Përse dëshirojmë gjërat që nuk mund të kemi
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Diskutime Te Lira
Faqja 1 e 1
Përse dëshirojmë gjërat që nuk mund të kemi
Kur jemi te detyruar te heqim dore me force nga një objekt apo nga një zakon, dëshira për ta pasur kthehet ne mani.
Disa kërkues kane zbuluar qe te evitosh një kënaqësi si çokollata, për shembull, shton dëshirën për ta ngrëne, dhe kjo ndodh ne nivel cerebral. Por nëse dikush është i vetëdijshëm për te hequr dore nga diçka, kjo dëshirë e kthyer ne mani zbehet.
Për te arritur këtë përfundim kërkuesit e University of British Columbia kane vene një seri imazhesh te objekteve te përdorimit te përditshëm, një grupi vullnetaresh, duke i thënë se objektet nuk ishin te tyre, por te dikujt tjetër, te cilët mund ti merrnin dhe disa te tjera nuk mund ti përdornin.
Duke përdorur teknika te neuroimaging funksionale, kërkuesit, udhëhequr nga doktoresha Grace Truong, kane zbuluar se objektet e "ndaluara" njiheshin ne tru si objekte pronësie. Aspekti me interesant i studimit, i publikuar ne revistën Behavioral Neuroscience, është se fiksimi nuk është aq i forte nëse edhe te tjerëve i ndalohet kënaqësia e një objekti, nëse janë ne grup, tërheqja e një objekti reduktohet dukshëm. Sipas shkencëtarëve ky aspekt ndihmon për te shpjeguar perse, dietat ne grup kane me shume sukses.

Re: Përse dëshirojmë gjërat që nuk mund të kemi
Dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Kush jemi ne në të vërtet? A jemi ata që me të vërtet mendojmë se jemi, apo ata që në të vërtet shtiremi se jemi? Jemi ne spektatori apo aktori në teatrin e jetës, apo de dyja bashkë njëkohësisht? Jemi ne vërtet të sinqertë, të ndershëm, të moralshëm, të devotshëm, të dashur, human etj. si mendojmë ne vet, apo e kundërta e këtyre - si mendojnë të tjerët?... Pse vallë nuk mund të jemi, thjesht, një Un i vetëm dhe i vërtet, si për vetën ashtu edhe për të tjerët? Dhe përgjigja do të ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmë se jemi!... Po mendimet, çfarë janë mendimet?...
Na ndodh pothuajse për çdo ditë që ta shikojmë veten në pasqyrë. Por a i shkon kujt ndër mend të pyes: A është ky një pasqyrim real? A është ky reflektimi i unit tim të vërtet? A jam unë, në të vërtet, ky që jam? Ne jemi mësuar ta shohim vetën ashtu siç dëshirojmë ta shohim, e që në realitet, ky është vetëm një gjykim subjektiv. Realitetin tonë nuk mund ta kuptojmë duke e shikuar vetën përmes prizmave të interesit apo dëshirave individuale, personale, por vetëm përmes vlerësimeve objektive gjykuar nga sytë e të tjerëve. Ne në pasqyrë shohim vetëm një pjesë të vogël të personalitetit tonë, dhe ajo që është më paradoksalja: njeriu që më së keqi mund të na vlerësoj, jemi ne vet. Uni unë është shumë më kompleks se sa ne mendojmë dhe, po aq enigmatike janë edhe pyetjet: Ç’është Uni në të vërtet? Nga se përbëhet ai? Kur krijohet personalitetit ynë dhe nga sa Un-a përbëhet ai?... Edhe pse psikologët, neurologët, sociologët etj. janë munduar t’i definojë karakteristikt që ndikojnë në krijimin e unit tonë, pra identitetit tonë, megjitahtë akoma mbetet edhe shumë për të dëshiruar.Hulumtimet e shumta shkencore kanë rezultuar se rrethi i jashtëm, duke filluar nga anëtarët e familjes, shokët, miqtë, kolegët, etj. janë në gjendje të japin vlerësim shumë më objektiv rreth personalitetit tonë se sa ne vet, pasi në realitet, ne anojmë gjithnjë kah vetëvlerësimi, ose thënë më konkretisht, mbivlerësimi i aftësive tona dhe plotësimi i nevojave dhe kërkesave në përputhshmëri me interesat e ngushta personale ose për shkak të botëkuptimeve kundërthënëse dhe censurës etiko-morale, fetare, shoqërore etj. nuk arrijë ta pasqyrojmë realitetin objektiv - atë që ne vërtet ndjejmë në brendi. Pra, ne e gënjejmë, me apo pa vetëdije, në vazhdimësi vetveten. Dhe nga kjo del se pasqyrimi ynë i jashtëm, në realitet është vetëm një makijazh para syve të tjerëve, siç e thamë edhe më lartë, varësisht prej interesave! Atë që ne në të vërtet e ndjejmë në brendi të qenies sonë, nuk e shprehmi pothuajse asnjëherë besnikërisht. Ne ndryshojmë mendimin, qëndrimin, gjykimin, pozitën etj. në varësi, ose më mirë të themi, në përshtatje të rolit që ne duhet ta luajmë në skenën e teatrit të quajtur jetë.
Të gjithëve na është i njohur vlerësim kontrovers i personaliteteve të ndryshme, qofshin ata të afërm, shokë, kolegë pune, fytyra publike etj. Ndryshe e percepton vetën një mikë, shok, koleg pune dhe krejt ndryshe e vlerësojnë të tjerët atë - varësisht prej këndvështrimit! Perceptimi nga këndvështrimi personal dhe ai nga këndi i syrit të huaj është një dukuri me të cilën edhe konfrontohem në përditshmërinë tonë. Në këtë proces jetësor, të gjithë ne, jemi përherë nën vëzhgim të huaj, por njëkohësish jemi edhe vetë vëzhgues ndaj të tjerëve, pavarësisht se ku ndodhemi: në shtëpi, rrugë, punë, kafene etj. Dhe këtë proces mund ta quajmë - krijimi i përshtypjes. Psikologët këtë e quajnë - efekt heuristikë (shkathtësi, zotësi për të zbuluar gjëra të reja). Kjo përshtypje, ky efekt, kjo fotografi, krijohet duke filluar nga dukja e jashtme, veshja, mimika, sjelljet, qëndrimet etj. Bile, nganjëherë, vetëm edhe një ndryshim minimal, një përshtypje ndoshta tepër e parëndësishme në dukje, arrin të krijoj perceptime krejt të reja për personalitetin e caktuar, për vetit e të cilit deri pak më parë kemi pasur bindje krejt tjetër.
Eksperimente në këtë drejtim kam konstatuar se përshtypja e parë, e kapur përmes shqisave tona perceptuese dhe e skanuar nga truri, pason pas 150 milisekondave. Dhe kjo përshtypje (fotografi e parë) pastaj ndryshon, plotësohet ose përpunohet, varësisht prej informacioneve të mëvonshme që burojnë gjatë këtij procesi heuristikë. Krijimi i përshtypjeve, mendojnë studiuesit, ndikohet shumë edhe nga vetit tona të personalitetit të akumuluar gjatë gjithë procesit jetësor, e të cilat gjendën të deponuara (memorizuara) në sferën e ndërdijes. Dhe këto informacione, në momente të caktuar aktivizohen, pavetëdijshëm dhe ne arrijmë të krijojmë përshtypje të caktuara, qoftë subjektive, qoftë objektive. Këto përshtypje shoqërohet me ndjesi të ndryshme që provokojnë edhe gjendje të caktuara emotive, të cilat pasqyrohen edhe në botën e jashtme dhe qojnë në vlerësime racionale ose iracionale si të vetës ashtu edhe të individëve të tjerë.
Dy kërkues amerikan, Joseph Luft dhe Harry Ingham, duke studiuar sjelljet e njerëzve, kanë arritur në konkluzion se personaliteti ynë nuk përbëhet vetëm prej një “Un-i”, por prej katër “Un-ve”. Pra, katër pjesëve, fushave, sferave etj. të cilat së bashku pasqyrojnë personalitetit tonë. Mirëpo, këto katër fusha (un-a) që i bartim në vete, është vështirë t’i kemi së bashku nën kontroll: shpeshherë ato e plotësojnë njëra-tjetrën, mirëpo shpesh edhe e konkurrojnë njëra-tjetrën. Dhe kur njëra prej tyre arrin të marr pushtetin, atëherë ajo edhe bëhet pjesë e identitetit tonë, pra ne edhe identifikohemi me karakteristikat e asaj fushe të personalitetit, në sytë e të tjerëve.Këta dy kërkues mendojnë se janë tri nga ato pjesë të personalitetit, që në përgjithësi mund të na e bëjnë jetën më të vështirë. Nëse ndonjëra prej këtyre fushave fuqizohet, mund të reflektoj pasoja fatale në paraqitjen tonë të jashtme.
Kështu i përshkruaj këto katër fusha të uni-t tonë, që sipas tyre, janë përbërësit e personalitetit tonë:
1-Uni i pavetëdijshëm (i panjohur edhe për mua edhe për të tjerët): Aty janë të deponuara njohurit e pashfrytëzuara, talenti, por edhe mënyra e të sjellurit, të cilën ne, vështirë ose fare nuk mund ta kontrollojmë. Aty mendohet së është e memorizuar edhe përvoja jonë jetësore e kultivuar që nga fëmijëria, që në të shumtën e rasteve, më vonë, bëhet edhe pasqyrë e vetive tona të personalitetit. Psikologët përpiqen që të depërtojnë në këtë fushë të panjohur të un-it, për të mbledhur njohuri të reja për të mësuar më shumë rreth personalitetit tonë.
2-Uni i fshehur (i njohur vetëm për mua): Secili e posedon këtë fushë: dëshirat sekrete, ndjenjat ose obsesionet, për të cilat kemi bindjen se, mu për këto, të tjerët na refuzojnë ose na lëndojnë. Ne llogarisim me këto reaksione, prandaj edhe i fshehim këto ndjenja prapa një maske mbrojtëse të brendshme. Dëshirat tona, mendimet tona por edhe sekretet e “errëta”, nuk duhet t’i dijë asnjëri, ato duhet të mbesin pjesë e personalitetit, të njohura vetëm për ne.
3-Uni i verbër (i njohur për të tjerët): “Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua”. Kjo është moto e njerëzve që timon e tyre e drejton uni i verbër. Uni i verbër përfshinë shumë dukuri që për ne, kushtimisht nuk janë të “njohura”, por, që të tjerëve u bien në sy, pa i vërejtur ne ato. Pra, ato që tëtjerët i dinë për ne, por që ne vetë nuk arrijmë t’i dimë ose nuk dëshirojmë t’i dimë. Këtu kemi të bëjmë me gjërat që për arsye të ndryshme nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike, por nganjëherë i shprehin në formë heshtjeje. Ose, ndoshta, pasi ne vetë qëllimisht i shmangemi bisedave që kanë të bëjnë me këtë fushë të personalitetit.
4-Uni i hapur (i njohur për mua dhe të tjerët): Kjo fushë e uni-t përfshin gjithçka që ne vetëdijshëm e vlerësojmë. Kjo është fusha e personalitetit tonë, në të cilën ne i shpalosim vlerat tona të vërteta. Kush arrin që këtë dritare të uni-t ta hapë mjaftueshëm, ai arrin të fitoj edhe besimin e të tjerëve - arrin të bëhet i suksesshëm, sepse të tjerët e pranojnë si të sinqertë. Kjo do të thotë, që të arrihet baraspesha maksimale mes pasqyrimit tonë dhe atij, shikuar nga këndvështrimi i të tjerëve.
Mirëpo, këta dy hulumtues amerikanë nuk janë të parët që kanë gjurmuar në këtë sferë, që edhe sot e kësaj dite ka mbetur akoma dukuri enigmatike. Qëndrime e tyre rreth vetive të personaliteti i kanë shpalosur edhe shumë filozof, psikologë, sociologë e personalitete të famshme, përmes teorive të tyre. Por ndër më të qëndrueshmet deri në ditët tona mbetet teoria e “babait të psikologjisë”, Sigmund Freud-it.
Edhe Freud-i mendon se personaliteti përbëhet prej tri fushave, por të cilat janë të gërshetuara mes veti, e jo të ndara (plotësuese ose konkurruese mes veti) sikurse i përshkruajnë dy hulumtuesit amerikanë. Sipas Freud-it, fusha e parë “id-i” (ai - ana fizike) përbën pjesën e personalitetit të cilin individi e ka trashëguar nga të parët e vet. Id-i synon të arrijë me çdo kusht kënaqjen i instinkteve, pa asnjë konsideratë për norma etiko-morale. Mirëpo, pasi ne jetojmë në një shoqëri, po e quaj të “civilizuar”, ne jemi të detyruar që sjelljet tona t’ia përshtatim kushteve të përcaktuara nga ajo shoqëri. Dhekëtu pastaj aktivizohet pjesa e fusha e dytë e personalitetit, të cilën Freud-i e quan “ego” (uni - ana shpirtërore, mendore). Ego-ja duke e analizuar me kujdes situatën objektive, përpiqet që këto nevoja, ose më mirë t’i quajmë epshe, t’i plotësoj tërthorazi, dhe shfrytëzon rastin sa herë që i jepet mundësia për realizimin e tyre. Ndërsa fushën e tretë të personalitetit, ai e quan “superego” (mbiuni - ana intelektuale). Kjo pjesë e personalitetit, që sipas Freud-it përbëhet nga parimet, normat, dispozitat morale etj., lirisht mund të quhet edhe ana kozmetike e individit, makijazhi artificial, filtri i epsheve tona. Dhe në realitet, këtu Freud-i ka plotësisht të drejtë, së paku kështu është mendimi im! Të gjitha sjelljet tona në situata publike, çfarëdo qofshin ato, bile edhe në ambiente familjare, dominohen nga kjo fushë e personalitetit! Ne në realitet, të tjerëve ua prezantojmë vetëm maskën tonë, e jo realitetin që fshehët brenda ego-s sonë. Gjithçka që në e shprehim para të tjerëve, së pari e përpunojmë, analizojmë përmes egos, dhe tek pastaj, varësisht prej situatës, përmes filtrit (superegos), ne ua prezantojmë të tjerëve si qëndrim tonin, qe në realitet është vetëm një aktrim i çastit. Mirëpo, në jetë njeriu ka nevojë të aktroj, bile në shumë raste kjo është e domosdoshme që të mund ta mbaj ritmin me të tjerët. Në fakt, jeta është një lojë teatrale, ndërsa ne, pra, secili individët, jemi artistë me role të ndryshme. Dhe nëse nuk dimë të aktrojmë, bëhemi figura groteske para të tjerëve, pra përqeshemi. E për të qenë i suksesshëm në jetë, duhet të “aktrojmë” sa më mirë! Nuk është e rëndësishme se kush je ti - fytyra jote e vërtet, por se si t’i arrin t’u ofrohesh të tjerëve - me çfarë makijazhi ke arritur ta mbulosh fytyrën e vërtet!!!Dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Kush jemi ne në të vërtet? A jemi ata që me të vërtet mendojmë se jemi, apo ata që në të vërtet shtiremi se jemi? Jemi ne spektatori apo aktori në teatrin e jetës, apo de dyja bashkë njëkohësisht? Jemi ne vërtet të sinqertë, të ndershëm, të moralshëm, të devotshëm, të dashur, human etj. si mendojmë ne vet, apo e kundërta e këtyre - si mendojnë të tjerët?... Pse vallë nuk mund të jemi, thjesht, një Un i vetëm dhe i vërtet, si për vetën ashtu edhe për të tjerët? Dhe përgjigja do të ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmë se jemi!... Po mendimet, çfarë janë mendimet?...
Dhe ne sa herë që gjendemi para pasqyrës, shohim vetëm atë që dëshirojmë të shohim, por mos harroni: kjo figurë që e shohim në pasqyrë nuk është Uni ynë i vërtet, por vetëm reflektim i mendimeve tona, sepse ne, jemi ata që mendojmë se jemi!
Sabir Krasniqi

Similar topics
» Dhjetë gjërat që mund të mos i dini
» 20 gjërat pa të cilat nuk mund të jetojmë
» A do të kemi ndonjë betejë tjetër masive tankesh?
» Babai përdhunonte me dhunë 5 vajzat e tij, nëna: E kemi traditë
» Gjërat që nuk dinit mbi puthjen
» 20 gjërat pa të cilat nuk mund të jetojmë
» A do të kemi ndonjë betejë tjetër masive tankesh?
» Babai përdhunonte me dhunë 5 vajzat e tij, nëna: E kemi traditë
» Gjërat që nuk dinit mbi puthjen
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Diskutime Te Lira
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi