AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit

Shko poshtë

"Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit  Empty "Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jun 14, 2013 8:00 pm

"Rally Albania", lumi
Devoll “përpin” garuesit 
"Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit  81374
TIRANE - Christian Pastori, garuesi italian pretendent për të fituar edhe këtë vit kompeticionin e Rally Albania 2013 me motorr, ishte shumë i mërzitur në pikën e finishit, në Durrës, pas përfundimit të garës së sotme.

"Nuk di ç’të them, nuk di se cfarë ka ndodhur, Ai lum që duhet të kalonim ishte i rrëmbyeshëm na përpiu thuajse të gjithëve. Eh sot nuk munda t’ia dal. Dhe kam përshtypjen për gjithë garën". Pretendenti për çmim për të dytin vit rradhazi duket se është shumë i mërzitur ndërsa flet me kolegun e tij, pikërisht italianin tjetër Konsentinon, i cili në fakt, ditën e djeshme, kishte dalë i pari nga gara që zgjati për 400 kilometra.

Konsentino duket shumë i lumtur nga suksesi i ditës së sotme. Ishte mbrapa me kohën e pesë stageve të para, por duke fituar 18 minuta në garën e djeshme, duket i padiskutueshëm fitues i Rally Albania 2013.
"Vetëm nëse nesër do të më prishet fare motorri dhe nuk do të mund ta bëj garën. por kjo është e pamundur" thotë ai.

E në fakt cka ndodhur në Rally Albania ditën e djeshme? Itinerari nisej nga Voskopoja, duke kaluar në Maliq, kanioni i Devollit deri pranë Gramshit ku fillonte edhe koha speciale. Pikërisht, këtu ka ndodhur batërdia për shumë prej garuesve. Të gjithë duhet të kalonin lumin Devoll. Gjerësia e tij prej 600 metrash dukej si një uragan i pakalueshëm.

"Nuk kemi asnjë faj. Në roadbook, është përcaktuar qartë dhe mirë se pjesa e speciales e lumit Devoll ishte shumë e rrezikshme.Gjatë kohës që bëmë briefing mbrëmjen e paragarës në Voskopojë, sqarova fare mirë se lumi i Devollit është tekanjoz dhe i rrezikshëm. Unë vetë e kam kaluar dhe për këtë arsye e kam shënuar edhe në roadbook. Por lumit nuk i kalon dot mes për mes. Ndërkohë që duhet ta studiosh dhe më pas të hysh.

Duhet të shohësh se ku është cektësia dhe thellësia e tij. Duhet të studiosh nga shkon rrjedha e ujit dhe duhet të mendohesh mirë për të hyrë. Nëse nuk ia dilje dot me garë, duhet të zbresësh nga motorri apo makina, dhe ndoshta me motorr mund të ecje në këmbë për pak, e mandej të kaloje nga ana tjetër. Do të humbisje disa minuta, por do të fitoje shumë të tjera që nuk do të ndodhnin nëse pilotët nuk do të ishin rrëzuar" tregon me seriozitet Edvin Kasimati, organizator i garës.

Dhe në fakt, që në fillim të speciales, dy makina asistence si për të treguar se gjithcka do të ishte e vështirë, kanë qëndruar në të dy anët e lumit. Ka pasur fare pak pilotë profesionistë që e kanë studiuar lumin para se të hynin me mjetet e tyre në te. Të tjerë i kanë hyrë me shpejtësi, pa mundur të vërejnë surprizat e ujit.

"Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit  81374_1
(Një prej makinave garuese të "Rrally Albania" duke kaluar lumin "Devoll")

Në facebook filluan të shpërndahen me shpejtësi fotot e një garuesi, i cili është në këmbë, në mes të lumit dhe është në kërkim të motorrit të tij, të cilin ia ka marrë rrjedha e ujit. As bëhej fjalë që të mund të gjendej motorri. Garuesi, që dukej një anglez i pashpresë në vështrim të përhumbur, ishte në hall. Motorri u gjet pothuajse 300 metra nga rrjedha ku u rrëzua, por u gjet vetëm nga një fotograf italian që ishte nëgarë.

Ishte pikërisht Paolo Baraldi, fotografi italian fotot e të cilit me garuesit të mbytur thuajse fare nga uji i Devollit që ditën e djeshme u shpërndanë në të gjitha sitet ndërkombëtare të sporteve të rënda rally, duke filluar një lloj kurioziteti se në cilin vend organizohej kjo garë. Në përfundim, duhej thënë se katër makina pothuajse u thyen dhe mbetën mes lumit duke u tërhequr. Me dhjetëra e dhjetëra motorrë, nuk arritën të ndizen më, edhe pse arritën të dalin nga lumi. Shumica e tyre kaluan nga asfalti, për të shkuar në desinacionin e radhës.

"Gara sot ishte më e vështirë se ajo e ditës së parë. Edvini gjithmonë bën surpriza dhe ti asnjëherë nuk e kupton se kur gara mbaron. Duket se në momentin që do të jesh disi më qetë aty e gjen veten shumë herë më vështirë", tha një prej garuesve polakë të garës.

Dhe surprizat nuk mbaruan këtu. Garuesit do të ndalonin për disa orë, për tu shlodhur dhe qetësuar në qytetin e vjetër të Beratit. Më shumë për tu treguar atyre një qytet shumë të rëndësishëm turistik që mbrohet nga UNESCO.
Por a arritën të hyjnë në kohë?

Garuesit nuk u lejuan nga policia dhe u bllokuan për më shumë se dy orë. gps i garuesve kiishte ndaluar në vend. Organizatorët filluan të pyesin se pse motorrat e makinat nuk po kalonin e kishin ndaluar. pas interesimit u kuptua situata. Berisha po shkonte në Berat për miting elektoral.

Derisa të mbaronte Berisha dhe të ikte nga qyteti, një grumbull i madh makinash e motorrësh nuk mund ta kalonin qytetin. Për stafin shqiptar, kjo ishte një skenë qesharake, dhe normalisht qeshën. Të huajt, ata nuk kuptuan asgjë. U shpjegojet se eshtë një miting i kryeministrit Sali Berisha që zhvillohet në qytet.

Thjesht pyetën sesi ka mundësi të ndodhi një gjë e tillë. Dita e sotme do të sjellë edhe finalistët. Ata që do të marrin kupat. Dita e sotme do të jetë më e lehtë për garuesit, ndërkohë që pasdite ceremonia e cmimeve do të mbahet në Durrës. - See more at: http://www.shqiptarja.com/sport/2726/rally-albania-lumi-devoll-perpin-garuesit-162194.html#sthash.7aueauuS.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

"Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit  Coolte21

Shteti Shteti : "Rally Albania", lumi Devoll “përpin” garuesit  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi