AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania, Fund Paktit Me SHBA-Britani

Shko poshtë

Gjermania, Fund Paktit Me SHBA-Britani  Empty Gjermania, Fund Paktit Me SHBA-Britani

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 04, 2013 3:58 am

Gjermania, Fund Paktit Me SHBA-Britani  Gjermania
Gjermania, fund paktit me SHBA-Britani- Gjermania ka anuluar një pakt të epokës së Luftës së Ftohtë me SHBA-të dhe Britaninë, si kundërpërgjigje e zbulimit të operacioneve të survejimit elektronik.

Detajet e programeve të përgjimit, që përfshijnë edhe aleatët transatlantik u bënë të ditura në media nga ish-analisti i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Nxjerrja e dokumenteve sekrete shkaktuan një irritim të gjerë në Gjermani, ku zgjedhjet do të mbahen gjatë muajit të ardhshëm. Marrëveshja daton më 1968-’69 dhe anulimi i saj është përgjithësisht simbolik.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, tha përmes një deklarate: “Anulimi i marrëveshjeve administrative, që kemi kërkuar gjatë javëve të fundit, është nevojshmëri dhe pasojë direkte e debatit të fundit në lidhje me mbrojtjen e privatësisë personale”.

Eksperienca e gjermanëve me përgjimet masive, nën periudhat diktatoriale komuniste e naziste, i bën ata tepër të ndjeshëm ndaj shkeljeve të perceptuara të privatësisë personale, ndaj dhe vendi ka ligje të forta për mbrojtjen e të dhënave.

Marrëveshja e anuluar të premten i jepte vendeve perëndimore, që kishin trupa ushtarake të stacionuara në Gjermaninë Perëndimore (SHBA, Britani dhe Francë), të drejtën për të kërkuar operacione survejimi për të mbrojtur këto forca.

Një zyrtar gjerman tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se marrëveshja nuk është shfrytëzuar që prej fundit të Luftës së Ftohtë, si dhe pranoi se vendimi nuk do të kishte impakt në bashkëpunimin aktual të inteligjencave.

Ndërkohë, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme britanike tha për reporterët se marrëveshja nuk ishte përdorur që prej 1990-s.

Henning Riecke, i Këshillit gjerman të Marrëdhënieve të Jashtme, tha për AP se qeveria gjermane duhet të bënte diçka, për të treguar ndaj popullit të vet se e ka marrë seriozisht këtë çështje.

03.08.2013

Burimi: Top Channel
♛Melody♛
♛Melody♛

Gjermania, Fund Paktit Me SHBA-Britani  Coolte21

Shteti Shteti : Gjermania, Fund Paktit Me SHBA-Britani  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi