Del vendimi, Leka Zogu II merr vilat e gjyshit në Shirokë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Leka II Zogu, i njohur si princ Leka, fiton të drejtën e pronësisë për “vilën mbretërore” në zonën turistike të Shirokës në Shkodër.
Përmes një vendimi gjyqësor, Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës II pronësinë e dy vilave dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një trualli prej 3962 metrash katrorë, ish-pronë e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë miratoi vendimin e Apelit të Shkodrës të vitit 2008, sipas të cilit e drejta e pronësisë së kësaj pasurie i takonte familjes Zogu. Në Gjykatë, familja Zogu pati palë kundërshtare Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), e cila pati marrë pronën në fjalë pas viteve 1990. Pasuria e paluajtshme në Shirokë, në vitin 1925 ishte regjistruar në regjistrat e kohës si pronë e Ahmet Zogut. Në vijim, gjatë regjimit monist ajo kaloi në favor nga shteti dhe shndërrua në Kampin e Pushimeve Shirokë. Në vitin 2001, pas shpronësimit, trualli dhe godinat kaluan në pronësi të BSPSH-së. Kjo e fundit lidhi një kontratë qiraje disavjeçare me shtetasin Ndue Maraçaj, për shfrytëzimin e saj. Mësohet se aktualisht objektet në fjalë janë të pashfrytëzuara.
KONFLIKTI
Vendimi i shpallur më 16 prill 2013 nga një Kolegj Civil i Gjykatës së Lartë, i zbardhur ditët e fundit, i dha fund një “lufte” gjyqësore disavjeçare në lidhje me pronësinë e “vilës mbretërore” në Shirokë. Konflikti për pronësinë e “vilës mbretërore” në Shirokë ka nisur nga Leka Zogu I, para se të ndërronte jetë. Ai ka trokitur në Gjykatë, duke e pasur të vetmen rrugë për të përfituar pronën e babait të tij. Leka I e kishte të pamundur t’i drejtohej me kërkesë Agjencisë për Kthimin e Kompensimin e Pronave. Kjo për shkak se regjistri hipotekor, sipas të cilit prona ishte regjistruar në emër të Ahmet Zogut, rezulton të jetë dëmtuar. “Në kushtet kur kërkuesi Leka Zogu I, aktet që bëjnë që dokumentacioni ligjor të jetë i paplotë, nuk mund t’i marrë në rrugë tjetër përveç asaj gjyqësore, i është drejtuar Gjykatës me kërkesën sipas objektit të saj”, thuhej në vendimin e gjykatës.
GJYKATA E LARTE
Dosja e pronës së familjes mbretërore në Shirokë mbërriti në Gjykatën e Lartë në vitin 2008, pas rekursit që i bëri vendimit të Apelit Shkodër BSPSH-ja. Për shkak se më 30 nëntor 2011 Leka Zogu I ndërroi jetë, me marrjen e dosjes në shqyrtim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë pranoi kërkesën e avokatit të familjes Zogu, që çështja të vijohej nga princ Leka. “Kolegji Civil vendosi pranimin e kalimit procedural nga pala kërkuese, i ndjeri Leka Zogu I, te trashëgimtari i tij, shtetasi Leka Zogu II”, arsyetohej në vendim. Në vijim, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, Kolegji Civil vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, të datës 2 maj 2008. Vendimi i Apelit nga ana e tij miratonte vendimin e caktuar me herët, më 9 korrik 2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, me ndryshim vetëm në sipërfaqen e tokës, që i rikthehet familjes Zogu. “Vërtetimin e faktit juridik të së drejtës së pronësisë së Ahmet Zogut për pasurinë e paluajtshme ‘vila mbretërore’ Shirokë, e cila përbëhet nga: ndërtesë dy kate, vila me sipërfaqe 345 m2, ndërtesë dy kate, vila me sipërfaqe 145 m2, si dhe truall funksional 3962 m2 sipas plan-vendosjes bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhej në vendimin e Apelit.

Similar topics
» Vendimi, ndryshon stema e Republikës
» Edona e KTV-së: -Zogu im është më i madh se i Tunes
» “Çmenden” këngëtaret: Zogu im është më i mirë se i joti (foto)
» Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas
» Kompania kanadeze “Arian” merr licensë të kërkojë ar
» Edona e KTV-së: -Zogu im është më i madh se i Tunes
» “Çmenden” këngëtaret: Zogu im është më i mirë se i joti (foto)
» Korçë, merr 4 orë peng të dashurin e gruas
» Kompania kanadeze “Arian” merr licensë të kërkojë ar
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi