AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse një mashkull tradhton?!

2 posters

Shko poshtë

Pse një mashkull tradhton?! Empty Pse një mashkull tradhton?!

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 09, 2013 3:36 am

Pse një mashkull tradhton?! 00%20buu-200x200Një studim i fundit, sipas të cilit, meshkujt që fitojnë më pak se partneret e tyre, kanë gjasa që të gjejnë dikë tjetër për t’i mbajtur ata. Femra në karrierë, kini kujdes! Partneri juaj paraqet një rrezik të lartë tradhtie. Nga 43 % të të anketuarve, meshkujt tradhtojnë, për shkak se partneret e tyre fitojnë më shumë se ata.
Studimi i paralajmëron femrat që janë të suksesshme në punë, të jenë të kujdesshme për ta mbajtur fort pas vetes partnerin e tyre që fiton më pak se ato, sepse janë më të predispozuar për t’i tradhtuar ato.
Eksperti që ka drejtuar studimin në fjalë u shpreh: “Në praktikë, tradhtia bashkëshortore është parë, në fakt, si një hakmarrje. Kjo e dhënë është shumë interesante, pasi na lejon të kuptojmë se si meshkujt ndihen në konkurrencë me partneret e tyre dhe e shohin pikërisht tradhtinë si një lloj kompensimi”.
Studimi në lidhje me një fakt të tillë thekson: “Femrat duhet të jenë të kujdesshme për të mos e lënë pas dore mashkullin e tyre, sepse ai është shumë i ndjeshëm dhe dëshiron të jetë qendra e vëmendjes”. 28 % e të anketuarve, besojnë se është pikërisht mungesa e vëmendjes nga femrat e tyre, që i udhëheq meshkujt drejt një tradhtie. Sipas studimit: “Meshkujt që tradhtojnë, e bëjnë këtë për të forcuar dhe mbajtur gjallë vetëbesimin e tyre disi të lëkundur”.
Ndërsa 17 % e të anketuarve, pohon se arsyeja kryesore e tradhtisë është ajo e mërzitjes që arrin lidhja në çift. Një problem ky që prek femrat më shumë. Ndërsa për 14 % të të anketuarve të mbetur, nxitja praktike që drejton meshkujt për tradhti, është humbja e vetëbesimit./clubfm

♛Melody♛
♛Melody♛

Pse një mashkull tradhton?! Coolte21

Shteti Shteti : Pse një mashkull tradhton?! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse një mashkull tradhton?! Empty Re: Pse një mashkull tradhton?!

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 11:39 pm

Pse lind tradhtia ne cift?!

Tradhtia ne cift eshte nje dukuri, e cila lind kryesisht nen kornizen se nuk je duke perjetuar nje jete te lumtur ne cift. Sipas sondazheve me te fundit, 60 per qind e femrave e justifikojne tradhtine qe i bejne partnerit me pakenaqesine qe kane me te. Ne njefare menyre, tradhtia perkthehet keshtu si nje menyre per ti rikthyer vetes te drejten per te qene i lumtur.
Tradhtia ne cift eshte nje dukuri, e cila lind kryesisht nen kornizen se nuk je duke perjetuar nje jete te lumtur ne cift. Sipas sondazheve me te fundit, 60 per qind e femrave e justifikojne tradhtine qe i bejne partnerit me pakenaqesine qe kane me te. Ne njefare menyre, tradhtia perkthehet keshtu si nje menyre per t'i rikthyer vetes te drejten per te qene i lumtur. Pasi, ne fund te fundit, ka kaluar tashme koha kur femrat duhet te duronin fatin e tyre deri ne fund te jetes dhe te sakrifikoheshin per burrin e vetem. Eshte edhe nje thenie e vjeter, qe pas disa vitesh qe rrine se bashku, femra arrin te kuptoje se nuk eshte me e lumtur dhe e kerkon qetesine e saj ne nje lidhje te re. Per kete arsye, ajo nuk e ndalon veten te hidhet ne krahet e dikujt tjeter. Por tradhtia mund te linde edhe si nje forme hakmarrjeje ndaj partnerit per te cilin merr vesh se te tradhton me dike tjeter dhe ne te tilla raste zgjedhin vellain, shefin apo mikun me te mire te partnerit apo partneres. Dhe sa me e perverse te jete kjo strategji hakmarrjeje, aq me shume vuajtje shkakton. Nderkaq, nje arsye tjeter e cila vlen me shume per tradhtine e femrave, eshte ajo qe keto te fundit kane gjithmone e me shume deshire te ndihen te deshiruara nga meshkujt. E nga ana tjeter, eshte nje nostalgji e brendshme per kohet e para te dashurise, atehere kur doje cdo gje prej tij apo prej saj, por qe tani nuk jane me. E ne te tilla kriza, kur ve re se nje koleg i zyres te sheh, atehere eshte momenti me i pershtatshem per te rene brenda ne kete katastrofe te re, e cila quhet "tradhti".

Por ka edhe dashuri me shikim te pare. Ti ke vite qe jeton me nje partner dhe papritur sheh dike me te cilin dashurohesh me shikim te pare dhe kupton se ky i fundit paska qene burri i vertete i jetes tende. Ne kete rast e humbet teresisht kontrollin e situates dhe je gati ta ndjekesh edhe deri ne fund te botes ose deri ne hotelin, ku ai te le takimin. E nese nuk je dakord per kete ndjenje, qe sapo te ka lindur, ky zjarr ka per t'u shuar menjehere, te jeni te sigurt. Ama, nese vertet bindeni se eshte dashuria e jetes suaj, mos u ktheni me mbrapa, edhe pse jeni duke tradhtuar partnerin tuaj real, i cili nuk eshte ai i duhuri per ju. E ne fund, eshte nje arsye te cilen te gjithe e kane provuar dhe e kane pranuar. Pas vitesh te tera ne te njejtin shtrat, nisin te shfaqen shenjat e para te merzitjes. Dhe nis te kuptosh se ke gjithmone e me shume deshira seksuale, te cilat nuk arrin dot te t'i kenaqe partneri yt aktual. E ne kete rast, ti ke nevoje te gjesh nje partner te ri seksual, pa hequr dore ama asnjehere nga ai qe ke pasur ne fillim.

Arsyet qe cojne drejt tradhtise

1. Nje jete e pakenaqshme ne cift mes dy paleve

2. Forme hakmarrjeje ndaj partnerit qe tradhton

3. Deshire per t'u ndjere i deshiruar seksualisht

4. Nostalgjia per kohet e para te dashurise

5. Ka edhe dashuri te forta me shikim te pare

6. Nevoja per pervoja te reja pas merzise ne shtrat


Mos u dashuro kur tradhton dhe ji i sinqerte!

Kurre mos u dashuro me partnerin e ri, me te cilin po tradhton te vjetrin! kjo eshte keshilla kryesore qe jepet ne rastet e tradhtive ne cift. Keshtu, nese ke vendosur se behet fjale vetem per nje aventure, atehere vendos edhe barrierat sentimentale. Kete mund ta shmangesh duke mos i lejuar vetes shume gjera intime dhe zbavitese me partnerin e ri, si vajtja ne kinema apo restorante. Kenaqu vetem me aspektin fizik dhe pasional te lidhjes. Nga ana tjeter, nje keshille qe jepet nga psikologet, nese ke vendosur ta tradhtosh partnerin tend, duhet qe te mos i lesh te kuptoje partnerit te ri, se do e lesh te parin per te. Nese je nisur vetem per nje lidhje te rastesishme, atehere mos i ushqe atij iluzione per nje lidhje te madhe. E keshtu, ndarja mes te dyve ka per te qene me e lehte. E nuk duhet harruar, se ne cdo rast, ai qe tradhton duhet te marre mbi vete pergjegjesite e tij. Pasi tradhtia ne cdo rast nuk duhet marre lehte e duhet menduar se ne fund, ajo gjithmone mund te kete pasoja dramatike. Gjithmone te kesh nje dashnor nuk duhet marre si nje fatalitet, por si nje vendim qe merret ne nje moment te caktuar te jetes tende. E te mos harroni, se nuk duhet asnjehere qe t'i perzieni edhe femijet tuaj ne ceshtjet e tradhtise. Edhe nese keni arsye te mjaftueshme dhe te drejta per ta tradhtuar partnerin, asnjehere nuk duhet te fusni ne kete mes femijet tuaj. Pasi, nese femijet e marrin vesh, jo vetem qe ndihen keq se tradhton prindin tjeter te tyre, por edhe traumatizohen per cka ndodh ne familjen e tyre. Duhet ta mbash sa me te fshehte lidhjen e dyte, te pakten para tyre. Megjithese keshilla per ta mbajtur lidhjen e fshehte jepet thuajse ne te gjitha rastet. Qe ti te vihesh ne qender te botes duke vene tellallin se ke nje aventure, kjo nuk eshte normale. Sa me pak ta dine, aq me mire do te jete e ti nuk ke per t'u vene ne mes te situatave te sikletshme. Dhe ne fund, keshilla qe jepet, eshte ajo e te qenit e sinqerte me te dyja palet, si me partnerin qe je duke tradhtuar edhe me ate qe ke pasur me pare. Te dyve duhet t'u sqarosh ne fund arsyet e verteta se perse i ke ndermarre keto veprime.

C'duhet te kemi parasysh kur tradhtojme?

Nuk duhet kurre te biem ne dashuri me partnerin e ri

Mos e ler kurre partnerin e perhershem per aventura

Kur tradhton, duhet te mbash mbi vete pergjegjesite

Duhet ta mbash sa me te fshehte lidhjen aventurore

Mbaji larg femijet nga lidhjet e tua te fshehta

Duhet te jesh sa me i sinqerte me te dy partneret
Shkaqet pro tradhtise

1. Rigjen besimin ne vetvete

Ndihesh me e deshiruar se me pare. Nis te besosh se te duan dhe se ke vlera ne vetvete.

2. Lirohesh nga ca barriera

Je ne kerkim te kenaqesive te reja seksuale, nuk e paragjykon veten dhe ndihesh e lirshme.

3. I shtohet kripe rutines

Jeta jote e perditshme merr ngjyre dhe i largohet rutines qe ka marre. Ndihesh ndryshe.

4. Kenaqesia te kesh sekrete

Nje dashnor eshte gjithmone si nje thesar, qe fshihet ne nje kuti me celes te arte. Te gezon.

5. Eshte nje fillim i ri

Rutina nuk ekziston me. Takimet ne fshehtesi, lojerat e reja erotike, zemra rinis te rrahe.

6. Gezimi i gjerave te reja

Lekure e re, gjeste te reja, trup i ri, fjale te reja. Risi qe te stimulojne per nje jete te re.

[b]Shkaqet kunder tradhtise
[/b]1. Nisja e frikes se madhe

Frika se ke lene gjurme, zhurma e telefonit papritur etj, te gjitha arsye qe krijojne terror.

2. Nis ndjesia e fajit

Shperthen ne te qara se po tradhton burrin dhe femijet, e te bren ndergjegjja per ate qe ben.

3. Nis turpi nga vetja

Fillon te kesh turp nga vetja se burri yt s'e meriton nje grua si ti. Nuk je krenare per veten.

4. Shpenzime te cmendura

Te kesh nje te dashur te ri, kushton shume. Pasi duhen intime te reja, bizhuteri e darka.

5. Shtatzeni e padeshiruar
Keni harruar te perdorni prezervativ. Edhe semundjet e transmetuara nisin te te fusin ankthin.

6. Ndryshim i paevitueshem

Nese partneri yt zbulon se e tradhton, gjerat s'mund te jene si me pare. Pasoja negative ne cift.


Marre nga : Gazeta Shekulli
Katilja
Katilja

Pse një mashkull tradhton?! Coolte21

Shteti Shteti : Pse një mashkull tradhton?! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse një mashkull tradhton?! Empty Re: Pse një mashkull tradhton?!

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 11:43 pm

Si ta dini kur një mashkull ju mashtron
1. Ai ruan tepër pajisjet e tij. “Mënyra kryesore se si janë zbuluar mashtrimet është përmes e-mailave inkriminues, bisedave në mesenxher, mesazhet në celular apo faturave të paguara”, thotë Belisa Vraniq, psikologe nga Nju Jorku. Pra nëse ai ju mashtron, ai do t’i mbrojë pajisjet e tij ose do të reagojë në mënyrë defensive nëse ju në mënyrë të pafajshme prekni telefonin ose kompjuterin e tij. Do të ishte një alarm i vërtetë nëse ai më herët ua ka dhënë fjalëkalimet e tani është shumë i paqartë.
2. Ai fillon të merret me fitnes. “Kjo është aq e qartë, por është një shenjë të cilën shumë femra nuk e vërejnë: Nëse i dashuri i juaj fillon të merret me fitnes pa kërkesën tuaj për ta bërë një gjë të tillë, do të mund të ishte një shenjë se ai është duke kaluar më shumë kohë lakuriq”, thotë Vraniq. Duhet falënderuar filmat pornografikë për këtë paralajmërim. Meshkujt sot janë mësuar të shohin meshkuj të rruar tërësisht në TV, pra nëse ai ka një femër tjetër për t’i bërë përshtypje me nivelet e tij seksuale, ai do të mund të rivalizohej me ata meshkuj të filmave.
3. Ka aromë tjetër . “Kur ai vie në shtëpi, dhe ka aromë ndryshe prej asaj që kishte në mëngjes, dhe nuk është arome e sapunit të palestrës apo shtëpisë suaj, do të mund të jetë që ai ka bërë dush në shtëpinë e saj”, thotë Vraniq. Pra keni kujdes, sepse në këtë rast, fjala e urtë “e di hunda” mund të jetë më se e vërtetë.
4. Asgjë nuk e brengosë më. Nëse ai ishte i rrëmbyer më parë, një kombinim i seksit shtesë dhe kujdesit do ta bënin më të qetë atë, madje edhe më të çiltër. “Nëse mashkulli juaj papritmas fillon të sillet përreth shumë i gëzuar dhe duke fishkëllyer, atëherë ju duhet ta zbuloni arsyen pse”.
Katilja
Katilja

Pse një mashkull tradhton?! Coolte21

Shteti Shteti : Pse një mashkull tradhton?! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse një mashkull tradhton?! Empty Re: Pse një mashkull tradhton?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi