AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studimi francez, cigaret elektronike mund të shkaktojnë kancer

Shko poshtë

Studimi francez, cigaret elektronike mund të shkaktojnë kancer  Empty Studimi francez, cigaret elektronike mund të shkaktojnë kancer

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Sep 04, 2013 7:49 pm

Studimi francez, cigaret elektronike mund të shkaktojnë kancer  89992


[*]Një studim francez për cigaret elektronike, i cilësojnë këto të fundit po aq të dëmshme sa cigaret normale. Ato përmbajnë kimikate kancerogjene. Revista, e cila ka raportuar gjetjet e “Institutit të Konsumatorëve Kombëtar”- tha se ato kanë testuar dhjetë modele të ndryshme të cigareve elektronike dhe kanë arritur në përfundimin se në to ka përbërje kancerogjene dhe toksike.

Studiuesi Thomas Laurenceau shkruan: "Ne kemi zbuluar një sasi të konsiderueshme të molekulave kancerogjene në avujt e këtyre cigareve të cilat deri tani kanë kaluar pa u vënë re.

"Në tre modele të ndryshme të këtyre cigareve, nga dhjetë nivelet e formës ato kanë përbërje kancerogjene në vijë të afërt me cigaret tradicionale". Raporti kritikoi gjithashtu modelet e cigareve elektronike të caktuara për fëmijë, sepse nivelet e nikotinës që përmbajnë këto cigare elektronike mund të jenë vdekjeprurëse për fëmijët.

Z. Laurenceau shtoi: "Kjo nuk është një arsye për t'i ndaluar ato, por një arsye e mirë për t`i kontrolluar ato." Nivelet toksike të molekulave të ndryshme që janë gjetur në disa cigare elektronike mund të jenë po aq të rrezikshme sa cigaret tradicionale.

Cigaret elektronike u shpikën për herë të parë në Kinë në vitin 2003. Ashtu si dhe në shumë kombe të tjera u vendosën ndalime në pirjen e duhanit. Kështu u ndje e nevojshme të shpiknin një cigare elektronike, e cila do të kishte një ndjesi të ngjashme me pirjen e duhanit.

Në mars të këtij viti, eksperti shëndetësor Profesor Bertrand Dauzenberg, foli për radion Evropa e Francës, se cigaret elektronike mund të kenë efekt të kundërt nga çka është projektuar për të.

Ai shtoi: "Këto cigare elektronike mund të çojnë edhe në një faktor tjetër negativ. Këtë cigare mund ta fillojnë ta pijnë edhe fëmijët, ndaj duhet të ndalohet shitja për të miturit.
“Megjithatë për duhanpirësit e rregullt, mënyra më e mirë për ta lënë duhanin është çamçakëzi”- shtoi ai.


(m.z/v.gj/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/studimi-francez-cigaret-elektronike-mund-te-shkaktojne-kancer-175116.html#sthash.Urb3dTtM.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Studimi francez, cigaret elektronike mund të shkaktojnë kancer  Coolte21

Shteti Shteti : Studimi francez, cigaret elektronike mund të shkaktojnë kancer  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi