AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klodi: Ja si e njoh Riken

Shko poshtë

Klodi: Ja si e njoh Riken Empty Klodi: Ja si e njoh Riken

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 07, 2013 9:44 pm

Klodi: Ja si e njoh Riken Klodi-bb-300x166Një prej konkurrentëve më të përfolur dhe protagonistë në historinë e edicioneve të “Big Brother”, Klodian Çela, në një lidhje telefonike nga Italia iu rikthye eksperiencës së tij në edicionin e tretë e komentoi ecurinë në këtë “Big Brother” të mikes së tij të mirë, Rikes.

””Big-Brother” ishte një aventurë dhe aq e kishte. Filloi një emocion, një aventurë, por normalisht mbaroi dhe jeta eci përpara, edhe pse pasi del nga ajo shtëpi je gjithmonë në vëmendje të publikut. Gjithsesi, jeta ime vazhdon siç ka qenë, ndryshoi pak mund të them, e këtu në Itali jeta e koha janë ndryshe, në krahasim me siç jetohet në Shqipëri. Megjithatë, i jam rikthyer normalitetit prej kohësh, punë, familje, shoqëri e gjithçka mirë”, deklaroi Klodi, në lidhje telefonike me Arbana Osmanin, drejtuesen e “Fan Club”-it të spektaklit më të famshëm në Shqipëri.

I pyetur për impaktin që mund të kishte pasur sekreti i tij për preferencat seksuale, nëse në edicionin e tretë do të kishte pasur sekrete të tilla, Klodi tha: “Besoj se do të kishte pasur impakt të madh, sepse akoma në Shqipëri, dihet, edhe pse sekreti im u deklarua para tre vitesh është ende një tabu çështja e këtyre preferencave. Kur shoh se sekreti i zhigolosë u bë shumë legjendë, mendoj se sekreti im do të ishte shumë i bujshëm. Për Marselinon, që mbajti këtë sekret e admiroj shumë kurajon e tij”.

Mbi Riken, me të cilën Klodi ka një miqësi disa-vjeçare, ai tha: “Rike është një vajzë, jo thjesht e bukur, por shumë normale, familje shumë normale. Ne të dy jemi shumë miq të mirë prej vitesh, ajo është një vajzë që ka ushtruar për disa kohë modelingun, me publicitete, e ka marrë pjesë në disa evente që në Shqipëri nuk janë ditur e s’janë bërë të njohura”.
Sipas tij, konkurrentja e fundit që i është bashkuar shtëpisë është “një vajzë me një imazh shumë të shëndoshë, ushtron dhe do profesionin e saj, por rrezikon të dëmtohet brenda shtëpisë, pasi sinqeriteti i saj po përdoret kundër Rikes nga banorë e tjerë”.

Në fund, Klodi komentoi edhe statusin e Rikes, që për ish-konkurrentin mbetet vajza më e padjallëzuar midis të gjithëve brenda banesës. “Rikja është shumë e fejuar, shumë e dashuruar, është në lidhje me Lukën, një DJ dhe djalë fantastik, një DK që njihet këtu dhe jashtë Shqipërisë. Mbi të gjitha, shpresoj që publiku të mos ta shohë Riken thjesht si një vajzë të bukur, por edhe shumë të aftë e të zgjuar”.
♛Melody♛
♛Melody♛

Klodi: Ja si e njoh Riken Coolte21

Shteti Shteti : Klodi: Ja si e njoh Riken Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi