Një shqiptar në kërkim të kurës për HIV/AIDS
Një shqiptar në kërkim të kurës për HIV/AIDS
Në ditët e sotme HIV/AIDS trajtohet me medikamente antivirale, të cilat kushtojnë rreth 10 mijë euro në vit. Problemi qëndron se infeksioni rigjallërohet që në momentin që trajtimi ndërpritet.
Një laborator italian ka nisur testimin e një kure tjetër afatgjate, e cila është eksperimentuar tek një lloj race majmunesh, e cila është ndër më të vjetrat në tokë.
Një nga studiuesit që udhëheq këtë projekt ambicioz është edhe shqiptari i njohur me emrin Luka Shytaj. Emri i vërtet i tij është Iart Shytaj, por njihet nga miqtë si Luka. Ai ka lindur në Tiranë në vitin 1986. Prindërit e tij emigruan në Itali kur ai ishte vetëm 6 vjeç.
Luka zotëron dy shtetësi, atë shqiptare dhe italiane. Ai është i njohur si në fushën e mjekësisë po ashtu edhe në sportin e shahut.
Në fushën ku ai ka kryer studimet, Luka është diplomuar në Master Shkencor për Gjenetike dhe Biologji molekulare në Universitetin “La Sapienza” në Romë.
Tashmë ai po bën një shkollë doktorate në fushat e Mikrobiologjisë mjekësore, Imunologjisë dhe Infeksioneve virale. Ai i ka paraqitur punimet e tij në Institutin e Shëndetit në Romë dhe në atë të SHBA-ve në shtetin e Merilendit. Deri më tani, kura ndaj HIV/AIDS është një kurë që kushton mjaft dhe nuk duhet të ndërpritet në asnjë mënyrë.
Por kërkimet Shytajt konsistojnë në zbulimin e një kure, e cila do të eliminonte trajtimin me medikamente antivirale apo me droga të forta.
Shytaj është mjaft ambicioz, aq sa kërkon kurën e cila do ta shpëtonte një herë e mirë të prekurin nga HIV/AIDS. Kjo lloj terapi quhet “Kura sterilizuese”.
Gjithashtu, një tjetër lloj terapia është ajo që quhet “Kura funksionale”, e cila konsiston në mbajtjen në kontroll të virusit pa shkaktuar efekte anësore apo nënshtrime ndaj medikamenteve të tjera.
Puna e Shytajt dhe pjesës tjetër të kërkuesve ka dhënë më shumë rezultat në terapinë e dytë, e cila është testuar tek majmunën. Infeksioni tek kjo lloj race majmunësh quhet SIV, i cili është mjaft i ngjashëm me HIV-in. Ky lloj virusi shkakton AIDS-in ashtu sikurse edhe tek njerëzit.
Terapia e quajtur si “Kura funksionale”, ka dhënë një rezultat mjaft të kënaqshëm. Kjo lloj terapie konsiston në përdorimin e një lloj kombinimi të medikamenteve antivirale, e cila përbën edhe bazën në trajtimin e HIV/AIDS sot, duke shtuar edhe përdorimin edhe të dy lloje drogash: auronofinës dhe buthtonin-sulfoksiminës.
Majmunët u trajtuan me këtë lloj terapie për tre muaj dhe pas kësaj, organizmi i tyre ishte në gjendje që ta kontrollonte vetë virusin pa asnjë dëm anësor.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
Similar topics
» Virusi HIV/AIDS, i shërueshëm
» Në kërkim të gjurmëve të fashizmit
» Në kërkim të Gjermanisë Lindore
» Gjirokastër, sekuestrohen 70 kg hashash, në kërkim 3 persona
» Cicolina: Ka Provuar 2 Mijë Burra Ende Në Kërkim Të Princit
» Në kërkim të gjurmëve të fashizmit
» Në kërkim të Gjermanisë Lindore
» Gjirokastër, sekuestrohen 70 kg hashash, në kërkim 3 persona
» Cicolina: Ka Provuar 2 Mijë Burra Ende Në Kërkim Të Princit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi