Çudi Shqiptare/ Jepet Leja Për Xhaminë, Por Nis Me Shpejtësi Ndërtimi I Kullave Të Biznesit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Çudi Shqiptare/ Jepet Leja Për Xhaminë, Por Nis Me Shpejtësi Ndërtimi I Kullave Të Biznesit
Ndërsa besimtarët myslimanë presin nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha që të bëjnë realitet premtimin për xhaminë e madhe të Namazgjasë, shanset janë që shumë shpejt aty të shohin një qendër të madhe biznesi, në vend të xhamisë.
Gazeta Dita ka zbardhur sot dy dokumente që tregojnë qartësisht se bashkë me lejen për xhaminë është dhënë edhe leja për kulla biznesi.
Njëri dokumenti është i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe është firmosur nga Sali Berisha.
Aty thuhet se “jepet leja zhvillimore për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksionale 3,4,6,8 kate dhe 3 kate nëntokë”.
Kurse dokumenti i dytë ka dalë nga Bashkia e Tiranës dhe i ka shkuar për firmosje ministrit të Kulturës, Visar Zhiti.
Dhe aty bëhet fjalë për leje zhvillimore komplekse 1,2,3,4 kate dhe 3 kate nëntokë dhe godinë polifunksionale 3,4,6,8 dhe 3 kate nëntokë.
Dokumenti është firmosur më 14 qershor të këtij viti.
Por ndërsa xhamia nuk duket askund në horizont, pemët janë prerë, parku është masakruar dhe kullat kanë nisur që të ndërtohen me shpejtësi skëterrë.
Në këtë mënyrë, duket se xhamia është përdorur si një pretekst për të masakruar një nga të paktat hapësira të gjelbra në Tiranë.
30.07.2013
Burimi: Gazeta Tema
Similar topics
» Jepet çmimi Nobel për mjekësinë
» Kalaja jepet me qera, bëhet lavazh
» Vetëvritet 18-vjeçarja, nuk donte të jetonte në Shqipëri
» Filma Shqiptare...
» Piktura Shqiptare..
» Kalaja jepet me qera, bëhet lavazh
» Vetëvritet 18-vjeçarja, nuk donte të jetonte në Shqipëri
» Filma Shqiptare...
» Piktura Shqiptare..
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi