AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kripa e kuzhinës habit me përdorimet e saj si produkt bukurie

Shko poshtë

Kripa e kuzhinës habit me përdorimet e saj si produkt bukurie Empty Kripa e kuzhinës habit me përdorimet e saj si produkt bukurie

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Sep 09, 2013 8:50 pm

Kripa e kuzhinës ka përdorime të habitshme dhe përmban një thesar të elementeve të fshehura të bukurisë. Nga trajtimet eksfoliuese deri tek trajtimet e puçrrave, provoni këto përdorime efektive të kripës së kuzhinës.
Kripa e kuzhinës habit me përdorimet e saj si produkt bukurie Krypa1. Spray për të krijuar flokë të valëzuar. Për të krijuar valë të përsosura flokësh  hidhni një lugë çaji kripë në 200 ml ujë të ngrohtë. Pastaj shtoni ½ lugë çaji vaj kokosi dhe pak xhel flokësh. Më pas tundeni që të miksohen përbërësit.

2. Absorbues në dush:  Përzieni një filxhan me  kripë gjelle  me disa pika vaj bajameje, kokosi ose një vaji tjetër esencial dhe shtojani ujit gjatë larjes. Përdorimi i kripës gjatë dushit, siguron që të absorbohet më pak ujë nga trupi duke evituar efektin “rrudhosje” në gishtat e duarve dhe këmbëve.

3. Trajtimi i zbokthit. Fërkoni lëkurën e kokës me kripë deti para se të lagni flokët, në mënyrë që të hiqen shtresat e zbokthit dhe ky trajtim i skalit të depërtojë më mirë.

4. Tonik për fytyrën: Për të reduktuar yndyrën në lëkurë, në një shishe me ujë të ngrohtë hidhni  një lugë çaji kripë dhe vendoseni në fytyrë duke ruajtur zonën e syve. Pastrojeni me diçka të thatë.

5. Skrab me kripë: Pasi të  keni bërë një banjë ose një dush, ndërsa lëkura juaj është ende e lagësht, hidhni një sasi të vogël kripe gjelle në duar dhe masazhojeni butësisht tek krahët  dhe këmbët. Masazhi me kripë do të heqë qelizat e vdekura dhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut.

6. Avull për lëkurën: Për të hapur poret, para eksfolimit të lëkurës zieni 1/3 filxhani kripë gjelle në një ibrik të vogël për zierjen e ujit. Transferojeni në një tas dhe gjatë kësaj kohe mbajeni fytyrën mbi avull.

7. Eksfoliues për fytyrën: Përzieni një lugë çaji kripë të imët dhe një lugë çaji vaj ulliri në një tas të vogël. Butësisht, masazhoni fytyrën dhe pjesën e qafës me këtë përzierje. Shpëlajeni fytyrën si zakonisht.

8. Pastë dhëmbësh:  Një recetë klasike e bukurisë natyrore: Shtypni imët pak kripë gjelle. Përzieni një masë të vogël kripe me dy masa sodë buke. Vendoseni në furçën e dhëmbëve dhe fërkoni dhëmbët tuaj.

9. Gargarë: Shpëlani gojën me një solucion i ndërtuar me ½ lugë çaji kripë dhe ½ lugë çaji sodë buke të tretura në një  gjysmë gotë uji.

10. Kundra qeskave të syve: Tresni një lugë çaji kripë në pak ujë të nxehtë. Shtrihuni dhe vendosni mbi sy dy tamponë të zhytur në solucion.

11. Trajtim për këmbët: Vendosini këmbët në ujë të ngrohtë me kripë. Kripa është ajo  që mjeku ua rekomandon atletëve, këmbët e të cilëve janë të mbilodhura, ose pas një ditë të gjatë ecjeje.
♛Melody♛
♛Melody♛

Kripa e kuzhinës habit me përdorimet e saj si produkt bukurie Coolte21

Shteti Shteti : Kripa e kuzhinës habit me përdorimet e saj si produkt bukurie Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi