Tendenca: Dasmat e ateistëve mbërrijnë në Irlandë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Tendenca: Dasmat e ateistëve mbërrijnë në Irlandë
Ceremoni që njihen nga shteti, drejtohen nga laikë dhe ku në vend të Biblës lexohen paragrafë nga romanët për dashurinë. Janë dasmat e ateistëve që po marrin vrull në Irlandë dhe që kanë tashmë status ligjor
Tom Heneghan, “Reuters”
certifikata e marteses_1 martesat laike nusja ateiste nusja
Irlanda tradicionalisht katolike ka lejuar një grup ateistësh të kryejnë dasma këtë vit, për herë të parë, ndërsa pak njerëz të licencuar për të kryer këtë funksion janë përmbytur nga qindra kërkesa prej çifteve që dëshirojnë shërbimet e tyre.
Kërkesat për dasmat laike të Shoqatës Humaniste të Irlandës janë të shumta, ndërsa autoriteti moral i Kishës Katolike, që dikur ishte i plotfuqishëm, është rrënuar gjatë dekadave të fundit si pasojë e skandaleve të abuzimeve seksuale dhe laicizimit të shpejtë të shoqërisë irlandeze.
Deri tani, ata që nuk dëshironin një dasmë fetare mund të përdornin ceremonitë civile. Jashtë zyrës së regjistruesve, vetëm njerëzit e fesë lejoheshin të kryenin ceremoni martese.
Por statistikat tregojnë kërkesë në rritje për martesat jashtë kishës. Më 1996-n, 90 për qind e dasmave në Irlandë kryheshin në Kishën Katolike ose në Kishën e Irlandës. Në vitin 2010, kjo ra në 69 për qind.
Kërkesa e lartë nga ata që dëshirojnë diçka më shumë sesa një ceremoni civile në zyrën e regjistrimit, por që njëkohësisht nuk dëshironin një dasmë fetare, ka krijuar një problem të madh për grupin humanist të ceremonive.
Brian Whiteside, fillimisht i vetmi celebrues humanist ligjërisht i certifikuar për të martuar çifte, e kishte axhendën e zënë për deri një vit kur zyra e regjistrit civil ra dakord në qershor të miratojë 10 zyrtarë të tjerë, duke e lehtësuar disi.
“Unë mbetem shumë, shumë i zënë”, tha Whiteside. “Po e kemi shumë të vështirë të përballojmë kërkesën. Në tremujorin e parë të këtij viti patëm 595 kërkesa të reja, gjë që në një vend të vogël si Irlanda, nuk janë pak.”
Parlamenti i Irlandës legalizoi shërbimet e martesave laike dhjetorin e kaluar, pas një fushate dhjetëvjeçare të Shoqatës së Humanistëve. Ligji hyri në fuqi më 1 janar. Opsione të ngjashme lejohen në Australi, Kanada, Islandë, Zelandën e Re, Norvegji, Skoci dhe disa shtete amerikane.
Çifti që hoqi dorë nga katolicizmi
Brendan Hastings, me origjinë nga Afrika e Jugut dhe bashkëshortja e tij irlandeze Suzy Addis patën Whiteside si celebrues të dasmës së tyre humanitare në Slane, një fshat në veri të Dublinit.
Muzika e lehtë moderne shoqëroi ceremoninë e relaksuar gjatë së cilës u lexua një paragraf mbi dashurinë nga romani i vitit 1994, “Mandolina e Kapiten Kornellit”. “Në thelb ne jemi që të dy ateistë dhe nuk deshëm një ceremoni fetare”, thotë 32-vjeçari, një vit më i moshuar sesa Addis. “Dasmat e tjera ku kemi qenë, kishin tendencën të flisnin për Jezusin dhe ne nuk na pëlqen. Ne që të dy jemi rritur si katolikë, por në një farë mënyre, kemi hequr dorë.”
Whiteside, një biznesmen në pension nga Dublini, thotë se ai filloi të drejtojë ceremoni humaniste dasmash në kohën kur këto ceremoni qenë akte simbolike dhe jo zyrtare. Shoqata ofron gjithashtu edhe funerale strikte laike, të cilat nuk kanë status ligjor.
Pasi ishte i vetmi celebrues i certifikuar humanist për gjysmën e parë të vitit, Whiteside ishte duke drejtuar dy dasma në javë. Ai pati në axhendë 90 dasma për këtë vit dhe 50 të tjera më 2014-n.
“Kjo u bë një lloj karriere e dytë”, tha ai. “Unë nuk dua të bëj biznes me këtë, por kjo ka shumë rëndësi për mua.”
Ligji i fundit nënkupton që puna mund të ndahet mes më shumë solemnizuesve – termi burokratik i Irlandës për të gjithë celebruesit e martesave të njohur ligjërisht – që jetojnë në Dublin, Uiklou, Kork dhe Kaluej.
Jo për fitim
Ligji thotë se solemnizuesit nuk mund të punojnë për fitim. Whiteside tha se ai zakonisht kërkon 450 euro për dasmë, megjithëse kjo mund të rritet në rast se kërkohet udhëtim në distancë të largët.
“Ne nuk kemi rroga, kështu që duhet të kemi ndonjë lloj të ardhure”, thotë ai, duke nënvijëzuar se priftërinjtë kanë paga dhe përdorin kishat e tyre për ceremonitë.
Ky çmim është i ulët në krahasim me vende të tjera. Unioni Humanist Holandez ka një çmim bazë prej 475 eurosh, ndërsa në Gjermani dhe Austri, ku dasmat humaniste nuk kanë vlerë ligjore dhe nuk zëvendësojnë ceremoninë para regjistruesit civil, variojnë nga 650 në mbi 1 mijë euro.
Skocia legalizoi ceremonitë humaniste më 2005-n dhe që nga ajo kohë, numri i dasmave të tilla u rrit nga 100 në 2846 më 2011-n. Dasmat humaniste tashmë përbëjnë zgjedhjen e tretë më popullore për çiftet skoceze pas Kishës së Skocisë dhe Kishës Katolike.
Similar topics
» Traditat origjinale që zbukurojnë dasmat
» Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e pare, priten edhe rreth 200 të tjerë
» Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e pare, priten edhe rreth 200 të tjerë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi