SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve: Të sekuestrohen pasuritë e të korruptuarve. Të pasurit të paguajnë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
SONDAZHI/ Shumica e shqiptarëve: Të sekuestrohen pasuritë e të korruptuarve. Të pasurit të paguajnë
Një sondazh interesant, i realizuar nga një projekt i Lëvizjes MJAFT, arrin në përfundime shumë interesante për disa çështje që shqetësojnë opinionin publik në Shqipëri.
Sondazhi është realizuar në faqen në internet votëmatësi.info dhe kanë marrë pjesë 786 qytetarë mbi 18 vjeç.
Mosha mesatare e të pyeturve ka qenë 34.7 vjeç, ndërkohë që në total kanë qenë më shumë meshkuj që kanë marrë pjesë në sondazh.
Më poshtë janë gjetjet e këtij sondazhi:
- Shëndetësia dhe arsimi janë dy çështjet që shqetësojnë shqiptarët më shumë. Çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare janë ato që i shqetësojnë më pak.
- Shqiptarët kërkojnë shtet të vogël.
- Shqiptarët në shumicë dërrmuese besojnë se të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa
- Shqiptarët janë kundër privatizimeve masive.
- Shqiptarët kërkojnë rritjen e ndihmës ekonomike nga niveli aktual prej 4 mijë lekësh në muaj për familje.
- Shqiptarët janë kundër privatizimit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor.
- Në shumicë dërrmuese shqiptarët mendojnë se politikanëve duhet t’u sekuestrohen pasuritë e krijuara përmes korrupsionit. Në përgjithësi ka një qëndrim të pakompromis kundër korrupsionit në nivel të lartë apo të ulët. Për shembull, shqiptarët mendojnë se duhet të ketë një ndarje të qartë mes sektorit publik dhe privat në arsim dhe shëndetësi. Mjekëve dhe mësuesve nuk duhet t’u lejohet dypunësimi në shtet dhe privat.
- Shqiptarët janë kundër legalizimit pa kushte të ndërtimeve pa leje, kërkojnë që të paguhen më parë ish-pronarët.
- Opinionet janë të ndara sa i përket dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, por mbi gjysma e shqiptarëve beson se vendi duhet të sakrifikojë investimet publike dhe të shlyejë me prioritet detyrimet ndaj ish- të përndjekurve.
- Shqiptarët nuk e pëlqejnë borxhin publik.
- Shqiptarët i mbështesin investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe vetëm një minorancë e tyre mendon se ato janë të dëmshme.
- Shqiptarët nuk e pëlqejnë sistemin aktual elektoral të proporcionalit rajonal me lista të mbyllura, më shumë se gjysma parapëlqejnë sistemin e vjetër të përzjerë maxhoritar me korrektim kombëtar.
- Shqiptarët nuk mendojnë se një shtet i qeverisur nga të pasurit është automatikisht më i ndershëm dhe më i pakorruptuar.
- Shqiptarët mbështesin masivisht hapjen e dosjeve të shërbimit sekret të kohës së komunizmit (Sigurimit të Shtetit), pavarësisht kostove që mund të ketë një veprim i tillë në drejtim të paqes shoqërore.
- Shqiptarët kërkojnë një president konsensual, mundësisht që të zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli.
- Shqiptarët mbështesin depolitizimin e sistemit të administrimit zgjedhor. Mbi 60 për qind pajtohen me idenë që mësuesit dhe mjekët të ngarkohen me numërimin e votave në zgjedhje.
- Shqiptarët shprehin neveri për ndryshimin e krahut politik pas zgjedhjeve nga ana e partive apo deputetëve. Mbi 74 për qind e tyre nuk e miratojnë këtë praktikë.
- Shqiptarët janë kundër kazinove në qendrat e qyteteve dhe kundër importit të mbetjeve.
- Shqiptarët nuk e duan industrinë e rëndë si fabrikat e çimentos apo termocentralet pavarësisht përfitimeve ekonomike që rrjedhin prej tyre.
- Shqiptarët mbështesin dënimin me vdekje.
- Mendimet për pyetjen nëse aborti duhet të konsiderohet vrasje apo jo janë të ndara. 53 për qind pajtohen pjesërisht apo totalisht që nuk duhet të konsiderohet vrasje. 45 për qind mendojnë që po, duhet të konsiderohet vrasje.
- Edhe qëndrimi ndaj eutanazisë është gjithashtu i ndarë mes ekstremeve, 54 për qind mendojnë se duhet të ndalohet.
- Shqiptarët në shumicë dërrmuese kërkojnë zëvendësimin e policëve rrugorë me kamera si një mënyrë për luftimin e korrupsionit.
- Mendimet janë gjithashtu të ndara në ekstreme mbi pyetjen nëse prostitucioni duhet të legalizohet.
- Shqiptarët janë kundër legalizimit të drogave të lehta si marihuana.
- Shqiptarët janë kundër financimit të universiteteve private nga buxheti i shtetit.
- Shqiptarët mendojnë se investimet në arsim janë më të rëndësishme se sa investimet në infrastrukturë.
- Opinioni publik mendon se alterteksti është një reformë e gabuar dhe duhet të anulohet.
- Mësuesve nuk duhet t’u lejohen kurset private. Opinioni publik është kundër përdorimit të uniformave në shkollat publike.
- Pedagogëve dhe mjekëve duhet t’u ndalohet punësimi në shtet dhe privat.
- Rritja e pagave të mjekëve mund të ulë ryshfetin. Shqiptarët besojnë te shërbimi shëndetësor universal.
- Shqiptarët kërkojnë që në qytetet tona të ketë më pak rrugë për makina dhe më shumë rrugë për këmbësorë dhe biçikleta.
- Shqiptarët mendojnë se është detyrim i shoqërisë për të ndihmuar romët.
- Shqiptarët janë në maxhorancë kundër legalizimit të martesave LGBT, opinionet janë shumë të ndara kur vihen përballë pyetjes nëse një njeri me orientim LGBT duhet të zgjidhet deputet. Në këtë rast, një maxhorancë mendon se duhet./ep
Similar topics
» Protestuesit “urinojnë” mbi të pasurit në Rio de Zhaniero
» Gjirokastër, sekuestrohen 70 kg hashash, në kërkim 3 persona
» Historiani grek: “Çamët ishin pronar pronash, ata mund t’i marrin pasuritë e tyre dhe do bëhen fuqi shumë e madhe në rajon” (video)
» SONDAZHI: Për cilën kombëtare do të luajë Jonuzaj?
» UNESCO thirrje për pasuritë kulturore “të mbrohen nga shkatërrimi”
» Gjirokastër, sekuestrohen 70 kg hashash, në kërkim 3 persona
» Historiani grek: “Çamët ishin pronar pronash, ata mund t’i marrin pasuritë e tyre dhe do bëhen fuqi shumë e madhe në rajon” (video)
» SONDAZHI: Për cilën kombëtare do të luajë Jonuzaj?
» UNESCO thirrje për pasuritë kulturore “të mbrohen nga shkatërrimi”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi