsyet e rastit në fjalë ishin se martesa kishte humbur qëllimin dhe kuptimin e saj. Të dy ishin bërë të huaj me njëri-tjetrin dhe kjo pa dyshim që nuk kishte ardhur si pasojë e një marrëdhënie jo të shëndetshme, e cila ndër vite solli ndarjen ligjore se ndarja faktike kishte kohë që kishte ndodhur. Rasti ishte i vështirë. Gruaja nuk e pranoi kurrsesi zgjidhjen e martesës, por vetë ligji e ka të përcaktuar se kur ka shkaqe ligjore të arsyeshme, Gjykata vendos zgjidhjen e saj”, thotë Roshi. Divorcet në ditët e sotme nuk po njohin më kufirin moshor, por ajo çka e bën shqetësuese, është tendenca në rritje dhe fenomeni i lidhjeve e ndarjeve vetëm për hir të pasurisë që zotëron njëri apo tjetri partner. Ky fenomen i kohëve moderne, duket se e ka zënë në ngërç shoqërinë tonë, duke iu larguar gjithnjë e më shumë vlerave shpirtërore, për t’u kapur fort pas xhepit e kuletës së tjetrit!
ERMIRA ISUFAJ/pnorama
Similar topics
» Njeriu që zotëron gjysmën e botës
» Avokatja 35-vjeçare kryen marrëdhënie seksuale me 370 burra, “zëvëndësova vetminë me seksin”
» Grupi i gjakut, tregon karakterin tuaj
» Angelia Jolie Tregon Trupin Pas Operacionit
» MESAZHI NË CELULAR TREGON KUSH JENI?
» Avokatja 35-vjeçare kryen marrëdhënie seksuale me 370 burra, “zëvëndësova vetminë me seksin”
» Grupi i gjakut, tregon karakterin tuaj
» Angelia Jolie Tregon Trupin Pas Operacionit
» MESAZHI NË CELULAR TREGON KUSH JENI?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi