Nesër Kuvendi i ri, shumica e deputetëve juristë dhe biznesmenë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Nesër Kuvendi i ri, shumica e deputetëve juristë dhe biznesmenë
Anatomia e trupës parlamentare të legjislaturës së XIX-të. Profesionet e reja të ligjvënësve.- Shtohen gazetarët dhe rinjtë që kanë studiuar jashtë vendit kryesisht për shkenca politike
Suela Topi
-Juristët dhe biznesmenët kryesojnë listën e profesioneve të ligjvënëseve që do të betohen nesër në Kuvend. Në një vëzhgim të CV-ve të tyre vihet re numri i madh i të zgjedhurve të cilët edhe pse kanë pasur një fakultet të parë nuk kanë lënë pas dore dhe marrjen e një tjetër diplome, asaj të Juridikut. Të gjitha forcat partiake duket se kanë treguar mjaft kujdes në përzgjedhje të emrave që do të hartojnë tashmë ligjet e reja të vendit. Ndërkohë që nuk mungojnë as gazetarët, pedagogët, apo të shkolluarit në Akademinë Ushtarake dhe Inxhinieri.
Profesioni i deputetëve
Kuvendi i ri i Shqipërisë ka shtuar edhe më tej numrin e të shkolluarve në Fakultetin e Drejtësisë apo njerëzve që vijnë nga fusha e biznesit. Në krahasim me katërvjeçarin 2009-2013 ky numër është shtuar sërish ndërkohë që është shumëfishuar në krahasim me mandatin 2005-2009. Kjo duket se do të lehtësojë punën e subjekteve politike në komisionet parlamentare të cilët tashmë mund të kenë në përbërje të tyre njerëz të specializuar në fushat përkatëse ku ata janë përqendruar. Është shtuar dhe numri i ekonomistëve. Në Kuvendin e kaluar kishte gjithsej 19 ekonomistë ndërsa në këtë legjislaturë numri ka shkuar në 22. Ndërsa në Kuvendin e 2005-2009 kishim 5 gazetarë tashmë do të kemi 8 të tillë. Kuvendit i rikthehen ish-gazetarët Musa Ulqini, Luan Rama ndërsa u shtohet radhëve dhe Alfred Peza edhe pse arsimi fillestar i tij është Akademia Ushtarake. Ajo që bie edhe më shumë në sy është shtimi i të shkolluarve jashtë vendit dhe kryesisht në degën e Shkencave politike. Në këtë listë hyn deputetit i ri Erjon Veliaj apo Klajda Gjosha. Edhe pse emra të rinj të dy këta të zgjedhur përkatësisht nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, veç mandatit të deputetit do të mbajnë dhe postin e ministrit përkatësisht Erjon Veliaj do të jetë Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndërsa Klajda Gjosha do të jetë tashmë Ministre e Integrimit Evropian. Gjithashtu nga radhët e të shkolluarve për Shkencat Politike janë dhe Aldo Bumçi i cili tashmë nga karrigia ministrore do të zbresë në karrigen e deputetit të opozitës dhe Olta Xhaçka që ka fituar të drejtën për një mandat të dytë deputeteje. Matematicienia Lindita Nikolla do të ulet për herë të parë në karrigen e deputetit. Ndërsa rikthehet kimisti Besnik Baraj dhe biokimisja Monika Kryemadhi. Deputetja e LSI-së, Kryemadhi do të ulet për herë të parë në karrigen e deputetit pas 8 vitesh. Akademia e policisë është një tjetër shkollim që duket se shton radhët e ligjvënësve socialistë. Pjerin Ndreu pas një karriere të gjatë në radhët e policisë tashmë do të diskutojë hartimin e ligjeve. Inxhinieria Elektronike një degë e re por mëse e preferuar në kuadër të zhvillimit të teknologjisë është një tjetër profesion që zotërojnë ligjvënësit e Kuvendit të ri mes të cilëve Gerti Bogdani e Blendi Klosi. Radhës së pedagogëve u shtohet Namik Kopliku dhe Edi Rama, Liljana Elmazi ndërsa bëhet sërish deputet Gjergji Papa. Ndërsa nga aktoret mbetet në Kuvend vetëm Luiza Xhuvani dhe Arben Imami.
Biznesmenët ligjvënës
Kuvendi i ri do të ketë në përbërje të tij 31 biznesmenë. 20 prej tyre hyjnë për herë të parë në Kuvend. Në një vëzhgim të listës së deputetëve vihet re se PS ka në radhët e saj biznesmenët Fidel Ylli, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sadri Abazi, Parid Cara, Dashamir Peza, Artan Gaçi, Rakip Suli etj. Ndërsa në listat e PD janë 5 deputet biznesmenë si Bedri Hoxha, Roland Keta, Astrit Velia, Kozma Dashi dhe Gjovalin Kadeli i cili u fut në listat e demokratëve pas largimit nga PS. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 16 mandate të fituara 6 i ka nga radhët e biznesit si Lefter Koka apo Agron Çela. Janë shtuar radhët e përfaqësuesve të biznesit dhe me mandatet e fituara nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Përveç kryetarit të saj Shpëtim Idrizit, 4 të tjerët janë përfaqësues biznesi si Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, Omer Mamo dhe Aqif Rakipi. Po kështu edhe Parti Republikane nga radhët e biznesit ka Agron Dukën ndërsa një tjetër deputet biznesmen, Mark Frroku në parlamentin e ri vjen nga Partia Kristan Demokrate.
Profesioni i ligjvënësve
Jurist, 32
Biznesmenë, 31
Ekonomistë, 22
Gazetarë, 8
Mjekë, 7
Inxhinierë, 6
Pedagogë, 6
Shkenca Politike, 6
Agronomë, 2
Matematicienë 2
Kimistë 3
Deputetë dhe profesione
Pandeli Majko, jurist
Saimir Tahiri, jurist
Vasilika Hysi, juriste
Ditmir Bushati, jurist
Fatmir Xhafaj, jurist
Lindita Nikolla, matematiciene
Besnik Baraj, kimist
Xhemal Qefalia jurist, Akademia e Policisë, Akademia Ushtarake
Sadri Abazi, biznesmen
Parid Cara, biznesmen
Spartak Braho, jurist
Artan Gaçi, biznesmen
Pjerin Ndreu, Akademia e Policisë
Rakip Suli, biznesmen
Milena Harito, Informatikë
Dashamir Peza, biznesmen
Ilir Meta, ekonomist
Klajda Gjosha, Shkenca Politike
Luan Rama, gazetar
Sali Berisha, mjek
Myqerem Tafaj, pedagog
Majlinda Bregu, Shkenca Sociale
Halim Kosova, mjek
Florion Mima, ekonomist
Gerti Bogdani, Inxhineri Elektronike
Dashamir Shehi, agronom
Jorida Tabaku, ekonomiste
Edi Paloka gazetar
Keltis Kruja, jurist
Kastriot Islami, jurist
Ylli Shehu
Tahir Muhedini, biznesmen
Monika Kryemadhi, biokimi
Mimi Kodheli, ekonomiste
Armando Prenga jurist, biznesmen
Arben Ndoka
Aldo Bumçi, Shkenca Politike
Gjovalin Kadeli, biznesmen
Albina Deda, mjekësi
Fidel Ylli, biznesmen
Ermonela Felaj, juriste
Eduard Shalsi, ekonomist
Eduard Bejko
Nasip Naço, jurist
Gledjon Rehovica, biznesmen
Genc Pollo, historian
Astrit Veliaj, biznesmen
Mimoza Hafizi, fizikante
Tom Doshi, biznesmen
Paulin Sterkaj, biznesmen
Namik Kopliku, pedagog
Agron Çela biznesmen
Mark Frroku biznesmen
Jozefina Topalli, juriste
Helidon Bushati, Shkenca Politike
Voltana Ademi mjeke
Nard Ndoka, jurist
Gjovalin Bzhetaj, ekonomist
Lefter Koka, biznesmen
Blendi Klosi, Inxhinieri Elektronike
Klodiana Spahiu, mjeke
Ilir Beqaj, jurist
Namik Dokle gazetar
Gentian Bejko
Artur Bushi
Eduard Halimi, jurist
Igli Cara, biokimi
Albana Vokshi, inxhinieri
Gent Strazimiri, jurist
Oerd Bylykbashi jurist
Agron Duka, biznesmen
Vexhi Muçmata, jurist
Flamur Noka, mjek
Besnik Dusha, jurist
Alban Zeneli
Shkëlqim Cani, ekonomist
Ulsi Manja
Përparim Spahiu, biznesmen
Sherefedin Shehu, ekonomist
Bedri Hoxha, ekonomist, biznesmen
Roland , Keta
Edmond Haxhinasto, ekonomist
Bujar Kllogjri
Ben Blushi, gazetar
Damian ,Gjiknuri, jurist
Evis Kushi, ekonomist
Alfred Peza, gazetar
Taulant Balla, Shkenca Politike
Musa Ulqini, gazetar
Arben Imami aktor, jurist
Eduard Selami, filozofi
Ardian Turku, pedagog
Luçiano Boçi, Gjuhë-Letërsi
Aqif Rakipi, biznesmen
Luan Duzha
Piro Kapurani, biznesmen
Bashkim Fino, ekonomist
Arta Dade, arsimtare
Olta Xhaçka, Shkenca Politike
Ilirian Pendavinji, mjek
Ilir Xhakolli, biznesmen
Ylli Ziçishti, mjek
Ridvan Bode, ekonomist
Eleina Qirici
Edmond Spaho, ekonomist
Fatmir Mediu, inxhinier
Gjergji Papa, pedagog
Petrit Pasili, mjek
Robert Bitri, Agronomi
Gramoz Ruçi, arsimtar
Erion Braçe, ekonomist
Eglantina Gjermeni, pedagoge
Ilirjan Celibashi, jurist
Armando Subashi, jurist
Arben ,Çuko, Akademia Ushtarake, jurist
Piro Lutaj, Akademia Ushtarake, jurist
Majlinda Bufi, biznesmene
Ervin Koçi, bankier
Sokol Olldashi, gazetar
Mesila Doda, jurist
Kozma Dashi, biznesmen
Shpëtim Idrizi ekonomist, jurist
Omer Mamo, biznesmen
Vangjel Tavo, mjek
Arben Ahmetaj, ekonomist
Erion Veliaj, Shkenca Politike
Anastas Angjeli, ekonomist, biznesmen
Genc Ruli, ekonomist
Edi Rama, pedagog
Valentina Leskaj, pedagoge
Koço Kokëdhima, biznesmen
Luiza Xhuvani, aktore
Fatmir Toçi, botues
Andrea Marto,biznesmen
Shkëlqim Selami, biznesmen
Vangjel Dule, gjuhët e huaja
Astrit Patozi, gazetar
Arben Ristani, jurist
Liljana Elmazi, pedagoge
Dashamir Tahiri, biznesmen
Roland Keta, biznesmen
Deputetë për herë të parë, 55 emrat e rinj
55 të zgjedhur nga votuesit më 23 qershor do të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Në listën e të rinjve është kryesocialisti njëherësh kryeministri i zgjedhur, Edi Rama i cili ka fituar mandatin e deputetit në Vlorë. Po nga ky qark vjen për herë të parë në Kuvend dhe Koço Kokëdhima dhe Andrea Marto. Nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim vjen Shkëlqim Selami dhe nga Partia Demokratike Liljana Elmazi e Arben Ristani. Erion Veliaj është deputet i ri që përfaqëson socialistët e Gjirokastrës, ndërsa rikthehet në parlament pas 8 vjetësh Anastas Angjeli. Ndërkohë në Shkodër, socialistët përfaqësohen me dy deputetë të rinj Mimoza Hafizin e Sahit Fishtën ndërsa Partia Demokratike me Helidon Bushatin e Voltana Ademin dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me Agron Çelën. Një deputet i ri është dhe Mark Frroku, që përfaqëson Partinë Kristian Demokrate shqiptare. Emrat e rinj të demokratëve në Tiranë janë Keltis Kruja, Jorida Tabaku, Halim Kosova. Nga republikanët Ylli Shehu dhe nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini. Një deputet i ri është Vexhi Muçmata, që përfaqëson socialistët në Kukës, kurse në grupin e demokratëve është deputet i ri Alban Zeneli. Nga qarku Dibër vjen një deputet i ri socialist Ulsi Manja, Përparim Spahiu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe demokrati Roland Keta, ish kryetar i bashkisë Bulqizë. Ligjvënësit e rinj që janë zgjedhur në qarkun e Elbasanit janë të majtët Alfred Peza dhe Evis Kushi, nga Lëvizja Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto e Bujar Kllogjri. Ndërsa Partia Demokratike ka rikthyer në karrigen e deputetit Eduard Selamin. Në qarkun Lezhë emrat e rinj të koalicionit fitues janë Arben Ndoka, Monika Kryemadhi ndërsa nga Partia Demokratike Albina Deda. Në listën e Durrësit janë të rinj Gentian Bejko e Artur Bushi, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha. Është rikthyer Agron Duka, por këtë herë deputet në siglën e republikanëve. Në Tiranë janë emra të rinj që përfaqësojnë Partinë Socialiste si Parid Cara, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Lindita Nikolla. Kurse për Lëvizjen Socialiste për Integrim, është emër i ri Klajda Gjosha. Në këtë qark morën mandat deputeti dy të rinj që përfaqësojnë njëri Partinë Republikane dhe tjetri Partinë Drejtësi, Integrim e Unitet përkatësisht, Luan Duzha, e Aqif Rakipi. Qarku i Beratit ka sjellë në Kuvendit e ri dy emra deputetësh, Eduard Bejkon dhe Selfo Kapllanin, kurse demokratët nga dy të fituara kanë emër të ri Astrit Veliajn. Në Korçë janë deputet të rinj për Partinë Socialiste Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim Piro Kapurani, për demokratët është emër i ri Eleina Qirici. Në Fier në 9 mandate të partisë socialiste janë katër të rinj Arben Çuko, Majlinda Bufi, Ervin Koçi e Ilirian Celibashi. Dy mandatet e LSI-së në këtë qark janë Petrit Vasili dhe Robert Bitri. Demokratët nga katër mandate ku një është Shpëtim Idrizi ka emër të ri Kozma Dashin, por Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka arritur të marrë një mandat në këtë qark, dhe do të ulet në sallën e Kuvendit Omer Mamo.
Kompjuter për çdo deputet, Topalli boshatis në ikje, arkën e Kuvendit
Salla e Kuvendit të Shqipërisë rinovohet sërish. Ndryshimi i radhës është po aq i dukshëm sa rindërtimi nga fillimi i sallës ku zhvillohen seancat plenare edhe pse këtë herë përqendrimi ka qenë tek shtimi edhe më tej i teknologjisë. Tashmë çdo deputet do të kontrollojë draftet jo më duke marrë në dorë një mal me shkresa por në kompjuterin personal që do të ketë secili përpara. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se në largim e sipër ka bërë dhe një shpenzim të fundit duke boshatisur edhe më tej arkën e Legjislativit. Ky është rinovimi i tretë brenda një mandati katërvjeçar. Vendimi për rindërtimin e Kuvendit të Ri të Shqipërisë i cili u diskutua gjatë në legjislaturën 2009-2013 madje u bë dhe një konkurs ku u zgjodh projekti më i mirë duket se sërish nuk ka penguar kryerparlamentaren në ikje të bëjë një tjetër investim në një sallë që u përfol se do kthehet në teatër.
Bluzat e bardha që kthehen në ligjvënësit e rinj
Kuvendi i Shqipërisë do të ketë në radhët e tij edhe më shumë mjekë se në mandatin e kaluar. Bluzat e bardha duket se kanë vendosur të largohen nga profesioni i tyre në shërbim të shëndetit të qytetarit për tu ulur në karrigen e deputetit për katër vite me radhë. Në mbledhjen e parë të Kuvendit të Shqipërisë e cila zhvillohet ditën e hënë do të ulen për herë të parë si deputetë, Halim Kosova, Ilirjan Pendavinji dhe Ylli Ziçishti. Posti që mbajti Halim Kosova, edhe pse jo për një mandat të plotë duket se i ka pëlqyer mjaftueshëm sa të vendosë të largohet nga profesioni për tu ulur në karrigen e ligjvënësit. Ziçishti është një tjetër emër që edhe pse me një karrierë të gjatë si kirurg vendos të lërë profesionin për tu ulur karrigen e deputetit. Nuk mbetet jashtë legjislativit dhe Sali Berisha i cili prej vitesh tashmë e ka lënë profesion edhe pse vazhdon të njihet nga të gjithë si “Doktori”. Por doktori këtë herë ndryshe nga 8 vite rresht, do të ulet në Kuvend thjesht në karrigen e deputetit opozitar dhe jo më atë të kryeministrit. Ndërkohë që rikthehen sërish në këtë pozicion edhe mjekët Vangjel Tavo, Petrit Vasili, Klodiana Spahiu dhe Flamur Noka.
Similar topics
» Nishani: Nesër Votoni Për Të Ardhmen Tuaj, Përdoreni Lirinë
» SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve: Të sekuestrohen pasuritë e të korruptuarve. Të pasurit të paguajnë
» Përbërja e kabinetit të ri qeveritar: Edi Rama kryeministër, Ilir Meta kryetar Kuvendi
» SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve: Të sekuestrohen pasuritë e të korruptuarve. Të pasurit të paguajnë
» Përbërja e kabinetit të ri qeveritar: Edi Rama kryeministër, Ilir Meta kryetar Kuvendi
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi