AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja E 20-Vjeçares, Tezja: I Tha Nënës ‘Nuk U Helmova’

Shko poshtë

Vdekja E 20-Vjeçares, Tezja: I Tha Nënës ‘Nuk U Helmova’  Empty Vdekja E 20-Vjeçares, Tezja: I Tha Nënës ‘Nuk U Helmova’

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Sep 08, 2013 1:50 am

Vdekja E 20-Vjeçares, Tezja: I Tha Nënës ‘Nuk U Helmova’  Nena
Vdekja e 20-vjeçares, tezja: I tha nënës ‘nuk u helmova’ - Ashpërsohen akuzat e familjes së Hamide Biçakut, e helmuar me fostoksinë një javë më parë, ndaj ish-bashkëshortit të saj dhe prindërve të tij. Një ditë pas denoncimit në Prokurorinë e Kavajës, Lavdie Hala, tezja e 20-vjeçares, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” akuzon ish-dhëndrin dhe vjehrrinjtë e mbesës se e kanë helmuar. Lavdie Hala tregon se disa çaste para se të ndërronte jetë, Hamidja ka thënë se nuk është vetëhelmuar. “E ëma e ka pyetur ‘Pse e bëre moj shpirt’, ndërsa ajo i është përgjigjur se nuk ka bërë gjë. Shkaktarë të vdekjes janë familja e dhëndrit. Në qoftë se shteti nuk vë dorë, ne hakun e fëmijës nuk e lëmë pa marrë”, ka deklaruar tezja e viktimës. Hamide Biçaku, nga fshati Gizavesh i Librazhdit, e martuar në fshatin Kryeluz të Kavajës, nënë e një vajze
2 vjeçe, u helmua me fostoksinë më 30 gusht dhe ndërroi jetë një ditë më pas, në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Të gjithë të afërmit e saj, në kor akuzojnë bashkëshortin dhe familjen e tij për vdekjen e saj.
Lavdie, pse u helmua mbesa jote Hamidja?
Ne kishim një fëmijë të mrekullueshëm, nuk e di pse arriti në këtë pikë. Ajo nuk shprehej për problemet e saj. Shkaktarë të vdekjes janë familja e dhëndrit.
Pse thoni se janë ata shkaktarë?
Ajo dhunohej nga burri dhe familja e tij, e mbanin mbyllur.
Ajo fëmijë ka qenë e dhunuar. E kishim shumë të mirë. U kthye në shtëpinë e burrit sepse e kërcënonte ‘do të të vras vajzën’. Vajti për hir të fëmijës në atë derë. Një djalë xhaxhai i vajzës ka shkuar e ka kapur për fyti vjehrrin, se ai ka vënë dorë mbi të, ndërsa vjehrra e ndiqte me sëpatë.
A keni arritur të flisni me vajzën para vdekjes?
Në shtratin e vdekjes i tha mamaja, motra ime, ‘Pse e bëre moj shpirt?’. ‘Nuk kam bërë gjë o mami, nuk kam bërë gjë’. ‘Po kush e bëri?’. ‘Nuk e di, unë nuk kam bërë gjë’, i ka thënë vajza. Ne nxorëm një me arkivol nga dera; nga dera e tyre do të dalin 4 arkivole, nëse na kanë hile, nëse i kanë bërë gjë vajzës. Ishte në lulen e rinisë, 20 vjeçe. Ajo ishte 3 vjet nuse në atë derë; pse duhet të rrinë larg familjarët e dhëndrit nëse nuk janë fajtorë?!
Çfarë kërkoni ju?
Ne duam që të gjendet e vërteta, të gjenden fajtorët. Në qoftë se shteti nuk vë dorë, ne hakun e fëmijës nuk e lëmë pa marrë. Këtë duam.

07.09.2013
Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

Vdekja E 20-Vjeçares, Tezja: I Tha Nënës ‘Nuk U Helmova’  Coolte21

Shteti Shteti : Vdekja E 20-Vjeçares, Tezja: I Tha Nënës ‘Nuk U Helmova’  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi