Terminal i ri ne Aeroportin e Prishtines
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Terminal i ri ne Aeroportin e Prishtines
Aeroporti Nderkombetar i Prishtines ne vjeshte pritet te hape terminalin e ri i cili do te kete kapacitet per 3.2 milione udhtare brenda nje viti.
Punimet parashihet te perfundojne ne fund te shtatorit, nderkohe qe kostoja e investimeve ne kete terminal kap shifren rreth 130 milione euro.
“Eshte nje zgjerim i kapaciteteve dhe jam i sigurte qe qeveria eshte e kenaqur me kete. Ne po investojme me shume se sa eshte parashikuar. Jam shume i kenaqur me zmadhimin e aeroportit. Kostoja e investimeve ne kete terminal eshte rreth 130 milione euro dhe kapaciteti i aeroportit eshte 3.2 milione udhetare ne vit”, ka deklaruar Haldon Koktur, shef i projektit.
Ndersa sa i perket konkurrences nga Aeroporti i Shkupit, permes te cilit udhetojne shume kosovare, ai ka thene se njerezit nuk duan ta kalojne nje kufi per te shfrytezuar nje aeroport.
“Aeroporti i Shkupit nuk do te jete edhe aq atraktiv per qytetaret kosovare, per arsye se se paku duhen dy ore per te udhetuar atje dhe per te kaluar kufirin. Ne jemi te gatshem per cfaredo lloj konkurrence dhe besoj qe aeroporti yne do te ofroje sherbime shume me te mira se te gjitha aeroportet tjera te rajonit”, ka sqaruar Koktur.
Koktur nuk e ka bere te ditur numrin e sakte te punonjesve qe pritet te punojne ne kete terminal te ri, por ka pohuar se numri i tyre nuk do te jete me i vogel se 700. Aeroporti Nderkombetar i Prishtines kohe me pare i eshte dhene me koncesion ompanise turko-franceze “Limak Celik-DeLion”
/Burimi: Top Channel
Similar topics
» Historia e Prishtinës..!!
» Basha, ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës
» Avioni me 302 persona rrëzohet në aeroportin e San Franciskos
» Britani, del të pijë me shokët dhe zgjohet në aeroportin e Parisit
» Basha, ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës
» Avioni me 302 persona rrëzohet në aeroportin e San Franciskos
» Britani, del të pijë me shokët dhe zgjohet në aeroportin e Parisit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi