55-Vjeçarja: Vëllai Më Shiti Vajzën, S’e Kam Parë Prej 17 Vitesh
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
55-Vjeçarja: Vëllai Më Shiti Vajzën, S’e Kam Parë Prej 17 Vitesh
Prej 17 vitesh nuk e shoh vajzën. “Nuk e di se çfarë bën, a është e martuar? A e përdorin si prostitutë? Nuk e lënë të flasë me mua”. Kështu rrëfen në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, 55-vjeçarja Vasilika Perracaku, nënë e 6 fëmijëve, fryt i 3 martesave të saj. 55-vjeçarja, banuese në fshatin Zhelizhan të komunës Allkaj në Lushnjë, ka 17 vjet që s’e ka takuar dhe as ka folur me vajzën e saj, Dritën, e cila, sipas asaj që i kanë thënë, ndodhet në Itali së bashku me bashkëshortin e vet. Pas tentativave të shumta për të gjetur zgjidhje nga organet e drejtësisë, Perracaku denoncon në “GSH” zhdukjen e vajzës, që tashmë është 32 vjeçe. Mes lotëve, Vasilika deklaron se vëllai ia ka shitur vajzën tek një bashkëfshatar për martesë, por që atëherë nuk e kanë lënë të komunikojë dhe as të takohet me të ëmën. Për këtë problem 55-vjeçarja ka njoftuar Kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Drejtorin e Policisë Hysni Burgaj, por nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje. Ajo bën apel që të gjendet sa më shpejt vajza e saj, të paktën ta shohë dhe një herë.
Znj. Vasilika, sa fëmijë keni?
Jam martuar tri herë dhe fëmijët i kam me tre bura. Ky ishte fati im. Me burrin e parë kam një vajzë, Dritën, e cila tani është 32 vjeçe, por që kam 17 vjet pa e parë. U divorcova me burrin e parë dhe nga martesa e dytë kam një vajzë që është 25 vjeçe. Fatkeqësisht u ndava sërish dhe jam rimartuar, martesë nga e cila kam dy djem, ndërkohë që një vajzë e kishte burri.
Si qëndron problemi me vajzën e madhe, Dritën?
Kur ajo ishte 14 vjeçe, për shkak edhe të ekonomisë, ma mori për ta mbajtur me bukë e për të zënë një punë vëllai im Teli Ferracaku, së bashku me gruan e tij. Pas dy muajsh ata e shitën vajzën time tek një bashkëfshatari ynë. Më thanë se vajza është martuar me djalin e tij, i cili e mori dhe ikën në Itali. Që atëherë, nuk e kam parë më vajzën e as kam folur. Nuk e di se ku është, çfarë bën e me se merret. Njerëzit thonë se e kanë çuar për prostitutë.
Ku je ankuar e çfarë të kanë thënë?
Në fillim shkova në polici në Lushnjë. Atje më priti Shefi i komisariatit, por nuk ma zgjidhi problemin. Vëllai im Teli, kur e mori vesh, erdhi e më rrahu keq pse isha ankuar në polici. U vizitova dhe mora nëntë ditë raport. E hodha në gjyq vëllanë dhe ai u dënua me gjobë. Më pas i kam dërguar letër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgajt e s’kam marrë asnjë përgjigje. Letër i kam dërguar edhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla; edhe nga ai s’kam marrë përgjigje. Nuk di ku të ankohem e çfarë të bëj.
A ke fotografi të vajzës, je interesuar që të flasësh me të?
Nuk kam asnjë numër telefoni. Nuk e di ku rri në Itali, se borxh do të merrja e do shkoja për ta takuar. Kam një fotografi që ma dha një e njohur, mbesë. Atë fotografi e kam prej gjashtë vjetësh. Nuk di çfarë të bëj.
Çfarë kërkoni konkretisht?
Të më sjellin vajzën. Të paktën të vinte veç një herë e të ma thoshte në sy: “Nënë, nuk dua as të të shikoj, as të të takoj, as të flas me ty në telefon”. Këtë doja, çfarë të them më?! Jam e bindur se ajo tashmë është nënë vetë dhe nuk e thotë këtë fjalë për nënën e saj. Janë të tjerë persona që nuk e lënë të flasë e të më takojë.
25.07.2013
Burimi: Balkanweb
Similar topics
» Ja fiksimi i Ronaldos, bjondja bukuroshe e injoron prej vitesh yllin portugez!
» Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja
» Dashuria e parë mban mend edhe urrejtjen e parë!
» Vëllai i Saddam Hussein vdes në spital nga kanceri
» Joana: Anaidi e shiti veten për 35 mln lekë
» Zhduket prej 5 ditësh 20-vjeçarja
» Dashuria e parë mban mend edhe urrejtjen e parë!
» Vëllai i Saddam Hussein vdes në spital nga kanceri
» Joana: Anaidi e shiti veten për 35 mln lekë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi