Ronaldo tradhton Irinën?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Ronaldo tradhton Irinën?
Futbollisti i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, mohoi akuzat se ka tradhëtuar të dashurën supermodele, Irina Shayk, pak përpara ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League.
Ishte një modele braziliane, Andressa Urach, e njohur ndryshe si “Zonja Bum Bum”, ajo që përhapi zërat, duke dëshmuar se kishte fjetur me portugezin në një hotel të Dortmundit, të hënën përpara gjysmëfinales Borusia-Real 4-1.
27-vjeçarja tha për të përditshmen “The Sun”: “Gjithmonë kam menduar se Cristiano është një prej meshkujve më tërheqës të futbollit, prandaj nuk munda ta besoj kur kërkoi intimitet me mua. Më tha se kishte parë me shumë emocion fotot e mia dhe se donte të dinte nëse isha me të vërtetë unë”.
Sipas modeles, më pas ata kishin fjetur bashkë gjatë asaj nate në hotelin ku portugezi qëndronte i grumbulluar me klubin.
Megjithatë, në një deklaratë publike në “Twitter”, Ronaldo mohoi gjithçka: “Më informuan se “The Sun”, besnike ndaj linjës së saj editoriale, publikoi një artikull ku një e ashtuquajtur Andressa kërkon të fitojë famë në kurrizin tim. Pyes veten përse kjo ndodhi në prag të një ndeshje kaq të rëndësishme për ekipin tim. Dua të saktoj se gjithçka në lidhje me këtë spekulim është një shpifje e ulët, e se ndihem tejet i irrituar nga kjo përpjekje për të dëmtuar jetën time personale”. /VIPLajme/
Irina Shayk ka ikur nga shtëpia e Cristiano Ronaldos...
Supermodelja ruse Irina Shayk, duket se është e bindur në tradhëtine e të dashurit Cristiano Ronaldo.
Mediat rozë shkruajnë së fundit, çifti ka debatuar ashpër dhe bukuroshja Irina është larguar nga shtëpia duke e lënë të vetmuar të dashurin e saj, futbollist i njohur i Real Madridit.
Edhe pse ende nuk ka asgjë përfundimtare nëse lidhja e tyre ka marrë fund apo jo, sipas miqve të tyre, gjërat nuk janë aspak mirë mes tyre. Sipas miqve të çiftit, Irina është e inatosur dhe shprehet se nuk mund ta kuptojë sesi ai ka mundur ta tradhtojë me një femër të tillë e cila nuk ka as gjysmën e bukurisë që ka ajo, sic është Andresa Urah.
Burimet mediatike duket se i dalin në mbrojtje Irinës, duke thënë se Ronaldo dukej që kishte kaluar një natë “ të nxehtë” para ndeshjes me Borusia Dortmund. “Ai dukej tejet i zbehtë dhe nuk ishte fare në formë gjatë ndeshjes, të cilën ekipi i tij e humbi me rezultatin e thellë 4 me 1”, shkruajnë gazetat.

Similar topics
» Ronaldo gati të blejë “Playboyin”
» Dhe skandali i fundit: Cristiano Ronaldo është gay?
» Pse një mashkull tradhton?!
» Të tradhton?! Dhjetë lëvizjet për ta lënë
» Të tradhton i dashuri? Ja ç’duhet të bësh...
» Dhe skandali i fundit: Cristiano Ronaldo është gay?
» Pse një mashkull tradhton?!
» Të tradhton?! Dhjetë lëvizjet për ta lënë
» Të tradhton i dashuri? Ja ç’duhet të bësh...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat E Huaj & Personalitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi