AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gruaja qe zgjua nga koma dhe nuk mbante mend babanë e fëmijës!

Shko poshtë

Gruaja qe zgjua nga koma dhe nuk mbante mend babanë e fëmijës! Empty Gruaja qe zgjua nga koma dhe nuk mbante mend babanë e fëmijës!

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 27, 2013 5:45 pm


Gruaja qe zgjua nga koma dhe nuk mbante mend babanë e fëmijës! 1377361605-27-300x225Një grua u zgjua nga koma pas 12 javësh dhe zbuloi se ishte 3 muaj shtatzënë, por nuk i kujtohej se kush ishte babai. Kohë më parë Gema Holms duke drejtuar makinën e saj, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë, duke u goditur dhe humbur ndjenjat. Kishte trauma të shumta në gjithë trupin, madje kishte thyer dhe shtyllën kurrizore. Në spital iu nënshtrua testeve, të cilat treguan se gruaja ishte 3 muaj shtatzënë. Kur doli nga koma mjekët i kërkuan të marrë vendimin nëse do ta mbante fëmijën apo jo. Ata i sugjeruan abortin, sepse gruaja duhet t’i nënshtrohej një operacioni për të korrigjuar problemet në shtyllën kurrizore. Ajo nuk mbante mend me kë kishte patur marrëdhënie, pasi kishte pësuar humbje të pjesshme të kujtesës. Tre vitet e fundit të jetës ishin fshirë krejtësisht nga mendja e saj. Përkundër problemeve të shumta shëndetësore që kishte, gruaja vendosi që ta mbajë fëmijën. “Mendova se derisa ky fëmijë arriti të mbijetojë brenda meje pas atij aksidenti të tmerrshëm, atëherë ai duhet të vijë në jetë”, tha gruaja. Kaloi muaj shumë të vështirë, pasi nuk mund të merrte qetësues, për shkak të shtatzënisë, kështu që vuajti nga dhimbje torturuese. Në muajin maj lindi me operacion një fëmijë të shëndetshëm, djalë. Nëna dhe i biri janë tani në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ajo së shpejti do t’iu nënshtrohet testeve për të përcaktuar nëse do mundet të bëjë një operacion që do t’i lejojë të ecë përsëri. “Rubeni është mrekullia ime e vogël dhe unë shpresoj se një ditë do të jem në gjendje të eci pranë tij”, tha Gema.
♛Melody♛
♛Melody♛

Gruaja qe zgjua nga koma dhe nuk mbante mend babanë e fëmijës! Coolte21

Shteti Shteti : Gruaja qe zgjua nga koma dhe nuk mbante mend babanë e fëmijës! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi