Pata çaste dobësie brenda në shtëpi, por mësova të jem më e hapur
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Big Brother Albania
Faqja 1 e 1

Entela Resuli
-Ajo ra në sy menjëherë në shtëpinë e “Big Brother 6”. U bë pjesë e këtij reality për dy qëllime, të afirmohej në botën e televizionit, por edhe të modës ku ajo bën pjesë. Elena Lika, vajza me pamjen më të veçantë të shtëpisë së BB, një javë më parë la garën për t’iu kthyer jetës normale. Këto, kanë qenë ditët më të zëna që ka pasur ndonjëherë, për shkak të intervistave, por edhe “shpjegimeve” që i duhet të japë në lidhje me qëndrimin në shtëpinë më të vëzhguar për momentin. Në këtë rrëfim për “ Shekullin”, ajo tregon se ditët e saj po vazhdojnë normalisht, por është e natyrshme që ato të jenë më të komplikuara tani që ajo është më e famshme. Në auditorin e shkollës, tregon se e kanë pritur shumë mirë, por edhe familja dhe shoqëria i kanë dhënë vazhdimisht mbështetje. Qëndrimi i Elenës në “lojë” pati disa pika që u diskutuan, siç ishin veshja e saj, por edhe marrëdhënia me një nga djemtë e shtëpisë , Viganin. 19-vjeçarja e kishte deklaruar që në momentin që hyri, se kishte lënë jashtë një të dashur dhe se e respektonte këtë marrëdhënie. Por, afrimiteti që pati me Viganin, një tjetër konkurrentë nga Kosova e bëri që të viheshin në dyshim fjalët e Elenës. Ajo, natën që la shtëpinë dha disa sqarime në lidhje me këtë marrëdhënie duke pohuar se; “Vigani i ngjan dy shokëve të mi të ngushtë, ndaj afrohem me të. Më nxjerr mallin”. Në ketë intervistë, Elena na ka treguar më shumë për qëndrimin e saj në shtëpi dhe çfarë ka ndodhur me ndjenjat edhe jetën modeles këto kohë.
Elena, si fillim, pse ju duhej një pjesëmarrje në “Big Brother”?
Aplikova në formatin “Big Brother” për të fituar popullaritet, një eksperiencë të papërsëritshme edhe pse e ndryshme nga herët e tjera sepse nuk luhej për të qenë vetvetja, por për ta fshehur sa më shumë atë.
E menduat si një trampolinë për të vazhduar rrugën e modës, apo te televizionit dhe gazetarisë?
Sigurisht. Ishte edhe kjo. E mendova si një trampolinë për secilën prej tyre, por nëse do të zgjidhja mes këtyre të dyjave, në plan të parë vendosa televizionin dhe gazetarinë.
Si u përshtatët brenda shtëpisë.E kishit të vështirë të afroheshin me aq shumë karaktere të ndryshme?
Personalisht, e kam pak të vështirë të përshtatem me njerëz që nuk i zgjedh unë, prandaj mendoj se kjo është edhe një nga arsyet pse sot jam jashtë shtëpisë më të famshme. Megjithatë përpjekja nuk mungoi. Ndoshta e keni thënë shpeshherë, por a mund ta shpjegosh edhe për lexuesit tanë marrëdhënien tënde me një nga banorët e tjerë të shtëpisë, Viganin? E kam thënë shpesh dhe do ta them sa herë të jetë e nevojshme, mjafton mos të keqkuptohet. Unë dhe Vigani, duke qenë se kishim shumë shoqëri të për bashkët, profesionin e njëjtë dhe moshën e përafërt ndiheshim mirë pranë njëritjetrit. Megjithatë, personalisht kurrë nuk më lindi ndonjë ndjenjë dashurie për të.
Çfarë të pëlqente tek ai që iu afrove aq shumë?
Ishin disa arsye, duke filluar që nga mosha e përafërt, shoqëria e përbashkët dhe profesioni ku gjetëm urën e komunikimit.
Po në momentin që afroheshit, mendonit për dikë që kishit lënë jashtë?
Sigurisht, personat që kisha lënë jashtë i kisha gjatë gjithë kohës në mendje.
U pa një skenë e bukur në “Big Brother Fan Club”... si vazhdon marrëdhënia juaj me Endritin dhe çfarë ju lidh bashkë?
Marrëdhënia jonë vazhdon ashtu siç ishte para se të hyja unë në shtëpinë e “Big Brother”.Ajo që na lidh ne më tepër është marrëdhënia e shumëfishtë dhe koha e gjatë që kemi kaluar bashkë.
Kishe herë pas herë ndonjë pendesë që po i afroheshe shumë Viganit dhe se mund të lëndojë dikë jashtë?
Shumë herë kam pasur disa çaste dobësie brenda në shtëpi. Ndihesha keq sepse mendoja se mund të keqinterpretoheshin sjelljet e mia jashtë dhe ashtu kishte ndodhur vërtetë. Për publikun gjërat vijnë shumë më ndryshe nga ç’janë në të vërtetë.
2. Pamja më ka ndihmuar të bie në sy
Flokët biond kaçurrel dhe qëndrimi herë i (zh) veshur brenda në shtëpi e bënë jo pak të diskutueshme atë. Ajo ishte modelja dhe këtë gjë reflektonte. Pas kësaj eksperience tregon se në vazhdim do t’i japi rëndësi më të madhe gazetarisë, por duke mos hequr dorë nga moda.
Elena, cila është ajo gjë që do të mbani mend nga eksperienca në BB?
Nga kjo eksperiencë do të mbaj mend çdo ditë, çdo sekondë, nga momenti që zgjohesha dhe deri në momentin që bija për të fjetur.
Na trego pak për pasionin tuaj për Modelingun, si ka nisur dhe çfarë planesh keni në këtë fushë?
Modelingu është një rrugëtim që e ndërmora para dy vitesh. Kam qenë e suksesshme në këtë fushë por tani ka kaluar në plan të dytë. Megjithatë, nuk do të heq dorë nga modelingu deri në momentin që do të angazhohem në një punë si gazetare.
Jeni një vajzë me tipare të veçanta, sa ju ka ndihmuar kjo gjë?
Sigurisht, që më ka ndihmuar shumë për të rënë në sy dhe për të tërhequr vëmendjen tek vetja. Pjesa tjetër i takon lidhjes tru-gojë (qesh).
3. Sekreti i një 19-vjeçareje
Prioriteti im për momentin janë studimet për gazetari moda vjen e dyta Ishte banorja më e vogël e shtëpisë. Eksperienca si modele e kishte bërë të ishte shumë familjare me kamerat. Dëshira e saj është të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë deri diku e ka arritur qoftë brenda, por edhe jashtë shtëpisë. Tregon se mikja e saj më e mirë është vetvetja dhe pasqyra, së cilës nuk i ndahet në asnjë moment të ditës. Të ardhmen e sheh të projektuar në televizion dhe kjo është arsyeja kryesore e ardhjes së saj në “Big Brother”. Edhe Elena kishte sekretin e saj në BB: “Në moshën 4-vjeçare kam pirë duhan për arsye shëndetësore”. Në fund për këtë eksperiencë pohon: "Veçantia e formatit më mësoi të kuptoj shumë nga karakteret njerëzore, kur ata përpiqen të gënjejnë apo të fshehin diçka si dhe të rregulloj marrëdhëniet me publikun duke qenë më e hapur, të përpiqem t’i njoh më thellë dhe të mos ngelem tek përshtypja e parë. Qëllimi kryesor ishte të fitoja popullaritet që më vonë do të më ndihmonte profesionalisht, këtë besoj se e arrita".

Similar topics
» BE-ja i shpall luftë të hapur cigares, ja fotot tronditëse
» Babai shtyn Januzajn të zgjedhë Shqipërinë
» Dua burrë, e dua si yti, e dua tani!
» Hyperloop, brenda një tubi Moskë-Nju Jork për 90 minuta
» Haxhinasto e Beqaj te ambasadorët: Drafi qeverisës brenda 10 ditësh
» Babai shtyn Januzajn të zgjedhë Shqipërinë
» Dua burrë, e dua si yti, e dua tani!
» Hyperloop, brenda një tubi Moskë-Nju Jork për 90 minuta
» Haxhinasto e Beqaj te ambasadorët: Drafi qeverisës brenda 10 ditësh
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Big Brother Albania
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi