Raporti, 1 në 10 persona mbartës të hepatitit B e C
Raporti, 1 në 10 persona mbartës të hepatitit B e C
TIRANE - Shiptarët janë një ndër popujt më të prekur në Europe nga hepatiti B dhe C, duke qenë se vend ynë është pjesë e zonë së mesdheut e cilësuar si një zonë endemike për shkak të prevalencës së lartë të kësaj sëmundje. Sipas një studimi të realizuar në Institutin e Shëndetit Publik, prevalenca e hepatitit B dhe C, është shumë e lartë, 1 në dhjetë persona vuan nga këto dy hepatite. Prevalenca e Hepatitit B është 7% dhe i hepatitit C 1%. Pra rreth 250 mijë persona në vendin tonë janë të infektuar nga virusi i hepatitit B dhe 30 mijë të tjerë janë të infektuar nga virusi i hepatitit C.
“Shqipëria në lidhje me hepatitin B, ka prevalencën më të madhe në Europë. Në krahasim me shumë vite përpara, kur prevalenca ka qenë 20 për qind, tani është ulur në 6 për qind, pavarësisht se mbetet ende shumë për të bërë. Me futjen e vaksinës së hepatitit B dhe me shtrirjen e programit të parandalimit të hepatitit B tek fëmijët dhe tek adoleshentët ka bërë që në këtë grup moshash, kjo sëmundje pothuajse të eliminohet. Synimi ynë është që të rrisim një brez pa hepatit B.
Problem mbetet tani pjesa tjetër e popullatës, të cilët duhet të testohen, duhet të vaksinohen në lidhje me hepatitin B, apo duhet të ndiqen, në qoftë se janë bartës”, shpreh Silva Bino, shefe e sëmundjeve infektive, në ISHP. Ndërsa Adriana Babameto , shefe e shebimit të gastrohepatologjisë shprehet se ndërgjegjësimi për hepatit në Shqipëri është i ulët. “Ndërgjegjësimi kundrejt hepatitit, ëështë i ulët. Numri i personave që humbasin jetën nga hepatitet është shumë më i lartë se ata që humbasin jetën nga tumoret apo HIV/AIDS, por njerëzit ende nuk e marrin seriozisht.
28 Korriku është Dita Botërore e Hepatitit, një sëmundje që vret 1 milionë njerëz çdo vit. Por megjithë fushatat e ndryshme sensibilizuese në vendin tonë, ende nuk ka një ndjeshmëri ndaj kësaj sëmundjeje e cila për nga numri vret më shumë se tumoret e ndryshme apo HIV/AIDS” shprehet Babameto. Hepatiti është infeksioni i mëlçisë i njohur si verdhëza. Egzistojnë disa lloj hepatitesh, A, B, C, D dhe E, në varësi të llojit të virusit që i shkakton. Viruset e hepatiteve janë A,B,C,D dhe E.
Më problem tek ne është virusi B dhe C.Virusi B gjendet në gjak dhe përhapet nga kontakti seksual, nga nëna shtatzënë tek fëmija, transfuzionet e shpeshta të gjakut apo shiringat dhe aget jo sterile. Personat e prekur nga virusi B mund të jenë thjesht bartës të tij, por raste të tjera të cilat avancojne shpejt mund të jenë bartës kronikë dhe janë të rrezikuar të pësojnë hepatit kronik, cirozë apo kancer të melçisë.
Ndërsa rrugët që merret virusi i hepatitit C, i cili haset më pak se hepatiti B në vendin tonë, kryesisht tek grupet e rriskut si përdoruesit e drogave, meshkuj që bëjnë seks me meshkuj e të tjerë, por në 80 % të rasteve shkakton hepatit kronik dhe 5-20%, prej tyre mund të paraqesin cirozë apo kancer të melçisë.
Sot në ditën Botërore të Hepatitit mjekët bëjnë apel për ndërgjegjësimin ndaj këtij virusi. Sot, në mbarë botën, më shumë se 240 milionë persona kanë infeksion kronik të hepatitit B dhe rreth 150 milion të hepatitit C, dhe miliona janë në rrisk për tu infektuar. Mjaft njerëz me infeksion kronik nga virusi i hepatitit B ose C nuk janë në dijeni se janë të infektuar dhe vazhdojnë të bartin këtë virus.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.07.2013 - See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/raporti-1-ne-10-persona-mbartes-te-hepatitit-b-e-c-169426.html#sthash.JPNOoj8Y.dpuf
Similar topics
» Raporti i OKB-së: Në 2050-ën, popullsia shkon në 9.6 mld
» Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri
» Gjirokastër, sekuestrohen 70 kg hashash, në kërkim 3 persona
» Shpërthen makina, vdesin 3 persona nga flakët
» Avioni me 302 persona rrëzohet në aeroportin e San Franciskos
» Raporti: Rriten rastet e dhunës në Shqipëri
» Gjirokastër, sekuestrohen 70 kg hashash, në kërkim 3 persona
» Shpërthen makina, vdesin 3 persona nga flakët
» Avioni me 302 persona rrëzohet në aeroportin e San Franciskos
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi