Ferexhetë, mollë sherri
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Ferexhetë, mollë sherri
PARIS- Ligji i miratuar në Francë, që ndalon mbajtjen e ferexhesë prej femrave myslimane në vendet publike, pak kohë më parë bëri 2 vjet. Megjithatë, deri tani jo të gjithë banorët e republikës pranojnë ta respektojnë atë. Në mes të javës së kaluar lindi një konflikt, pasi policia i kërkoi një myslimaneje të heqë ferexhenë, konflikt i cili u përshkallëzua në trazira masive.
Trazirat, që zgjatën gjatë gjithë fundjavës së kaluar në qytetin e Trappes në periferi të Parisit, filluan të enjten e kaluar, kur policia ndaloi në rrugë një grua, fytyra e të cilës ishte e mbuluar me perçe. Sipas ligjit francez, dalja me një veshje të tillë në vendet publike është e ndaluar rreptësisht. Por kërkesa e oficerëve të policisë drejtuar myslimanes për të hequr ferexhenë filloi si një zënkë verbale, por u përshkallëzua në një përleshje të vërtetë me burrin e gruas myslimane. Pas kësaj burri u arrestua për dhunë ndaj policit.
I ndaluari pretendoi se policët u treguan të vrazhdë me çiftin dhe i lejuan vetes shprehje raciste në adresë të tyre. Me shumë gjasa, këto akuza nuk janë krejtësisht të pabaza, thotë shkrimtarja dhe gazetarja Myriam François-Serra.
“Për fat të keq, kohët e fundit policia është akuzuar shpesh për qëndrime të vrazhda, sjellje brutale ndaj të rinjve të ardhur nga Afrika e Veriut. Incidenti në fjalë përshtatet mjaft mirë me këtë model sjelljeje, sepse minoriteti në Francë përballet shpesh me manifestime racizmi nga ana e policisë. Dhe, ç’është për të ardhur keq, këto raste as që hetohen fare”, tha ajo .
Në vijim shpërthyen protesta për lirimin e burrit, ku si rezultat u plagosen 4 policë dhe 6 protestues u arrestuan. /VOR/
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Similar topics
» Tiranë, djali vret babanë pas një sherri
» “Eposi i Kreshnikëve”, plas “sherri” mes Kosovës dhe Shqipërisë
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
» “Eposi i Kreshnikëve”, plas “sherri” mes Kosovës dhe Shqipërisë
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi