Hyperloop, brenda një tubi Moskë-Nju Jork për 90 minuta
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Hyperloop, brenda një tubi Moskë-Nju Jork për 90 minuta
Kush mund të kishte menduar të përshkonte Oqeanin në vetëm 90 minuta. Duket si një roman futurist, apo si një pankarte reklame, për të tërhequr vëmendjen.
Kohët e fundit, Elon Musk, një miliarder amerikan, i cili ka krijuar dhe drejton shoqërinë SpaceX (shoqëri e cila, prodhon raketa Falcon, të përdorura për misione hapsinore), ka propozuar të krijojë, një mjet transporti, me shpejtësi supersonike, të quajtur Hyperloop.
Përtej kësaj Musk është pa dyshim një nga inxhenierët bashkëkohorë më në zë dhe mundësitë e tij janë pa limit, duke mundur t'u japë formë reale ideve të tij.
Hyperloop, konsiston në një sistem tubash, në brendësi të të cilëve ka hapësira të përbëra nga kabina të mëdha, të cilat do të krijohen në atë mënyrë që të bëjnë të mundur transportin e udhëtarëve dhe të mallrave.
Këto kabina do të jenë 5metra të gjata dhe pesha e tyre nuk do të tejkalojë 185 kg. Në çdo kabinë mund të udhëtojnë 6 persona njëherësh dhe këto kabina do të arrijnë shpejtësinë e 6500 km. Nëse projekti do të realizohej, duke respektuar disa norma, do te jetë një sukses dhe një rezultat i madh.
Sipas analizave të bëra nga ekonomisti i “The Voice of Russia” Il’ja Volkov, propozimi dhe idea e bërë nga Elon Musk, është shumë interesant dhe ekonomik. Ndërsa, sipas një grupi ekspertësh të pavarur, sistemi i transportit pneumatik i Hyperloop, mund të jetë 10 herë më frytdhënës, se ndërtimi i një rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë.
Përveç kësaj edhe arsye të tjera, mund të shtynin krijimin e një projekti të tillë kaq fantashekencor, siç mund të jetë edhe niveli i ulët i harxhimit energjitik, gjithashtu edhe fakti se do te ishte shumë ekologjik.
Por jo gjithçka ështe kaq e lehtë, pasi shumë shkencëtarë janë shumë skeptikë ndaj idesë së krijimit të një tuneli kilometrik në një hapësirë boshe.
Sa e sigurtë mund të jetë kjo gjë?
Por është normale që pikëpyetjet të jenë të shumta rreth nje ideje dhe projekti kaq jashtë normales.
Musk, mendon të realizojë këtë sistem transporti transatlantik për pasagjerë dhe për mallra.
Deri më sot, projektet e Elon Musk, janë realizuar me kujdes të madh dhe kanë qenë gjithnjë realizime të veçanta, përsa i përket anës teknologjike.
Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të besojmë se realizime të një niveli të lartë teknologjik, në një të ardhmen, do të na krijojnë mundësinë të bëjmë xhiron e botës në 6 orë.
Similar topics
» Ekspertët: Interneti na zotëron, 1 në 12 minuta e shpenzojmë në web
» Angela Martini, Toples Në Lagjet Kineze Në New Jork
» Lajm i fundit: Nju Jork, shpërthim i fuqishëm në Chinatown
» SPECIALE / 4 minuta për të lidhur kontinentet (VIDEO)
» Vija më e shkurtë ajrore në botë, 2 minuta
» Angela Martini, Toples Në Lagjet Kineze Në New Jork
» Lajm i fundit: Nju Jork, shpërthim i fuqishëm në Chinatown
» SPECIALE / 4 minuta për të lidhur kontinentet (VIDEO)
» Vija më e shkurtë ajrore në botë, 2 minuta
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi