AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente

Shko poshtë

Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente Empty Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 09, 2013 9:12 pm

Një lajm i mirë dhe më i fundit ka mbërritur në fushën e shëndetësisë! Vaksina kundër virusit të gripit për dimrin e këtij viti do të jetë më e përmirësuar, çka do të thotë se ajo do të japë më shumë efekt mbi qëllimin për të cilin është krijuar…
Gripi 2014
Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente Cold_and_flu_tips-150x150Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente Farmaco-spray-contro-sclerosi-multipla-150x150Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente Green-vaccine-hi-res-150x150Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente Influenza-2014-in-arrivo-il-nuovo-vaccino-quadrivalente-150x150Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente Influenza-le-regole-di-prevenzione-per-evitarla-quest%E2%80%99anno-150x150




Sigurisht të flasësh për gripin e vitit 2014 mund të duket pak e parakohshme, por në të vërtetë lajmet e fundit mund t’u interesojnë të gjithë atyre që për çdo vit vendosin të “vrapojnë” pas vaksinës për t’u mbrojtur nga sulmet e viruseve të gripit. Lajmi më i rëndësishëm mbi gripin që pritet të vijë, ka të bëjë me shpikjen e një vaksine të re, për herë të parë e tipit kuadrivalente. Për të përballuar valën e ardhshme të gripit, të planifikuar në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014, ekspertët e industrisë janë duke punuar tashmë për viruset përgjegjëse dhe vaksinat më të përshtatshme. E reja për sa i përket kësaj vaksine më të fundit qëndron te përbërja e saj, që mesa duket nënkupton paraqitjen e një vaksine të re kuadrivalente, e cila duhet t’i shtohet asaj trivalente, e përdorur tashmë. Lajmi është konfirmuar edhe nga një deklaratë e zyrtare e Agjencisë Europiane për Produktet Medicinale, EMA (European Medicines Agency). Kjo e fundit ka thënë se i ka dhënë BE-së rekomandimet për llojet e viruseve të gripit që duhet të përfshihen në vaksinat e parandalimit të gripit sezonal për dimrin e ardhshëm. Lista e shtameve për vaksinën trivalente përfshin: A/California/7/2009 (H1N1), A/Victoria/361/2011 (H3N2) dhe B/Massachusetts/2/2012.
Ndërsa për sa i takon vaksinës kuadrivalente, këtyre të fundit duhet t’u shtohet edhe një shtam i virusit B/Brisbane/60/2008. Pra, me fjalë të thjeshta, në sezonin e ardhshëm të dimrit bashkë me vaksinën trivalente ne mund të gjejmë edhe atë kuadrivalente, e cila siç sugjeron emri, duhet të jenë efektive kundër katër variacioneve të ndryshme të virusit dhe jo tre. Ashtu siç e ka shpjeguar edhe Gianni Rezza, një epidemiolog italian i Institutit të Shëndetit, “vendimi për të përfshirë edhe një vaksinë kuadrivalente varet nga fakti se në disa vende të botës, në sezonin e gripit, janë në qarkullim dy shtame të virusit B. Për përbërjet trivalente mund të them se shtamet H1N1 dhe H3N2 janë të njëjta si ato të sezonit 2012-2013, ndërsa shtama B/ Massachusetts është paksa e ndryshme”. Me pak fjalë, një përbërës më shumë për parandalimin efektiv kundër gripit që do të vijë!
Çfarë është një vaksinë?
Vaksinat janë agjentë të parrezikshëm që konsiderohen si “armiq”. Zakonisht ato janë molekula, por jo domosdoshmërish proteina, që nxisin një përgjigje imune, e që për pasojë shkaktojnë imunitet mbrojtës kundrejt agjentëve potencialë. Megjithëse një patogjen mund të jetë një bakter ose një ‘protozo eukaryotik’, shumë vaksina të suksesshme janë krijuar edhe kundër viruseve dhe këtu ne do të kemi të bëjmë kryesisht me vaksinat antivirus. Imuniteti kundrejt një virusi normalisht varet në zhvillimin e përgjigjes imune kundrejt antigjenëve në sipërfaqe të qelizës së infektuar me virus ose në sipërfaqe të vetë particelës virale. Përgjigjja imune kundrejt antigjenëve të brendshëm zakonisht luan pak rol në imunitet. Kështu, në pandemitë e influencës, një glykoproteinë e re sipërfaqësore përfitohet si rezultat i shiftit antigjenik që karakterizon shtamin e ri viral kundrejt të cilit popullata ka pak ose aspak imunitet. Ky shtam i ri i virusit të influencës, megjithatë përmban proteina të brendshme që kanë qenë në shtamet e mëparshme të influencës. Glykoproteinat sipërfaqësore shpesh u referohen antigjenëve mbrojtës. Për të bërë një vaksinë të suksesshme kundrejt një virusi, duhet të njihet mirë natyra e antigjenëve sipërfaqësorë të tyre. Duhet të theksohet që qeliza e infektuar nga virusi shfaq në sipërfaqe të saj, fragmente të antigjenëve të viruseve të brendshme dhe këta mund të nxisin përgjigjen e qelizave citotoksike T që veprojnë kundër qelizës së infektuar. Në një virus, mund të ketë më shumë se një glykoproteinë sipërfaqësore dhe në përgjigjen imune mbrojtëse, njëra nga këto mund të jetë shumë më e rëndësishme sesa të tjerat; ky antigjen duhet të identifikohet për një vaksinë të vlefshme që bllokon infektivitetin. Kështu, për shembull, virusi i influencës ka në sipërfaqe të particelës virale neuraminidazë dhe hemoaglutininë. Është hemoaglutinina që provokon imunitetin neutralizues, për arsye se ajo është proteinë që ngjit virusin në receptorin sipërfaqësor të qelizës dhe antitrupat neutralizues interferojnë me virusin që lidhet në qelizë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente Coolte21

Shteti Shteti : Në pritje të vaksinës së re kuadrivalente Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi