Itali, një universitet për akulloren
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Itali, një universitet për akulloren
Njerëz nga e gjithë bota vijnë për të mësuar si përgatitet akullorja perfekte. Universita del’ Gelato është hapur në vitin 2003 dhe ndodhet pranë Bolonjës, në ndërtesat qendrore të firmës Carpigiani, prodhuesit më të madh në botë të makinerive të gelato-s. Një javë në këtë universitet kushton afërsisht 900 euro dhe kurset variojnë nga një në katër javë
Italianët e njohur për picat, spagetit, ekspresin dhe kapuçinon e kanë shtuar leksikun kulinar botëror edhe me fjalën gelato, dhe madje kanë dhe një universitet ku mësohet arti i përgatitjes së akullores italiane. Njerëz nga e gjithë bota vijnë për të mësuar si përgatitet akullorja perfekte. Universita del’ Gelato është hapur në vitin 2003 dhe ndodhet pranë Bolonjës, në ndërtesat qendrore të firmës Carpigiani, prodhuesit më të madh në botë të makinerive të gelato-s. Një javë në këtë universitet kushton afërsisht 900 euro dhe kurset variojnë nga një deri në katër javë. Ngjitur universitetit ndodhet Muzeu i Kulturës dhe Teknologjisë së Akullores.
Një guidë shpjegon që akullorja i ka rrënjët në Mesopotaminë e lashtë, ku bora e maleve përzihej me fruta dhe birrë për një efekt më të freskët. Pastaj del në një dokument mesjetar receta e parë e shkruar për shrb, fjalën arabe nga vjen fjala sherbet.
Akullorja kremoze mund të datojë në Firencen e shekullit të 16-të, ku u shpik nga një alkimist i oborrit të familjes së fuqishme Medici. Katerina de Medici e prezantoi delikatesën e këtij produkti në Francë pasi u martua në oborrin e familjes mbretërore franceze.
“Akullorja është simbol i… pushtetit, – shprehet Valentina Righi, zv. Presidente e Fondacionit Carpigiani. – Vetëm të pasurit ose aristokratët kanë pasur qilarë akulli në shtëpitë e tyre apo në pallate, për të depozituar akullin gjatë sezonit të ngrohtë”. Vetëm kur u shfaq elektriciteti në shekullin e 19-të ëmbëlsirat e ngrira u bënë të disponueshme për të gjithë. Teknologjia moderne po e bën procesin e bërjes së akullores artizanale plotësisht demokratike.
Muret e klasës së Universitetit të Akullores janë të kornizuara me makineri çeliku të pandryshkshëm të akullorebërësve. Studentët veshin kominoshe të bardha dhe dëgjojnë me vëmendje instruktorin Christian Bonfiglioli që iu cakton detyrat e mëngjesit. “Do të nisim me sorbetot. Mund të bëni 6 kilogramë në total për çdo recetë, – u thotë ai studentëve. – Duhet të përgatisim edhe variegato, një akullore me shije që kryqëzohet me një tjetër. Kështu që do i përziejmë bashkë çokollatën e bardhë, pastën e lajthive dhe fëstëkët”.
Studentët nisin punën duke përzier përbërësit e akullores bazë –qumësht, vezë dhe sheqer –me një varietetet arrash, lajthish, frutash apo çokollatë. Makineria nis të zukatë ndërsa përzien dhe freskon masën. Në Carpigiani, fjala “akullore” është tabu. Ndryshimi më i rëndësishëm është përmbajtja e yndyrës: zero në sorbeto, 8 për qind në tiramisu apo akullore me çokollatë, krahasuar 20 deri 30 për qind yndyrë në akulloren industriale.
“Gelato” ka një densitet më të lartë se akullorja, e cila është e rrahur me ajër dhe të servirësh gelato me një temperaturë disi të ngrohtë e rrit shijen e saj ndërsa shkrihet në gojë.
Sekreti i një akulloreje të shkëlqyer është të përdoresh përbërësit më të mirë dhe të bësh topa të vogla, kështu është gjithmonë e freskët. Instruktorja Alice Vignoli udhëton nëpër të gjithë botën duke dhënë kurse dhe duke shpërndarë ungjillin e gelato-s. “Gjyshja ime bën gelato, mamaja ime bën gelato dhe unë jetoj për gelato-n”. Dhe për mua gelato është një pasion, jo thjesht një punë. Kur përgatis gelato, jam e buzëqeshur. Është punë kreative dhe ke mundësinë të vendosësh shpirtin tënd në gelato”.
Që prej themelimit të universitetit më 2003-shin, afro 7 mijë studentë, më shumë të huaj sesa italianë, kanë ndjekur kurse duke nisur nga një javë për t’u bërë një akullorebërës, deri në katër javë për të fituar titullin mjeshtër akulloreje. “Akullorja artizanale, – thotë Righi, – është biznes i mirë. Të bësh një kilogram akullore duhet të shpenzosh material bruto mes 2 dhe 3 eurove për çdo kilogram. Dhe e shet në Itali, minimumi me 15-20 euro. Kështu që ke marzhin e fitimin minimalisht në 75 për qind”, – thotë ajo. Disa studentë si Haller Alziati, janë viktima të krizës ekonomike. Ai ka humbur punën si menaxher në një kanal televiziv italian. “Jam duke ndjekur kursin e përshpejtuar dyditor, –thotë ai. – Kam një familje të madhe, gjashtë fëmijë dhe kam nevojë të rinis jetën shumë shpejt”. Raynold Chan ka ardhur për të përmirësuar aftësitë e tij për dyqanet e akulloreve të të atit në Hong-Kong dhe nëpër qytete të tjera të Kinës.
“Më ka sjellë këtu për të mësuar më shumë rreth akullores. Kështu që me shpresa unë mund të prezantoj akulloren e vërtetë në zonën kineze”. Studentë të tjerë janë persona të moshës së mesme. Cezar Lima, një inxhinier 50 vjeçar dhe gruaja e tij dentiste kanë ardhur nga Brazili. “Ne do të donim të bënim diçka të ndryshme në të ardhmen. Të ndryshonim karrierat. Dhe duam të ndërrojmë jetën tonë të përditshme, të jemi pronarët dhe të kemi drejtimin e jetëve tona”.
Amerikanët Kerri Bancke dhe bashkëshorti David Rasmussen, kanë planifikuar të hapin një dyqan akulloreje në Karolinën e Veriut sepse janë të lodhur nga të qenit vazhdimisht në rrugë duke punuar për departamentit e Sigurisë së Shtëpive. E përveç kësaj, ata e dashurojnë akulloren.
“Akullorja amerikane është shumë e industrializuar. Ky është më shumë art sesa thjesht ushqim” thotë Bancke.Rasmussen shton “Përvojën që kemi pasur duke ngrënë gelato do të donim ta ndanim edhe me të tjerët. Jo shumë njerëz kanë mundësinë të hipin në avion dhe të vijnë në Itali e të provojnë gelaton… njerëzit që kanë vizituar Italinë do të jenë të aftë ta mbajnë mend atë përvojë duke shijuar akulloren tonë”. Alumni-t kanë hapur dyqane nëpër të gjithë botën, nga Austin, Teksas, në Xhakarta, Indonezi. Carpigiani po organizon konkursin “ World Gelato Tour”, duke vizituar ShBA-në në gusht dhe shtator. Fituesi në çdo rajon të botës do të konkurrojë në finalen e madhe në shtator të vitit 2014 për titullin “Artizani më i mirë i Gelato-s në botë”. Në fund të një ore mësimi, studentët kanë përgatitur pak punë klase: kafe e bardhë dhe baccio ( puthje) që kombinohet me çokollatë dhe lajthi…Kremoze dhe thjesht e shijshme.
Muret e klasës së Universitetit të Akullores janë të kornizuara me makineri çeliku të pandryshkshëm të akullorebërësve. Studentët veshin kominoshe të bardha dhe dëgjojnë me vëmendje instruktorin Christian Bonfiglioli që iu cakton detyrat e mëngjesit.
Studentët përgatisin gelato gjatë kursit në “Gelato University, Carpigiani Bolonjë, Itali.
Similar topics
» Itali, arrestohen 2 shqiptarë me 23 kg kokainë
» Elhaida Dani, fituese e “The voice” në Itali?
» Aksident i rëndë në Itali, vdesin tre shqiptarë dhe një italian
» Itali, puthen në buzë dy deputete në sallën e Parlamentit
» Itali, i sapodalë nga burgu shqiptari kërcënon ish të fejuarën
» Elhaida Dani, fituese e “The voice” në Itali?
» Aksident i rëndë në Itali, vdesin tre shqiptarë dhe një italian
» Itali, puthen në buzë dy deputete në sallën e Parlamentit
» Itali, i sapodalë nga burgu shqiptari kërcënon ish të fejuarën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi