Kosova: Ilaçet e kancerit u shitën 8 herë më shtrenjtë

Ministri i Shëndetësisë: Për herë të parë do ketë fond rezervë për QSUT. Kosova: Ndjesë pacientëve. Brenda majit mbyllet furnizimi.
Ilaçet në Spitalin Onkologjik janë shitur 8 herë më shtrenjtë sesa vlera reale. Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, dje, duke komentuar mungesat e barnave, u ka kërkuar ndjesë pacientëve. Ai gjithashtu ka garantuar se brenda datës 15 maj do të përfundojnë të gjithë tenderët që garantojnë furnizimin për të gjitha shërbimet. Për herë të parë do të ketë edhe një fond rezervë që do të përdoret për nevoja emergjente.
“Nuk mund të pranoj që një ilaç në Onkologjik të shitet tetëfishin e normës që normalisht duhet të jetë. Unë do t’u kërkoj falje pacientëve 100 herë, por kemi bërë përpjekjet maksimale dhe që sot duhet të nisë furnizimi që të mos mungojë asgjë, ndërkohë që tenderi kryesor duhet të mbarojë afatet deri më 15 maj”, tha Halim Kosova. Ai shtoi se të sëmurëve nuk do t’u mungojnë ilaçet në spital. “Do të marrin atë shërbim shëndetësor të cilin meritojnë dhe për të cilin shteti paguan. Nuk do të përcillen nga dyert e mjekëve me një copë letër apo recetë për ta blerë në farmaci”, tha Kosova.
Vetëm pak ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, deklaroi se në QSUT është abuzuar me tenderët e medikamenteve. Ai ka anuluar rreth 2.4 miliardë lekë tenderë, të cilët ishin prokuruar me çmime pesëfish më të larta se realja. Në një kohë kur spitali ishte i zbrazur nga ilaçet, fondet nuk kanë munguar. “Me këto shuma parash që janë dhënë për QSUT-në, nuk duhet të kishte asnjë mungesë. Problem ka qenë menaxhimi i tyre”, tha Kosova.
(Lajmin e plote nga Zirina Llambro e lexoni sot ne Panorama)

Similar topics
» Gjenden 3 vajzat e mitura, policia: Shitën bizhutë e prindërve për të shkuar në Tiranë
» "Dua para, do të shes gjënë më të shtrenjtë, virgjërinë" (FOTO)
» Tirana është kryeqyteti i tretë më i shtrenjtë në Europën Qendrore dhe Lindore
» Kosova nëpër histografi!
» Tifozët e Realit, "Kosova është Serbi"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi