Kremi i plazhit: Sa, Kur dhe Ku?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Moda & Estetika
Faqja 1 e 1
Kremi i plazhit: Sa, Kur dhe Ku?
Janë të shumta produktet që përmbajnë faktorë mbrojtës (fondatina, hidratues dhe madje edhe pudra e presuar). Pyetje vijuese është: si duhet të aplikohen këto produkte? Çështja kryesore për çdo krem të besueshëm (SPF të paktën 15 dhe përbërës që mundësojnë mbrojtje nga rrezet UVA) është aplikimi në sasi të mjaftueshme, ashtu siç përshkruhet në lart.
Një prej rekomandimeve më të përhapura është aplikimi i mbrojtësve 20 minuta para daljes nga shtëpia dhe 20 minuta pasi keni nisur banjat e diellit. Ky rekomandim ka për qëllim vetëm garantimin e aplikimit të sasisë së mjaftueshme (pra meqë shpesh nuk aplikohet sasia e nevojshme, duke rekomanduar aplikimin e dyhershëm, arrihet kjo sasi).
Së dyti, meqë ndodh shpesh të aplikohen në të njëjtën kohë disa produkte të kujdesit për lëkurën, rekomandohet që produkti i fundit i aplikuar të jetë kremi mbrojtës nga dielli. Kjo nuk lejon që produkte të tjerë siç mund të jenë hidratuesit ose preparatet anti-akne të hollojnë mbrojtësin kundër diellit ose të pengojnë efektivitetin e tij.
Çdo produkt i kujdesit për lëkurën dhe, madje edhe uji i thjeshtë, i aplikuar mbi mbrojtësin kundër diellit, pakësojnë në një mënyrë ose një tjetër efektivitetin e tij. Kjo bën të nevojshme riaplikimin e mbrojtësit kundër diellit pas notit ose djersitjes. Në se mbi mbrojtësin kundër diellit përdorni hidratues (të cilët janë gjithmonë produkte të tretshëm në yndyra), këto produkte dëmtojnë veprimin e mbrojtësit kundër diellit nëpërmjet hollimit ose largimit, çka përbën një problem serioz.
Për sa i takon fondatinës, problemi është paksa më i komplikuar sepse varet nga tipi i fondatinës, tipi i mbrojtësit kundër diellit, trashësia e shtresës së përdorur, etj. Për të eliminuar të gjithë këto kokëçarje, përdorni një fondatinë e cila përmban faktor mbrojtës kundër diellit dhe gjithë problemet zgjidhen. Në se mbrojtësi që keni zgjedhur kundër diellit është fondatina, atëherë mos harroni sugjerimin e parë: kujdesuni të përdorni sasinë e nevojshme për mbrojtje. Në se shtresa e fondatinës do të jetë shumë e hollë, edhe mbrojtja juaj kundër diellit do të jetë e papërshtatshme.
Në rastin e pudrës së presuar me përmbajtje SPF, problemi që duhet kapërcyer është i njëjti: a aplikohet sasia e nevojshme e pudrës për të garantuar mbrojtje të përshtashme nga dielli? Në se aplikimi është thjesht “pluhurojse” e lëkurës me pudër, atëherë mbrojtja nga dielli nuk arrihet. Aplikimi i duhur është ai i një shtrese që mbulon fytyrën plotësisht dhe njëtrajtësisht. Shumë ekspertë të make-up nuk e rekomandojnë pudrën e presuar si produktin kryesor mbrojtës kundër diellit. Përkundrazi, pudra është një shtesë e shkëlqyer e cila, duke u vendosur gjatë ditës, shton efektin mbrojtës të produktit bazë.
- See more at: http://www.thetelegraph.ie/kremi-i-plazhit-sa-kur-dhe-ku/#sthash.ZhjEK2T2.dpuf

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi