ALBANIA VENETA – SHQIPËRIA VENEDIKASE
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
ALBANIA VENETA – SHQIPËRIA VENEDIKASE
BAJRAM PEÇI
Pse duhet ditur ç’është “Albania veneta”?
Është domosdoshmëri që në mbartjen e dijeve historiko-kulturore të çdo shqipfolësi të kihen njohuri për këtë emërtesë të rëndësishme historike, jo thjesht si terminologji, por si pjesë shumë e rëndësishme e rrugës që ka përshkuar kombi shqiptar. Për këtë periudhë, që përfshin Mesjetën e mesme e të vonë, të banorëve të Shqipërisë së Veriut, tashmë në shërbimin tonë janë shtuar dukshëm lëndë e studime, të cilat krijojnë mundësinë për të zgjeruar këndvështrimin e për të nxjerrë përfundime historike e sociale. Veçohen si prurje të reja të rëndësishme ato hulumtime të Giuseppe Valentini-t dhe studimet historike të Oliver Schmid-it, Luçia Nadin-it e Pëllumb Xhufit; bashkëpunimet e Institutit Italian të Kulturës dhe Bibliotekës Kombëtare; nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum” të përgatitura nga Daniele Farlati dhe Jakobo Coleti.
Albania veneta-Shqipëria venedikase përbën një tokë shqiptare të kafshuar e të shkëputur forcërisht nga trupi prej fqinjëve, plagët e të cilës, të lëpira prej më se 100 vjetësh, tashmë quhen të mbyllura. Njohja me Albania veneta merr kuptim sepse risjell në vëmendjen tonë të vërteta të pamohueshme në rrafshin e vlerave historike.
Pak gjeografi dhe hartografia
Pjesa e tokave të Shqipërisë së Veriut që morën emrin “Albania veneta”, shtrihen nga Lezha deri tej Grykës së Kotorrit, në Kastelnovo, afër Raguzës. Është një rrip bregdetar i Adriatikut Lindor, me një areal passhpinor etno-kulturor kryesisht shqiptar. Mbi bregdetin “Shqipëria venedikase”, që shtrihej për më shumë se 120 kilometra, ndodheshin portet e Ulqinit, Tivarit, Budvës, Perastit, Risanit, Kotorrit dhe Kastelnovos. Paksa në brendinë lindore, Shkodra, Shasi, Danja dhe Drishti.
Në hartat e Mesjetës dukshëm shihet se emërimi Albania, zë vend në veriun shqiptar. Për shkak të njohurive të mangëta mbi hartat e vjetra, në disa prej tyre, në pamjen e parë duket se kemi të bëjmë me ndonjë gabim të hartografit (shih ilustrimin, hartë e shek.XV), por duke ditur se hartat vetëm nga shek XIX janë përdorur si dredhi politike, ku me përjashtim të Shqipërisë që nuk kishte mundësi të shtypte të tilla, fqinjët serbë, bullgarë e grekë i përdornin ato të motivuar nga njëanshmëria, qartësohet se emërtimi Albania qëndron mbi veriun shqiptar më së miri. Hartat veneciane mbeten nga më të saktat e më se të paanshme.
Si dhe kur lindi emërtimi, “Albania veneta”
Duhet thënë që në fillim se termi i përket një territori shqiptar, ku Vendiku kish vendosur sundimin kolonial. “Kjo histori aq komplekse-shkruan Pierre Cabanas te Histori e Adriatikut-aq dramatike, me ngritje e rënie, përmbysje vlerash e popujsh…fillon të shfaqet nga koha kur konsolidohet Republika e Venedikut”. Deri më 1186, portet Adriatikase, Raguza, Kotorri, Tivari dhe Ulqini, ishin në zotërim të zhupanit të madh, Stefan Nemanja. Për pak vite u duk sikur Venediku e humbi kontrollin në bregun lindor të Adriatikut, por ai rikthehet aty kur sheh se shfaqet (1190) bërthama e një shteti shqiptar, Arbanoni, me shtrirje në brendësi, pa pasur ndonjë port-dalje në detin Adriatik. Pushteti autonom arbëror, ku sundon dinasti Gjin, u pa si kërcënim nga Republika e Venedikut për supremacinë e saj në det, ndaj në 1205, me synim që të mbajë çelësat e rrugëve tokësore drejt lindjes, krijoi dukatin e Durrësit. Fillon e merr rrugë Arbanoni venedikas.
Historiani Oliver Schmid, i vendos zanafillat e provincës venedike të Arbërisë, më 1392. Schmidi thotë: Arbëria Veriore u shndërrua në Arbëri venedike, sepse elitat shqiptare u detyruan e se nuk u mbeti alternativë tjetër politike veç Venedikut. Lidhjet e qëndrueshme të Republikës Serenissima me bregun lindor të Adriatikut, e posaçërisht me bregun shqiptar, njihen të kenë filluar në fundin e shek. XIV dhe fillim shek. XV, kohë kur perandoria detare vendosi sundimin e saj në Shqipërinë e Veriut. Historiani Bernard Doumere, shkruan tek “Adriatiku në shekujt XIII-XVIII”, se termi ”Shqipëri venedikase” është krijim i Serenissimas, në kuadrin historik të fillim shekullit të XV, kohë kur ajo i caktoi vetes një objektiv: t’i rivihet pushtimit të Dalmacisë. Ishte Dogja Antonio Venier, ai që vendosi rindërtimin e një perandorie të madhe koloniale të përtej detit, ”Actum de imperio credere”, përballë një kundërshtari që kërcënon gadishullin ilirik, sulltanit otoman.
Mes viteve 1392 e 1396, emërtimi “Shqipëri venedikase” i zotërimit të Republikës së Shën Markut në bregun lindor dalmat, zinte vend në dokumentet zyrtare. Dokumentet doganore të drithit e përmendin atë gjithnjë e më dendur, pasi Venediku pushtoi Lezhën, më 1393, Shkodrën e Drishtin më 1396; Durrësin, i cili nga viti 1398 i ishte dorëzuar Venedikut nga Topiajt dhe Ulqini, që u pushtua nga Venediku më 1405. Po tek “Adriatiku në shekujt XIII-XVIII” të Pierre Cabanes, autori Bernard Doumere citon një dokument të fund-shekullit XIV, ku “Senati u kërkon administratave të zotërimit kolonial Albania Veneta, të organizojnë shkëmbimin e drithërave për përfitim vetëm të metropolit”
Arbëria venedikase është pjesë e Arbërisë së Veriut të cilën, për shekujt XIV-XV, i pari që e paraqiti ishte albanologu gjerman, Karl Hopf. Emërtimi “Shqipëri venedike” rrodhi si pasojë e nevojës për t’u dalluar ky zotërim i tokave shqiptare nga trevat e tjera shqiptare që ndodheshin nën sundimin turk e që në harta, veprimtari të përditshme e dokumente tregtare, njiheshin me emrin “Albania Turke” dhe “Arbëri”, emër me të cilin njihej territori që përfshinte Vlorën, Himarën e Labërinë.
Albania veneta si njësi politike e veçuar
Prejardhja e emrit bën të njohur se në këtë trevë, me një rrip bregdetar që përfshin 5 porte e 7 qytete, është shuar jeta shoqërore e organizimi i Perandorisë Bizantine dhe është vendosur kultura dhe organizimi latin. Venediku, për një periudhë relativisht të gjatë në bashkëjetesë me Perandorinë Bizantine, mbi zotërimet e saj në detet Adriatik, Jon dhe Egje, ndërtoi perandorinë e saj. Adriatiku Lindor u kthye në një gjerdan qytetesh-porte, ku shquheshin Zara, Spalato, Shebeniku, Trogiri, Raguza, Kotorri dhe Ulqini. Vija bregdetare nga Gjiri i Kotorrit e deri në Lezhë dhe brendia tokësore që përfshinte krahun e majtë të Drinit, me qytetet mesjetare Sapa, Danja, Shasi, Sarda, Shati, Shkodra, Drishti, territori mbi Shkodër, deri në Zabljak, u quajtën “Shqipëri venedike”
Venetizimi i Dalmacisë dhe “Shqipërisë venedike” ishte përcaktues për fatin e popujve (shqiptar dhe sllav) që jetonin në rripin bregdetar të izoluar prej maleve në brendësi. Jetesa e tyre varej nga Venediku. Zotërimet “Albania veneta” marrin statuset e tyre në kufizimin kohor 1307-1449. “Nga korriku i vitit 1388-thotë historiani Ducellier-Serenissima fillon të ndërhyjë në Durrës, derisa Topiajt e dorëzuan. Më mirë…për një pension prej 700 dukatash, sesa ta shikonte qytetin në duart e osmanëve”
Shqiptarët e ”Albania venetos” dhe Republika e Raguzës
Njësia politike Shqipëria venedike jetoi në marrëdhënie të ngushta me Republikën e Raguzës (Dubrovniku i sotëm sllav) që ndodhet paksa mbi Grykat e Kotorrit. “Raguza, ky qytet tregtar-thotë historiani Paolo Petta – ku mjaft familje fisnike ishin me prejardhje shqiptare dhe ku autoritetet bashkiake mbështetën vazhdimisht Skënderbeun dhe luftën e tij”, ishte e rrethuar nga një pari me origjinë tregtare që sundonin botën e detarëve, artizanëve e fshatarëve, (këta të fundit, kryesisht sllavë dhe shqiptarë që popullonin tokat përreth). Kjo republikë, sipas historianit Georges Castellan (Histori e Ballkanit), ishte e para në gadishullin ilirik që kishte hequr bujkrobërinë në vitin 1456.
Republika ishte themeluar në shek.X. Si fuqi rivale në dete, ajo kishte humbur betejat me Republikën e Venedikut dhe kishte firmosur një pakt bashkëjetese në kushtet e vasales. Nënshtrimi ndaj më të fortit e detyronte që t’i jepte simbolikisht në çdo tre vjet Republikës së Venedikut si dhuratë një kupë argjendi me vlerë 20 zekinta
Raguza-Dubrovniku i sotëm – u ishte nënshtruar turqve që më 1458, por më 1481 u bë qytet-shtet vasal i Portës, me detyrimin e pagesës së një haraçi prej 12500 dukat ar në vit. Vasaliteti zgjati tre shekuj e gjysmë. Statusin e saj si qendër e kulturës latine, porta nuk e cenoi. Nga Raguza, për në jug, fillonte rruga “Via de zenta”, që mbaronte në Shkodër. Në vitin 1450, nga arkivi i Dubrovnikut mbërrin e dhëna se Raguza kishte 6500 banorë brenda mureve dhe rreth 3 mijë në rrethinat.
“Në Raguzë – sipas Oliver Chaline – gjuhë e zakonshme përdorej sllavishtja dhe italishtja. Elita fliste e përdorte në dokumentet e saj latinishten, por nuk mund të përdorej për t’u marrë vesh me fshatarët dalmatë dhe malësorët shqiptarë. Bëhet fjalë për një trevë, nga na vjen një nga dëshmitë më të vjetra për shqiptarët e gjuhën e tyre. Është një dëshmi gjyqësore raguziane që e përmendim, sepse ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe. Ajo tregon arealin homogjen të popullatës shqiptare në passhpinën e malit që rrethon Raguzën, me emrin Shën Shirgj: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe”(Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Kjo dëshmi e nxjerrë nga analet raguziane, është bërë më 14 korrik të vitit 1284 dhe është i pari dokument për gjuhën shqipe e folësit e saj.
Albania Veneta, një histori bashkëjetese e shqiptarëve me Venedikun
Për Shqipërinë, Albania veneta ishte fillimi i një periudhe historike, kur gjithë Europa do mbetej me sytë mbërthyer te lufta titanike e Skënderbeut kundër një pushtuesi më të fortë e të egër. Nga ana e tyre, venecianët, duke njohur karakterin rebel e luftarak të shqiptarëve, i përdorën jo rrallë si mercenarë.
Historia e Shqipërisë venedikase vjen në unitet me historinë e shqiptarëve në të gjitha trevat. Kjo ishte një krahinë, nga ku – siç shkruan Luçia Nadin – “…familjet Patrice veneciane, i kishin fatet e tyre të lidhura me lindjen dhe posaçërisht me Shqipërinë, ku kishin hedhur rrënjë qysh në Mesjetë, nëpërmjet importit të mallrave të sjella nga zonat e brendshme me karvanë, udhëtimeve vajtje-ardhje të anijeve të mallrave, investimeve bujqësore në fushën bregdetare”.
Venediku, shprehen historianët, mund të mbahej në “Shqipërinë venedike” vetëm falë vullnetit të mirë të popullsisë shqiptare, nënshtetas besnikë, që shihnin te republika një çlironjëse nga sundimi i egër sllav dhe mbrojtëse nga pushtuesit e rinj otomanë. Këshilli i Madh i tyre u dha qytetarinë më 1439 vëllezërve të Skënderbeut, Gjergj Stres Balshës dhe një numri të madh shqiptarësh të ardhur në Venedik pas pushtimit të Shkodrës. Këtu gjetën strehë një pjesë e të ikurve pas pushtimit turk, të cilët, si u integruan në bashkësinë e Venedikut, lanë në historinë e këtij qyteti emrin Alban në kisha, shkolla, rrugë e patricë si dhe një afresk kubeje të shekullit XVI në pallatin e Dozhëve, me pamje nga beteja për mbrojtjen e Shkodrës. Biri i Venedikut, Antonio Vivaldi, në kulmin e krijimtarisë i kushtoi Skënderbeut një dramë muzikore dhe, sipas historianit Gennaro Francione, te Katër Stinët Skënderbeu përfaqëson në frymëzim stinën e ringjalljes, pranverën.
Lundrimi dhe tregtia
Fuqia e Republikës së Shën Markut dhe Republikës tjetër mike, asaj të Shën Vlashit-Raguzës, qëndronte te zotërimi i anijeve të lundrimit. Epërsia e tyre detare arrin kulmin në shekullin XV. Më se 300 anije të Venedikut ishin pikëmbështetje për zotërimin e brigjeve të populluara dhe të pasura të Adriatikut Lindor. “Nga zotërimi i saj “Albania veneta”, Venediku merrte, thotë historiani Oliver Chaline, një numër të madh detarësh, pronarë anijesh, kapitenë dhe armatorë”. Veçohen sidomos ata të Kotorrit, ku gjenden një mori portesh natyrore. Në Grykat e Kotorrit, një numër gjiresh e kanalesh ujore, vendosur nën hijen e maleve, ishin mjaft të lakmuara për qëndrim portual dhe ankorim. Brenda këtij fjordi adriatikas lulëzonin portet e Castenovos, Risanos, Perostos dhe Kotorrit dhe anijet dilnin prej saj përmes grykës së fortifikuar të Kumborit.
Interesat e Venedikut për mbajtjen nën zotërim të Shqipërisë venedikase fillojnë nga sektori detar, i lidhur ngushtë kjo me ushtrinë. Kronikat e kohës vlerësojnë se nga rreth 25 mijë ushtarë që mbante Venediku, vetëm 5-6 mijë prej tyre ishin me kombësi venete. Të tjerët, kryesisht ishin shqiptarë dhe sllavë. Pason lidhja me zejtarët, ngjyrosësit, endësit, e mjeshtëri të tjera, zeje këto për të cilat në “Shqipërinë venedikase”, republika u fshinte taksat për 15 vjet, me të vetmin detyrim që prodhimet e tyre t’ua shisnin vetëm venedikasve. Shqiptarët janë të vendosur në pika kyçe të detarisë e të tregtisë deri brenda në Venedik, në lagjen “Te Engjëjt”. Në zotërimin venedikas, vendasit u punësuan në numër të madh edhe në administratë e polici. Profesor Pëllumb Xhufi na sjell shpjegimin bindës se të gjithë emrat e personave që gjenden në dokumentet mesjetare të Albania venetas, janë vetëm përkthime trajtash të shqipes.
Nga portet e Albania venetas merrnin rrugë një mori lëvizjesh import-eksporti. Kështu p.sh., Lezha, “syri i djathtë i Durrësit”, zotërim venedikas, nga 1393, kohë kur i kishin përfituar prej Dukagjinëve, sipas Oliver Schmid, kontrollonte tërë tregun e kripës për në Serbi. Nga portet e Grykës së Kotorrit, Tivarit dhe Ulqinit, rregullisht lëviznin prodhimet e minierave të metaleve të çmuara dhe plumbit, që vinin nga Novo Bërdo, Srebenica, Rudniku, Brescoa dhe Trepça. Nga Shkodra, përmes lumit të lundrueshëm Bunë, eksportohej për në Venedik, lëkurë, lëndë drusore, drithë, dyllë e mjaltë.
Vijon
Në numrin e nesërm do lexoni:
• Pak fjalë për “Directorium ad passagium faciendum”
• Albania Veneta, zanafilla e shndërrimit të dialekteve në gjuhën shqipe
• Prerja e monedhave dhe emetimi “DALMAT ET ALBANIA”
• Fundi i Shqipërisë venedikase, shpërbërja
• Si u rrit dhe zgjerua Mali i Zi me tokat shqiptare, me ndihmën e Rusisë?
• Demografia e Arbërisë venedikase, passhpinës bregdetare të saj dhe asimilimi i shqiptarëve

Bajram Peçi
(Vijon nga numri i djeshëm)
Pak fjalë për “Directorium ad Passagium Faciendum”
Hartë e bregut adriatikas të Shqipërisë Venedikase, fragment. Autori, Vincenzo Maria Coronelli, botuar në Venezia, më 1688Besoj se është shumë e rëndësishme për njohuritë e çdo shqipfolësi, që të ketë dijeni për këtë dokument me vlera të mëdha. Dokumenti ndodhet në regjistrat e kancelarisë të Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut. Bëhet fjalë për një traktat që ipeshkvi i Tivarit, Guillemus Adae, i drejton më 15 korrik të vitit 1284 Papës Joan XXII dhe mbretit të Francës, Filipit VI Valua. Është një dokument i vyer, sepse i cilëson në mënyrë të qartë tokat, që më pas u quajtën Albana Veneta, si shqiptare. Pasi shkruan se “Albanët janë një popull i madh…me bindje te kisha romane” – vazhdon me të dhëna të pazëvendësueshme, se:
“…aty janë dy kombe: një janë shqiptarët dhe tjetri latinët, të cilët këmbëngulin të gjithë te besimi, riti dhe bindja e kishës romane dhe respektivisht ata kanë edhe kryeipeshkvë, ipeshkëv e abatë, fetarë dhe klerikë sekularë të një statusi dhe të një rangu më të ulët. Latinët kanë gjashtë qytete me ipeshkvët e tyre: i pari është Tivari, kryeipeshkvi; pastaj Kotorri, Ulqini, Shasi, Shkodra dhe Drishti, në të cilët jetojnë vetëm latinë; popullsia e tyre, në të vërtetë, janë shqiptarët në të gjitha dioqezat jashtë mureve. Katër qytete janë shqiptare: Polati Major (Pulti i Madh), Polatum Minor (Pulti i Vogël), Sapa, dhe Albania (Kruja), të cilët bashkë me qytetet latine të lartpërmendura janë nën kryeipeshkvinë e Tivarit dhe juridikisht nën metropolinë e kishës së tij…Pushteti i latinëve kufizohet pra vetëm me rrethin e qyteteve te tyre. Jashtë qyteteve të tyre, ata kanë prona vreshtash dhe fushash, megjithatë kanë kështjella dhe shtëpi fshati. Por, shqiptarët, meqë janë kombi më i madh, mund të zotërojnë në fusha lufte më shumë se 15000 kalorës, për çdo aktivitet lufte, janë luftëtarë trima e të shkathët sipas dokeve dhe zakoneve të atdheut të tyre”. Sa më sipër është përpos se një fragment i shkëputur në shërbim të temës.
Traktatit i janë bërë më pas kopje, për rëndësinë që paraqiste. Dorëshkrime të “Directorium Ad Passagium Faciendum” kanë mbetur katër. Një i shek. XIV gjendet në Bibliotekën Perandorake të Vjenës; një tjetër i gjysmës së parë të shek. XV gjendet në Bibliotekën Publike të Bazelit; një tjetër i gjysmës së parë të shek. XV ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Brukselit; i katërti dorëshkrim ruhet në Eskorialin e Spanjës.
Albania Veneta, zanafilla e shndërrimit të dialekteve në gjuhë shqipe
Gjuhës shqipe, e cilësuar nga kronistët e mesjetës si një gjuhë e pakapshme, “tipar dallues i këtij kombi, elementi përbërës i identitetit të tyre kombëtar” – shprehet Paolo Petta – të dhënat i vijnë nga shek. XIII. Në “Directorium Ad Passagium Faciendum”, Guillelmus Adae, ipeshkvi i Tivarit, sjell dëshminë që mbetet deri më sot, më e vjetra. “…megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre”.
Një rol me rëndësi themelore ka luajtur Kongregacioni roman i De Propaganda Fide, institucion fetar katolik, i cili i kushtoi vëmendje përgatitjes së misionarëve nga “Albania Veneta”. Për këtë qëllim u ngrit e funksionoi në Loreto, Collegium Illyricum, nga ku dolën Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Kazazi, Lekë Matrënga, etj. Ishin pikërisht këta që e shndërruan shqipen nga dialekt në gjuhë të vërtetë letrare.
Kolegji, për 20 vjet me radhë, me misionarët e tij, mori në dorë drejtimin e shkollimin kristian për të rinjtë e Ilirisë, që shtrihej nga Sllovenia, në Kroaci, në Bosnjë e deri në Shqipëri. Kolegji që funksionoi për më se 300 vjet, u mbyll përfundimisht në vitin 1860, kohë kur mecenatë të katolikëve shqiptarë ishte jo më Italia, por Austria.
Prerja e monedhave dhe emetimi “DALMAT ET ALBANIA”
Në Shqipërinë e Veriut, nën tutelën venedikase filloi të kultivohej një kulturë qytetare, arbërore e katolike, e re, që kish kontrollin politik e ekonomik të Republikës së Shën Markut”. Pas kapërcimit të kohëve të trazuara, Venediku mëshiroi modelin qytetar të financave europiane në prerjen e qarkullimin e monedhave. Shekulli XV në Albania Veneta i përfshin pothuaj shumicën e qyteteve të këtij zotërimi venedikas, me monedhat lokale në metal bronz ose bakër. Shkodra, që kishte punishtet e veta të prerjes së monedhave, kishte monedhën e saj në qarkullim që nga periudha e Gjergj II Balsha, por nga viti 1423, aty u pre dhe u qarkullua monedha “Grosetto di Scutari”. Sashi, Drishti, Kotorri, gjithashtu kishin monedhat e tyre në qarkullim.
Venediku emetonte 2 milionë copë monedha ari e argjendi në vit dhe kish vënë në qarkullim monedha argjendi e bakri enkas për territoret e Shqipërisë venedikase e atë të Dalmacisë. Është hera e parë dhe rasti më i rrallë që shfaqet në një monedhë emri i një vendi që nuk gëzon pavarësinë. Më pas, Venediku e bëri këtë edhe për ishujt e Qipros dhe Kandias. Monedhat që përmbajnë emrin Albania, janë prerje të Republikës së Venedikut, të përdorura nga viti 1410 në shekullin XV, deri në vitin 1797 të shek. XVIII. Për më se 380 vjet, këto monedha u prenë me dekrete të dogjëve. Njihen tre versione legjendash me shkrim latin: DALMA*ET*ALBAN; DALM*ET*ALB dhe DALMAT*ET*ALBANIA. Ana tjetër shënon SAN.MARC.VEN., me pamjen e luanit të Shën Markut të Venedikut. Monedhat e bakrit kanë vlerën 1 dhe 2 soldi, me diametër që luhatet nga 27 deri 29 mm, me peshë 5.4 gramë deri 7.2 gramë. Monedhat e argjendit, 700/1000, janë tre emetime: liretta, diametër 24 mm, peshë 13,3 gramë; liretta da quatro, me diametër 19 mm dhe peshë 5.21 gramë; liretta da otto, me diametër 15 mm dhe peshë 2.31 gramë. Në emetimin Dalmatia dhe Albania, kemi të bëjmë me monedha veneciane që përdoreshin në qytetet dalmate: Shebenik, Zara, Trau, Spalato dhe Lesina, si dhe në qytetet e “Albania veneta”: Kotorr, Shkodër, Tivar, Ulqin dhe Lezhë. Me kohë, përdorimi i tyre u shtri edhe në Durrës e Korfuz.
Në katalogët numizmatikë, autoriteti i emetimit jepet në formën “Anonime per il Levante”. Vlera e saj, për koleksionistët shqiptarë, qëndron në legjendën që ajo mbart, katër shekuj para pavarësisë së Shqipërisë dhe para emetimit të parë të Bankës Kombëtare, ku shfaqet dhe përdoret në monedhë gjerësisht emri Albania.
Fundi i Shqipërisë venedikase, shpërbërja
Harta me zotërimet në bregun lindor të Adriatikut, në vitet 1410-1420. Burimi Kristo Frashëri,Skënderbeu- jeta dhe vepraVjen me fundin pothuaj njëherësh të dy republikave që mbajnë emrat e shenjtorëve mbrojtës të tyre, atë të Shën Markut e Shën Vlashit. Një anije e ushtrisë franceze me emrin që tani tingëllon tallës, “Çlirimtari i Italisë”, më 9 prill të vitit 1797 u orvat të hynte me forcë në Lido, ishulli prej ku hyhej në Venecia. Atje u kap dhe u mbajt. Ky ishte fundi i lirisë së Venedikut. Më 18 prill, Bonaparti nënshkroi marrëveshjen e Lobenit, pa dijeninë e republikës. Në krye të marrëveshjes përcaktohej se ishujt e Jonit dhe zotërimet e Shqipërisë e të Shqipërisë Venedike, ku përfshihej dhe një pjesë nga Kotorri, i jepeshin Francës. Një pjesë e Grykës së Kotorrit i jepej Austro-Hungarisë. Më 12 maj, Senati firmosi fundin e agonisë së vet. Gjithçka kish ndodhur, u sanksionua me paqen e Kampoformios më 17 tetor 1797. Së bashku me rrezëllimin e saj, ra për të mos u përmendur më edhe “Albania Veneta”.
Republika e Raguzës ra më 23 maj 1806, kur trupat franceze hynë dhe Lauristoni, komandanti i trupave franceze, bëri deklaratën: “Deklaroj këtu se qëllimi i Madhërisë së tij Perandorake është që ta njohë pavarësinë e këtij shteti, sapo rusët të jenë larguar nga Shqipëria ish-venedikase… dhe skuadrilja ruse të ketë lëshuar brigjet e Dalmacisë”. Më 30 janar 1808, Republika e Raguzës nuk ekzistonte më.
Me rënie-ngritjet e Napoleon Bonapartit, janë të lidhura për pak vite dhe fatet e Shqipërisë Venedike. Rusët kishin marrë Grykat e Kotorrit në mars 1805, sepse austriakët nuk kishin mundur t’i mbanin; u përzunë andej nga francezët më 1806, të cilët e futën Shqipërinë venedikase në organizimin e ri politik, “Territoret Ilire”, ku përfshihej gjithë bregu Dalmat dhe iu rikthyen Austrisë në korrik 1817. Njëqind vjet më vonë, pas shpërbërjes së Austro-Hungarisë, këto toka i trashëgoi Kroacia, duke zhdukur përfundimisht “latinët” nga Adriatiku Lindor. Shqipërinë venedikase kish kohë që Kongresi i Berlinit ia kish dhuruar Malit të Zi.
Si u rrit dhe zgjerua Mali i Zi me tokat shqiptare, me ndihmën e Rusisë?
Sa herë Turqia ndeshej me Rusinë dhe humbte luftën, rrjedhojat ishin falja e tokave shqiptare për Malin e Zi dhe Serbinë. Në fillim të shek. XIX, Mali i Zi numëronte 100 mijë banorë, ndarë në 36 fise malësorësh, të vendosur në 24 fshatra. Kjo krahinë e popullatë e vogël, që mbahej ngrohtë e mbrohej nën sqetullat e Rusisë, nuk kish as dalje e as vendbanim në bregdet e breg liqeni. Siguroi breg në liqenin e Shkodrës në vitin 1832, kur pushtoi Zhabjakun dhe pas 80 vjetësh kishte në zotërim dy të tretat e bregut të këtij liqeni. Daljen në det e siguroi vetëm në vitin 1885.
Historiani Zhan Klod Faverial, që ka studiuar provincën nga koha e Dukatit të Zetës, pasi thekson shtrirjen deri matanë Kotorrit në perëndim dhe tej Prizrenit në lindje, na thotë se “…është e tepërt të shtojmë se popullsia e saj ishte parake iliro-shqiptare…ajo dallohej jo pak nga tjetra (sllavët) deri në masakrën e vitit 1702”. Tërë historianët europianë me autoritet e dinë çfarë ka ndodhur. “Ka të ngjarë – thotë historiani Paolo Petta në veprën ‘Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë’, që malazezët të shqetësohen, për ndonjë pretendim shqiptar për brezin bregdetar (nga Tivari e poshtë) që dikur quhej “Albania Veneta”.
Dukla, Dioklea, Zeta s’janë gjë tjetër përpos se emrat që ka mbajtur kohë pas kohe krahina që sot është shteti i Malit të Zi. Kronikat e vjetra serbe që përshkruajnë ekspansionin në Diokle e Raguzë, thonë se gjetën atje Arbanasi, Arbanenses. Nga kjo kohë, shekulli XIII, njihen popullatat dhe fetë e ndryshme që mbanin romanët, sllavët dhe arbanasit. Kronikat na sjellin emrat e krahinës me përbërjen e bashkësive të qëndrueshme arbanase të Dioklesë, Zetës, si fiset e Gjurashëve, Kuçit, Piprët, Markajt, Pastrovët, të gjithë këta sot malazezë me gjuhë, kulturë e fe, por me gjak arbanas.
Autori i “Historia botërore dhe qytetërimi”, historiani Karl Grimberg, në përfundim të përshkrimit të luftës ruso-turke, shkruan se “… më 3 mars 1878, ata diktuan paqen e Shën Stefanit…Serbia dhe Mali i Zi u zmadhuan me sipërfaqe të konsiderueshme shqiptare dhe u çliruan tërësisht nga tutela turke…Ishte një triumf për pansllavizmin. Rusët siguruan hegjemoninë e tyre në këtë pjesë të Europës…Vendimet e Berlinit përmbanin klauzola fatale për paqen e ardhshme të Europës. U përgatit 1914-a”. Mali i Zi u zgjerua në periudhën 1878-1885, me Tivarin, Ulqinin, Shpuzën, Podgoricën, të gjitha këto, treva të banuara nga shqipfolës. Të tjera toka shqiptare, Tuzi, Gucia e Plava, u përfituan nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.
Nga ngjashmëria është pararendësja e asaj që do ndodhte me Çamërinë. Edhe në Shqipërinë Venedikase, pas pushtimit prej sllavëve, si dhe në Çamëri, u ushtrua gjenocid, u praktikua shfarosja e popullsisë, ndalim i ushtrimit të gjuhës amtare dhe politika raciale e asimilimit pa kufi, deri në zhdukje të çdo gjëje shqiptare. E gjithë kjo nuk është më e largët se 100 vjet.
Demografia e Arbërisë venedikase, e passhpinës bregdetare të saj dhe braktisja e asimilimi i shqiptarëve
Mbulesë e fjalorit latinisht-shqip e fillim shek.XVII, ku emrat Albani dhe Epir, njësohen në Arbëni“Çështja e lëvizjes së racave – shkruan Mit’hat Frashëri tek ‘Shqiptarë dhe Sllavë’ – në bregun lindor të Adriatikut, ka qenë gjithmonë larg studimeve të paanshme”. Në mesjetë nuk kanë ekzistuar vija të qarta ndarëse gjeografike dhe shoqërore. Nga kronikat e mbërritura vërehet përzierja e grupeve dhe popullatave me gjuhë të ndryshme. Mes tyre, latinët dhe grekët kishin përparësinë e gjuhës së shkruar, e cila shqiptarëve u mungoi deri vonë.
Që lexuesi të bindet për paanshmërinë e argumentit mbi demografinë dhe etnografinë, referencat po i sjell përpos se nga autoritete të dijes e historisë europiane:
• Udhëtari Ami Boue, shkruan: “…shqiptarët shtrihen pothuajse të vetëm në vendet e burimeve të Lepenacit, rrethinat e Cernoleva-Riekës…Nga ana tjetër ata përzihen me boshnjakët në malet mes Shqipërisë dhe Bosnjës…Ata (shqiptarët) shtrihen deri në pllajat në perëndim dhe në jugperëndim të Novi-Pazarit, në distriktin e Zetës, gjatë Moraçës, ku takohen me malazezët.
• George Von Hahn shkruan te vepra “Nga Beogradi në Selanik”: Shqiptarët shtrihen në të gjithë krahinën që përfshihet në mes të lumit Moravë, lum i Malit të Zi që rrjedh në liqenin e Shkodrës, që do të thotë, që nga skaji lindor i liqenit të Shkodrës deri në Nish. Më tej, Hahn pohon se “Është rrjedha e Moravës ajo që ndan krahinën shqiptare nga ajo e sllavëve”.
• Mariano Bolizza: Në fakt, kufijtë etnografikë të shqiptarëve duhet të përfshijnë të gjithë krahinën e njohur me emrin Zeta.
• Dijetari Franz Miklosich: Fjala Zeta ka shumë mundësi të jetë me origjinë shqiptare, ngaqë shqiptarët fillimisht kanë qenë shumë më tepër të shtrirë në veri sesa sot.
• Xhuzepe Gelshiç, në veprën “La Zedda e la dinastia Balsidi, Split 1889”: Është më afër së vërtetës emri Zeta, me të cilin sipas profesor Hopf-it, që pëlqen ta emërtojë këtë vend me origjinë shqiptare dhe që e pranuan të gjithë ata që me Hahn-in panë te shqiptarët pasardhësit e vërtetë të ilirëve të vjetër, të cilët ndodheshin më në veri të vendeve ku janë pasardhësit e tyre të sotëm”.
Në Luftën e Parë Botërore, Austro-Hungaria, pasi kish pushtuar më 1915 territorin e Malit të Zi, bëri një regjistrim të popullatës, nga ku rezultoi se Ulqini ishte tërësisht i banuar nga shqiptarë, Tuzi me 7467 banorë, 100 për qind shqiptarë dhe Gucia, nga 11117 banorë, 10305 banorë ishin shqiptarë dhe 812 banorë ishin sllavë, pra 93.9 për qind shqiptarë.
Nga “Libri Blu”, korrespondencë diplomatike angleze, për përmbajtjen e këtij shkrimi janë shkëputur në kontekstin e nënkapitullit përmbajtje të letrave të shtetarit britanik, George Joachim Goschen, njohës i shkëlqyer i çështjeve lindore dhe asaj shqiptare, për sekretarin e Shtetit të Perandorisë Britanike, Earl Granville më 1880: “…Situata është komplikuar nga mënyra se si fati i një pjese të banorëve të territoreve shqiptare, që janë në procesin e lëshimit të tokave në territorin e Malit të Zi…Shqiptarët, duke qenë të lashtë dhe të veçantë si racë, sa edhe të tjerët që i rrethojnë, kanë parë se si kombe të këtyre racave fqinje janë marrë nën mbrojtjen e fuqive të ndryshme europiane dhe të favorizohen në aspiratat e tyre…Ata kanë vërejtur se sllavët e Malit të Zi janë mbrojtur nga perandoria e sllavëve të veriut (Rusia) me një entuziazëm të vendosur. Territori i banuar nga shqiptarët i jepet në veri malazezëve, për të kënaqur Malin e Zi, kanakarin e Rusisë. Unë besoj në mënyrë ultimative se Shqipëria mund të bashkohet në një vilajet të madh…”, më 26 korrik 1880, Therapia, për Earl Granville.
Më 6 shtator 1913, fiset e Malësisë së Mbishkodrës, pas vendimeve të Konferencës së Londrës, shënojnë të fundit lëvizje politike, protestën kundër aneksimit të Hotit dhe Grudës nga Mali i Zi dhe shpallën bashkimin me Qeverinë e Vlorës. E gjithë kjo rezultoi e kotë. Këto toka, jo vetëm u aneksuan, por dhe u asimiluan. Një shumicë e ish-banorëve të malësisë me besim katolik e braktisën vendin e tyre dhe shumica sot ndodhet në SHBA. Pjesa që ngeli në Plavë e Guci, u asimiluan dhe e ndiejnë veten si myslimanët boshnjakë. Atje nuk dëgjohet të flitet më shqip.
* * *
Nga gjysma e dytë e shek. XX u shkruan e nënshkruan ligje, Karta e Konventa Europiane dhe Botërore, aq sa shihet shkoqur se e bën të pamundur çdo pandehmë të tipit “peticion” të iniciuar nga veprimtarë politike të tashme, nën emërtimin “Shqipëria Natyrale”, e ta paraqesë atë si vullnet të një milion shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë?!!! Madje, jo pandehmë, por duhet quajtur aventurë, sepse bie në kundërshtim me vetë kartat që ka firmosur dhe aderuar Shqipëria. Sa kohë nuk ishim të zotët t’i mbronim kur ishte koha, tani, tërë këto belbëzime, janë thjesht kokëçarje, që sjellin, si rrjedhojë, përpos se keqësim të marrëdhënieve me fqinjët.
(Vijon nga numri i djeshëm)
Pak fjalë për “Directorium ad Passagium Faciendum”
Hartë e bregut adriatikas të Shqipërisë Venedikase, fragment. Autori, Vincenzo Maria Coronelli, botuar në Venezia, më 1688
“…aty janë dy kombe: një janë shqiptarët dhe tjetri latinët, të cilët këmbëngulin të gjithë te besimi, riti dhe bindja e kishës romane dhe respektivisht ata kanë edhe kryeipeshkvë, ipeshkëv e abatë, fetarë dhe klerikë sekularë të një statusi dhe të një rangu më të ulët. Latinët kanë gjashtë qytete me ipeshkvët e tyre: i pari është Tivari, kryeipeshkvi; pastaj Kotorri, Ulqini, Shasi, Shkodra dhe Drishti, në të cilët jetojnë vetëm latinë; popullsia e tyre, në të vërtetë, janë shqiptarët në të gjitha dioqezat jashtë mureve. Katër qytete janë shqiptare: Polati Major (Pulti i Madh), Polatum Minor (Pulti i Vogël), Sapa, dhe Albania (Kruja), të cilët bashkë me qytetet latine të lartpërmendura janë nën kryeipeshkvinë e Tivarit dhe juridikisht nën metropolinë e kishës së tij…Pushteti i latinëve kufizohet pra vetëm me rrethin e qyteteve te tyre. Jashtë qyteteve të tyre, ata kanë prona vreshtash dhe fushash, megjithatë kanë kështjella dhe shtëpi fshati. Por, shqiptarët, meqë janë kombi më i madh, mund të zotërojnë në fusha lufte më shumë se 15000 kalorës, për çdo aktivitet lufte, janë luftëtarë trima e të shkathët sipas dokeve dhe zakoneve të atdheut të tyre”. Sa më sipër është përpos se një fragment i shkëputur në shërbim të temës.
Traktatit i janë bërë më pas kopje, për rëndësinë që paraqiste. Dorëshkrime të “Directorium Ad Passagium Faciendum” kanë mbetur katër. Një i shek. XIV gjendet në Bibliotekën Perandorake të Vjenës; një tjetër i gjysmës së parë të shek. XV gjendet në Bibliotekën Publike të Bazelit; një tjetër i gjysmës së parë të shek. XV ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Brukselit; i katërti dorëshkrim ruhet në Eskorialin e Spanjës.
Albania Veneta, zanafilla e shndërrimit të dialekteve në gjuhë shqipe
Gjuhës shqipe, e cilësuar nga kronistët e mesjetës si një gjuhë e pakapshme, “tipar dallues i këtij kombi, elementi përbërës i identitetit të tyre kombëtar” – shprehet Paolo Petta – të dhënat i vijnë nga shek. XIII. Në “Directorium Ad Passagium Faciendum”, Guillelmus Adae, ipeshkvi i Tivarit, sjell dëshminë që mbetet deri më sot, më e vjetra. “…megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre”.
Një rol me rëndësi themelore ka luajtur Kongregacioni roman i De Propaganda Fide, institucion fetar katolik, i cili i kushtoi vëmendje përgatitjes së misionarëve nga “Albania Veneta”. Për këtë qëllim u ngrit e funksionoi në Loreto, Collegium Illyricum, nga ku dolën Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Kazazi, Lekë Matrënga, etj. Ishin pikërisht këta që e shndërruan shqipen nga dialekt në gjuhë të vërtetë letrare.
Kolegji, për 20 vjet me radhë, me misionarët e tij, mori në dorë drejtimin e shkollimin kristian për të rinjtë e Ilirisë, që shtrihej nga Sllovenia, në Kroaci, në Bosnjë e deri në Shqipëri. Kolegji që funksionoi për më se 300 vjet, u mbyll përfundimisht në vitin 1860, kohë kur mecenatë të katolikëve shqiptarë ishte jo më Italia, por Austria.
Prerja e monedhave dhe emetimi “DALMAT ET ALBANIA”
Në Shqipërinë e Veriut, nën tutelën venedikase filloi të kultivohej një kulturë qytetare, arbërore e katolike, e re, që kish kontrollin politik e ekonomik të Republikës së Shën Markut”. Pas kapërcimit të kohëve të trazuara, Venediku mëshiroi modelin qytetar të financave europiane në prerjen e qarkullimin e monedhave. Shekulli XV në Albania Veneta i përfshin pothuaj shumicën e qyteteve të këtij zotërimi venedikas, me monedhat lokale në metal bronz ose bakër. Shkodra, që kishte punishtet e veta të prerjes së monedhave, kishte monedhën e saj në qarkullim që nga periudha e Gjergj II Balsha, por nga viti 1423, aty u pre dhe u qarkullua monedha “Grosetto di Scutari”. Sashi, Drishti, Kotorri, gjithashtu kishin monedhat e tyre në qarkullim.
Venediku emetonte 2 milionë copë monedha ari e argjendi në vit dhe kish vënë në qarkullim monedha argjendi e bakri enkas për territoret e Shqipërisë venedikase e atë të Dalmacisë. Është hera e parë dhe rasti më i rrallë që shfaqet në një monedhë emri i një vendi që nuk gëzon pavarësinë. Më pas, Venediku e bëri këtë edhe për ishujt e Qipros dhe Kandias. Monedhat që përmbajnë emrin Albania, janë prerje të Republikës së Venedikut, të përdorura nga viti 1410 në shekullin XV, deri në vitin 1797 të shek. XVIII. Për më se 380 vjet, këto monedha u prenë me dekrete të dogjëve. Njihen tre versione legjendash me shkrim latin: DALMA*ET*ALBAN; DALM*ET*ALB dhe DALMAT*ET*ALBANIA. Ana tjetër shënon SAN.MARC.VEN., me pamjen e luanit të Shën Markut të Venedikut. Monedhat e bakrit kanë vlerën 1 dhe 2 soldi, me diametër që luhatet nga 27 deri 29 mm, me peshë 5.4 gramë deri 7.2 gramë. Monedhat e argjendit, 700/1000, janë tre emetime: liretta, diametër 24 mm, peshë 13,3 gramë; liretta da quatro, me diametër 19 mm dhe peshë 5.21 gramë; liretta da otto, me diametër 15 mm dhe peshë 2.31 gramë. Në emetimin Dalmatia dhe Albania, kemi të bëjmë me monedha veneciane që përdoreshin në qytetet dalmate: Shebenik, Zara, Trau, Spalato dhe Lesina, si dhe në qytetet e “Albania veneta”: Kotorr, Shkodër, Tivar, Ulqin dhe Lezhë. Me kohë, përdorimi i tyre u shtri edhe në Durrës e Korfuz.
Në katalogët numizmatikë, autoriteti i emetimit jepet në formën “Anonime per il Levante”. Vlera e saj, për koleksionistët shqiptarë, qëndron në legjendën që ajo mbart, katër shekuj para pavarësisë së Shqipërisë dhe para emetimit të parë të Bankës Kombëtare, ku shfaqet dhe përdoret në monedhë gjerësisht emri Albania.
Fundi i Shqipërisë venedikase, shpërbërja
Harta me zotërimet në bregun lindor të Adriatikut, në vitet 1410-1420. Burimi Kristo Frashëri,Skënderbeu- jeta dhe vepra
Republika e Raguzës ra më 23 maj 1806, kur trupat franceze hynë dhe Lauristoni, komandanti i trupave franceze, bëri deklaratën: “Deklaroj këtu se qëllimi i Madhërisë së tij Perandorake është që ta njohë pavarësinë e këtij shteti, sapo rusët të jenë larguar nga Shqipëria ish-venedikase… dhe skuadrilja ruse të ketë lëshuar brigjet e Dalmacisë”. Më 30 janar 1808, Republika e Raguzës nuk ekzistonte më.
Me rënie-ngritjet e Napoleon Bonapartit, janë të lidhura për pak vite dhe fatet e Shqipërisë Venedike. Rusët kishin marrë Grykat e Kotorrit në mars 1805, sepse austriakët nuk kishin mundur t’i mbanin; u përzunë andej nga francezët më 1806, të cilët e futën Shqipërinë venedikase në organizimin e ri politik, “Territoret Ilire”, ku përfshihej gjithë bregu Dalmat dhe iu rikthyen Austrisë në korrik 1817. Njëqind vjet më vonë, pas shpërbërjes së Austro-Hungarisë, këto toka i trashëgoi Kroacia, duke zhdukur përfundimisht “latinët” nga Adriatiku Lindor. Shqipërinë venedikase kish kohë që Kongresi i Berlinit ia kish dhuruar Malit të Zi.
Si u rrit dhe zgjerua Mali i Zi me tokat shqiptare, me ndihmën e Rusisë?
Sa herë Turqia ndeshej me Rusinë dhe humbte luftën, rrjedhojat ishin falja e tokave shqiptare për Malin e Zi dhe Serbinë. Në fillim të shek. XIX, Mali i Zi numëronte 100 mijë banorë, ndarë në 36 fise malësorësh, të vendosur në 24 fshatra. Kjo krahinë e popullatë e vogël, që mbahej ngrohtë e mbrohej nën sqetullat e Rusisë, nuk kish as dalje e as vendbanim në bregdet e breg liqeni. Siguroi breg në liqenin e Shkodrës në vitin 1832, kur pushtoi Zhabjakun dhe pas 80 vjetësh kishte në zotërim dy të tretat e bregut të këtij liqeni. Daljen në det e siguroi vetëm në vitin 1885.
Historiani Zhan Klod Faverial, që ka studiuar provincën nga koha e Dukatit të Zetës, pasi thekson shtrirjen deri matanë Kotorrit në perëndim dhe tej Prizrenit në lindje, na thotë se “…është e tepërt të shtojmë se popullsia e saj ishte parake iliro-shqiptare…ajo dallohej jo pak nga tjetra (sllavët) deri në masakrën e vitit 1702”. Tërë historianët europianë me autoritet e dinë çfarë ka ndodhur. “Ka të ngjarë – thotë historiani Paolo Petta në veprën ‘Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë’, që malazezët të shqetësohen, për ndonjë pretendim shqiptar për brezin bregdetar (nga Tivari e poshtë) që dikur quhej “Albania Veneta”.
Dukla, Dioklea, Zeta s’janë gjë tjetër përpos se emrat që ka mbajtur kohë pas kohe krahina që sot është shteti i Malit të Zi. Kronikat e vjetra serbe që përshkruajnë ekspansionin në Diokle e Raguzë, thonë se gjetën atje Arbanasi, Arbanenses. Nga kjo kohë, shekulli XIII, njihen popullatat dhe fetë e ndryshme që mbanin romanët, sllavët dhe arbanasit. Kronikat na sjellin emrat e krahinës me përbërjen e bashkësive të qëndrueshme arbanase të Dioklesë, Zetës, si fiset e Gjurashëve, Kuçit, Piprët, Markajt, Pastrovët, të gjithë këta sot malazezë me gjuhë, kulturë e fe, por me gjak arbanas.
Autori i “Historia botërore dhe qytetërimi”, historiani Karl Grimberg, në përfundim të përshkrimit të luftës ruso-turke, shkruan se “… më 3 mars 1878, ata diktuan paqen e Shën Stefanit…Serbia dhe Mali i Zi u zmadhuan me sipërfaqe të konsiderueshme shqiptare dhe u çliruan tërësisht nga tutela turke…Ishte një triumf për pansllavizmin. Rusët siguruan hegjemoninë e tyre në këtë pjesë të Europës…Vendimet e Berlinit përmbanin klauzola fatale për paqen e ardhshme të Europës. U përgatit 1914-a”. Mali i Zi u zgjerua në periudhën 1878-1885, me Tivarin, Ulqinin, Shpuzën, Podgoricën, të gjitha këto, treva të banuara nga shqipfolës. Të tjera toka shqiptare, Tuzi, Gucia e Plava, u përfituan nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.
Nga ngjashmëria është pararendësja e asaj që do ndodhte me Çamërinë. Edhe në Shqipërinë Venedikase, pas pushtimit prej sllavëve, si dhe në Çamëri, u ushtrua gjenocid, u praktikua shfarosja e popullsisë, ndalim i ushtrimit të gjuhës amtare dhe politika raciale e asimilimit pa kufi, deri në zhdukje të çdo gjëje shqiptare. E gjithë kjo nuk është më e largët se 100 vjet.
Demografia e Arbërisë venedikase, e passhpinës bregdetare të saj dhe braktisja e asimilimi i shqiptarëve
Mbulesë e fjalorit latinisht-shqip e fillim shek.XVII, ku emrat Albani dhe Epir, njësohen në Arbëni
Që lexuesi të bindet për paanshmërinë e argumentit mbi demografinë dhe etnografinë, referencat po i sjell përpos se nga autoritete të dijes e historisë europiane:
• Udhëtari Ami Boue, shkruan: “…shqiptarët shtrihen pothuajse të vetëm në vendet e burimeve të Lepenacit, rrethinat e Cernoleva-Riekës…Nga ana tjetër ata përzihen me boshnjakët në malet mes Shqipërisë dhe Bosnjës…Ata (shqiptarët) shtrihen deri në pllajat në perëndim dhe në jugperëndim të Novi-Pazarit, në distriktin e Zetës, gjatë Moraçës, ku takohen me malazezët.
• George Von Hahn shkruan te vepra “Nga Beogradi në Selanik”: Shqiptarët shtrihen në të gjithë krahinën që përfshihet në mes të lumit Moravë, lum i Malit të Zi që rrjedh në liqenin e Shkodrës, që do të thotë, që nga skaji lindor i liqenit të Shkodrës deri në Nish. Më tej, Hahn pohon se “Është rrjedha e Moravës ajo që ndan krahinën shqiptare nga ajo e sllavëve”.
• Mariano Bolizza: Në fakt, kufijtë etnografikë të shqiptarëve duhet të përfshijnë të gjithë krahinën e njohur me emrin Zeta.
• Dijetari Franz Miklosich: Fjala Zeta ka shumë mundësi të jetë me origjinë shqiptare, ngaqë shqiptarët fillimisht kanë qenë shumë më tepër të shtrirë në veri sesa sot.
• Xhuzepe Gelshiç, në veprën “La Zedda e la dinastia Balsidi, Split 1889”: Është më afër së vërtetës emri Zeta, me të cilin sipas profesor Hopf-it, që pëlqen ta emërtojë këtë vend me origjinë shqiptare dhe që e pranuan të gjithë ata që me Hahn-in panë te shqiptarët pasardhësit e vërtetë të ilirëve të vjetër, të cilët ndodheshin më në veri të vendeve ku janë pasardhësit e tyre të sotëm”.
Në Luftën e Parë Botërore, Austro-Hungaria, pasi kish pushtuar më 1915 territorin e Malit të Zi, bëri një regjistrim të popullatës, nga ku rezultoi se Ulqini ishte tërësisht i banuar nga shqiptarë, Tuzi me 7467 banorë, 100 për qind shqiptarë dhe Gucia, nga 11117 banorë, 10305 banorë ishin shqiptarë dhe 812 banorë ishin sllavë, pra 93.9 për qind shqiptarë.
Nga “Libri Blu”, korrespondencë diplomatike angleze, për përmbajtjen e këtij shkrimi janë shkëputur në kontekstin e nënkapitullit përmbajtje të letrave të shtetarit britanik, George Joachim Goschen, njohës i shkëlqyer i çështjeve lindore dhe asaj shqiptare, për sekretarin e Shtetit të Perandorisë Britanike, Earl Granville më 1880: “…Situata është komplikuar nga mënyra se si fati i një pjese të banorëve të territoreve shqiptare, që janë në procesin e lëshimit të tokave në territorin e Malit të Zi…Shqiptarët, duke qenë të lashtë dhe të veçantë si racë, sa edhe të tjerët që i rrethojnë, kanë parë se si kombe të këtyre racave fqinje janë marrë nën mbrojtjen e fuqive të ndryshme europiane dhe të favorizohen në aspiratat e tyre…Ata kanë vërejtur se sllavët e Malit të Zi janë mbrojtur nga perandoria e sllavëve të veriut (Rusia) me një entuziazëm të vendosur. Territori i banuar nga shqiptarët i jepet në veri malazezëve, për të kënaqur Malin e Zi, kanakarin e Rusisë. Unë besoj në mënyrë ultimative se Shqipëria mund të bashkohet në një vilajet të madh…”, më 26 korrik 1880, Therapia, për Earl Granville.
Më 6 shtator 1913, fiset e Malësisë së Mbishkodrës, pas vendimeve të Konferencës së Londrës, shënojnë të fundit lëvizje politike, protestën kundër aneksimit të Hotit dhe Grudës nga Mali i Zi dhe shpallën bashkimin me Qeverinë e Vlorës. E gjithë kjo rezultoi e kotë. Këto toka, jo vetëm u aneksuan, por dhe u asimiluan. Një shumicë e ish-banorëve të malësisë me besim katolik e braktisën vendin e tyre dhe shumica sot ndodhet në SHBA. Pjesa që ngeli në Plavë e Guci, u asimiluan dhe e ndiejnë veten si myslimanët boshnjakë. Atje nuk dëgjohet të flitet më shqip.
* * *
Nga gjysma e dytë e shek. XX u shkruan e nënshkruan ligje, Karta e Konventa Europiane dhe Botërore, aq sa shihet shkoqur se e bën të pamundur çdo pandehmë të tipit “peticion” të iniciuar nga veprimtarë politike të tashme, nën emërtimin “Shqipëria Natyrale”, e ta paraqesë atë si vullnet të një milion shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë?!!! Madje, jo pandehmë, por duhet quajtur aventurë, sepse bie në kundërshtim me vetë kartat që ka firmosur dhe aderuar Shqipëria. Sa kohë nuk ishim të zotët t’i mbronim kur ishte koha, tani, tërë këto belbëzime, janë thjesht kokëçarje, që sjellin, si rrjedhojë, përpos se keqësim të marrëdhënieve me fqinjët.
Similar topics
» ALBANIA TIRANA 2013 NIGHTLIFE
» Rezart Aga: Shumë ndryshime në Voice of Albania 3
» Do kërcenin Harlem Shake, por … (VIDEO)
» ABC News-albania, nuk njeh shtetin e Kosovës!
» "Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit
» Rezart Aga: Shumë ndryshime në Voice of Albania 3
» Do kërcenin Harlem Shake, por … (VIDEO)
» ABC News-albania, nuk njeh shtetin e Kosovës!
» "Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi