Peshkopi, grabitet për skrap përkrenarja e Skënderbeut
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Ngjarja në muzeun e heroit në fshatin Sinë e Epërme.
PESHKOPI – Grabitet përkrenarja e Skënderbeut. Këtë herë hajdutët e skrapit kanë vënë në shënjestër objektet në muzeun e Heroit tonë Kombëtar në fshatin Sinë e Epërme, në komunën Arras të Dibrës. Muzeu është krijuar në këtë zonë ku mendohet se ka lindur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Hajdutët kanë grabitur prej andej përkrenaren dhe sende të tjera me vlerë. Grabitja mendohet të ketë ndodhur dy net më parë, por vetëm dje paradite banorë të fshatit kanë konstatuar se njerëz të panjohur kanë mundur të hyjnë brenda objektit historik dhe kanë vjedhur përkrenaren prej hekuri të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu si dhe sende të tjera që ishin vendosur në këtë objekt prej vitit 1978, në kuadër të 510-vjetorit të vdekjes së heroit. Policia lokale ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për kapjen e autorëve, të cilët mendohet të jenë adoleshentë të zonës. Prej kohësh, banorë të Sinës janë ankuar se muzeu është lënë në mëshirë të fatit. Në maj të vitit 2011 u bë i mundur rikonstruksioni i muzeut, pasi ishte njoftuar që do të mbërrinte nga Italia Giorgo Marino Skënderbe, një prej pasardhësve të heroit. Mësohet se objekti ku ndodheshin sendet vizitohej shpesh, por megjithatë nuk ruhej me roje./arena-shqip

Similar topics
» Vendlindja e Skënderbeut Sipas legjendave popullore
» ROBËRIMI DHE KTHIMI I SKËNDERBEUT SIPAS LEGJENDAVE POPULLORE
» Varri Skenderbeut ne Lezhe, vizitore te vazhdueshem njihen me historine
» ROBËRIMI DHE KTHIMI I SKËNDERBEUT SIPAS LEGJENDAVE POPULLORE
» Varri Skenderbeut ne Lezhe, vizitore te vazhdueshem njihen me historine
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi